Electrolux Enb 34943 W Albanian Version Manual
Have a look at the manual Electrolux Enb 34943 W Albanian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 208 Electrolux manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.
udhëzimet për përdorim Ръководство за употреба Упатство за ракување Упутство за употребу Frigorifer me Ngrirje Хладилник-фризер Фрижидер со замрзнувач Фрижидер-замрзивач ENB34943W ENB34943X ENB38943W ENB38943X
Electrolux. Thinking of you. Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në www.electrolux.com PËRMBAJTJA Të dhëna për sigurinë 2 Paneli I kontrollit 4 Përdorimi i parë 7 Përdorimi I përditshëm 7 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 10Kujdesi dhe pastrimi 11 Si të veprojmë nëse… 12 Të dhëna teknike 13 Instalimi 13 Çështje që lidhen me ambientin 15 Rezervohet mundësia e ndryshimeve. TË DHËNA PËR SIGURINË Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që ti bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj. Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia. Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme • Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që nuk luajnë me pajisjen. • Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi. • Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa mëpranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda. • Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët. Siguria e përgjithshme Paralajmërim Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit, në pajisje apo në strukturën inkaso. • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese. • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit. • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi. • Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse. • Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet. Nëse qarku ftohtës dëmtohet: 2 electrolux
– shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse – ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja • Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike. Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të shmangur rreziqet. 1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet. 2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr. 3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme. 4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja. 5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri. 6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës 1) për ndriçimin e brendshëm. • Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë. • Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi. • Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit. • Llambushkat 2) në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për përdorim në pajisje elektro- shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për tu përdorur për ndriçim dhome.Përdorimi i përditshëm • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes. • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë. • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë. 3) • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë. • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit. • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet ti ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse. • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen. • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja. Kujdesi dhe pastrimi • Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza. • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike. • Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike. • Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e pajisjes. Instalimi E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë. • Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në 1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën. 2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave. 3) Nëse pajisja është Pa formim bryme. electrolux 3
vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin. • Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për ti lejuar vajit të rrjedhë në kompresor. • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin. • Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të shmangur djegie të mundshme. • Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave. • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes. • Lidheni vetëm me ujë të pijshëm. 4) Shërbimi • Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektricist i kualifikuar ose nga një person i aftë.• Mos e hiqni kapakun e dritës LED. Kontaktoni me pikën më të afërt të shërbimit të pas shitjes për të zëvendësuar fushën e dritës LED, nëse është e nevojshme. • Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale. Mbrojtja e Mjedisit Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin janë të riciklueshme. PANELI I KONTROLLIT 1 7 6 5 2 3 4 1Rregulluesi i temperaturës së frigoriferit Butoni minus 2Rregulluesi i temperaturës së frigoriferit Butoni plus 3Butoni ON/OFF Butoni OK 4Rregulluesi i temperaturës së ngrirësit Butoni plus Rregullatori i kohës 5Në ekran 6Rregulluesi i temperaturës së ngrirësit Butoni minus Rregullatori i kohës 7Butoni Mode Mund të ngrihet volumi i tingujve të paracaktuar të butonave duke shtypur njëkohësisht butonin Mode 7 dhe butonin Minus 6 për disa sekonda. Ndryshimi është i kthyeshëm. 4) Nëse parashikohet një lidhje me ujin. 4 electrolux
Në ekran 1011 9 1 8 7 5 6 2 4 3 1Treguesi i temperaturës së ngrirësit 2Funksioni i bllokimit për fëmijët 3Funksioni Off (fikur) i frigoriferit 4Funksioni Drinks Chill 5Kohëmatësi 6Treguesi i temperaturës së ngrirësit 7Treguesi i alarmit 8Funksioni i blerjes 9Funksioni Action Freeze 10Funksioni Eco Mode 11Funksioni i pushimeve Ndezja Ndiqni këto hapa për të ndezur pajisjen: 1. Futeni spinën në prizë. 2. Shtypni butonin ON/OFF nëse ekrani është i fikur. 3. Alarmi mund të futet në përdorim pas pak sekondash. Për ta ricilësuar alarmin referojuni kapitullit Alarmi i temperaturës së lartë. 4. Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur si të paracaktuar. Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit Rregullimi i temperaturës. Fikja Ndiqni këto hapa për të fikur pajisjen: 1. Shtypni butonin ON/OFF për 5 sekonda. 2. Ekrani do të fiket.3. Për të shkëputur pajisjen nga rryma, hiqni spinën nga priza. Fikja e frigoriferit Për të fikur frigoriferin: 1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi i frigoriferit të fikur pulson. Treguesi i frigoriferit tregon vijëza. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Shfaqet treguesi i frigoriferit të fikur. Ndezja e frigoriferit Për të ndezur frigoriferin: 1. Shtypni rregullatorin e temperaturës së frigoriferit. Ose: 1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi i frigoriferit të fikur pulson. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Treguesi i frigoriferit të fikur çaktivizohet. Për të zgjedhur një temperaturë tjetër, referojuni kapitullit Rregullimi i temperaturës. Rregullimi i temperaturës Temperatura e vendosur e frigoriferit dhe ngrirësit mund të rregullohet duke shtypur butonin e rregullatorit të temperaturës. Temperatura e paracaktuar: • +5°C për frigoriferin • -18°C për ngrirësin Treguesit e temperaturës tregojnë temperaturën e vendosur. E rëndësishme Për të rivënë temperaturën e paracaktuar fikeni pajisjen. Temperatura e vendosur do të arrihet brenda 24 orëve. Oshilacionet në pak gradë rreth temperaturës së përcaktuar janë normale dhe nuk do të thotë se pajisja ka defekt. E rëndësishme Pas një shkëputjeje të energjisë, temperatura e vendosur mbahet e ruajtur. Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni funksionin Eco Mode. Referojuni funksionit Eco Mode. electrolux 5
Funksioni Eco Mode Për ruajtjen optimale të ushqimit zgjidhni funksionin Eco Mode. Për të aktivizuar funksionin: 1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi Eco Mode pulson. Treguesi i temperaturës shfaq temperaturën e caktuar për disa sekonda: – për frigoriferin: +5°C – për ngrirësin: -18°C 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. Treguesi Eco Mode shfaqet. Për të çaktivizuar funksionin: 1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi Eco Mode të pulsojë. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Treguesi Eco Mode fiket. E rëndësishme Funksioni çaktivizohet duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme. Funksioni i bllokimit për fëmijët Për të bllokuar veprime të mundshme me butonat zgjidhni funksionin e Bllokimit të Fëmijëve. Për të aktivizuar funksionin: 1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. 2. Treguesi i Bllokimit të Fëmijëve pulson. 3. Shtypni OK për ta konfirmuar. Tregohet treguesi i Bllokimit të Fëmijëve. Për të çaktivizuar funksionin: 1. Shtypni Mode derisa treguesi i Bllokimit për fëmijët të pulsojë. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Treguesi i Bllokimit për fëmijët fiket. Funksioni i ditëve të pushimit Ky funksion ju lejon që ta mbani frigoriferin të mbyllur dhe bosh gjatë një periudhe të gjatë pushimesh, pa lejuar që të krijohen aroma të këqija. E rëndësishme Dhomëza e frigoriferit duhet të jetë bosh kur funksioni i ditëve të pushimit është i aktivizuar. Për të aktivizuar funksionin:1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi i Pushimit pulson. Treguesi i temperaturës së frigoriferit shfaq temperaturën e caktuar për disa sekonda: 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. Tregohet treguesi i Pushimit. Për të çaktivizuar funksionin: 1. Shtypni Mode derisa treguesi i Pushimit të pulsojë. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Treguesi i Pushimit fiket. 4. Treguesi funksioni Eco Mode rivendoset nëse është përzgjedhur më parë. E rëndësishme Funksioni fiket duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të frigoriferit. Funksioni Drinks Chill Treguesi Drinks Chill duhet të përdoret si një paralajmërim sigurie kur vendosen shishe në dhomëzën e ngrirësit. Për të aktivizuar funksionin: 1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi treguesi Drinks Chill të pulsojë. Kohëmatësi tregon vlerën e vendosur (30 minuta) për disa sekonda. 2. Shtypni butonin e rregullatorit të Kohëmatësit për ta ndryshuar vlerën e vendosur të Kohëmatësit nga 1 në 90 minuta. 3. Shtypni OK për ta konfirmuar. Treguesi Drinks Chill tregohet. Kohëmatësi fillon të pulsojë. Në fund të numërimit mbrapsht, treguesi i Drinks Chill pulson dhe bie një alarm akustik: 1. Hiqni pijet që gjenden në dhomëzën e ngrirësit. 2. Çaktivizoni funksionin. Për të çaktivizuar funksionin: 1. Shtypni Mode derisa treguesi Drinks Chill të pulsojë. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Treguesi Drinks Chill fiket. Është e mundur të çaktivizoni funksionin në çdo kohë. Funksioni i blerjes Nëse ju duhet të fusni në të një sasi të madhe ushqimi të ngrohtë, për shembull 6 electrolux
pasi sapo të keni bërë pazarin e ushqimeve, ju sugjerojmë të aktivizoni funksionin e blerjeve për të ftohur më shpejt produktet dhe për të shmangur ngrohjen e ushqimeve të tjera që janë tashmë në frigorifer. Për të aktivizuar funksionin: 1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi i blerjeve pulson. Treguesi i temperaturës së frigoriferit shfaq temperaturën e caktuar për disa sekonda: 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. Shfaqet treguesi i blerjeve. Funksioni i blerjeve fiket automatikisht pas afro 6 orësh. Për të çaktivizuar funksionin përpara ndalimit të tij automatik: 1. Shtypni butonin Mode derisa treguesi i blerjeve të pulsojë. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Treguesi i blerjeve fiket. 4. Treguesi funksioni Eco Mode rivendoset nëse është përzgjedhur më parë. E rëndësishme Funksioni fiket duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të frigoriferit. Funksioni Action Freeze Për të aktivizuar funksionin: 1. Shtypni butonin Mode derisa të shfaqet ikona përkatëse. Treguesi treguesi Action Freeze të pulsojë. Treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon simbolin për pak sekonda.2. Shtypni OK për ta konfirmuar. Treguesi Action Freeze tregohet. Fillon një animacion. Ky funksion ndalon automatikisht pas 52 orësh. Për të çaktivizuar funksionin përpara ndalimit të tij automatik: 1. Shtypni Mode derisa treguesi Action Freeze të pulsojë. 2. Shtypni OK për ta konfirmuar. 3. Treguesi Action Freeze fiket. 4. Treguesi funksioni Eco Mode rivendoset nëse është përzgjedhur më parë. E rëndësishme Funksioni çaktivizohet duke përzgjedhur një temperaturë të ndryshme të ngrirësit. Alarm ndaj temperaturës së lartë Rritja e temperaturës në dhomëzën e ngrirësit (për shembull për shkak të një defekti elektrik) tregohet nëpërmjet: • pulsimit të alarmit dhe treguesve të temperaturës së ngrirësit • tingëllimit të ziles. Për të rivendosur kohën: 1. Shtypni çdo buton. 2. Zilja fiket. 3. Treguesi i temperaturës së ngrirësit tregon temperaturën më të lartë që është arritur për disa sekonda. Pastaj tregon përsëri temperaturën e vendosur. 4. Treguesi i alarmit vazhdon të pulsojë derisa të rivendosen kushtet normale. Kur alarmi të jetë kthyer, treguesi i alarmit do të fiket. PËRDORIMI I PARË Pastrimi i brendësisë së pajisjes Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara. PËRDORIMI I PËRDITSHËM Depozitimi i ushqimeve të ngrira Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se tëfutni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë. electrolux 7
E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën koha në rritje, ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur). Shkrirja e akullit Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë. Raftet e lëvizshme Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës. Rafti i shisheve Vendosini shishet (me grykën përpara) në raftin e para-vendosur. E rëndësishme Nëse rafti është pozicionuar horizontalisht, vendosni vetëm shishet e mbyllura. Ky raft shishesh mund të anohet, për të mbajtur shishe të hapura më parë. Për ta arritur këtë, tërhiqeni raftin lart, në mënyrë që të rrotullohet nga lart e të vendoset në nivelin tjetër më sipër. Vendosja e rafteve të derës Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Për të bërë këto rregullime, veproni si vijon: tërhiqni gradualisht raftin në drejtimin e shigjetave derisa të lirohet, e më pas vendosni në vend sërish siç duhet. 8 electrolux
Rafti SpacePlus Sirtari është i përshtatshëm për të ruajtur fruta dhe zarzavate. Brenda sirtarit ka një ndarës i cili mund të vendoset në pozicione të ndryshme për të krijuar nënndarje që ti përshtaten sa më mirë nevojave personale. Në fund të sirtarit ka një rrjetë (nëse është e parashikuar) për të ndarë frutat e zarzavatet nga lagështira që mund të formohet në sipërfaqen e poshtme. Të gjitha pjesët brenda sirtarit mund të hiqen për tu pastruar. rafti FreshZone Rafti FreshZoneështë i përshtatshëm për ruajtjen e ushqimeve të freskëta, si peshku, mishi, frutat e detit, sepse temperatura këtu është më e ulët sesa në pjesën tjetër të frigoriferit. Heqja e koshave të ngrirjes nga ngrirësi Koshat e ngrirjes kanë një pikë ndalimi që nuk i lejon ata të nxirren nga vendi aksidentalisht apo të bien poshtë. Kur të doni ti hiqni ata nga ngrirësi, tërhiqeni koshin drejt vetes dhe në momentin që arrini në pikën e ndalimit, hiqeni koshin duke e ngritur atë pak lart. Në momentin që e vini sërish në vend, ngrini pak pjesën ballore të koshit për ta futur atë në ngrirës. Pasi të keni arritur në pikat e ndalimit, shtyjini koshat sërish në vendin e tyre. electrolux 9
2 1 UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME Tingujt e Funksionimit Normal • Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose tubave. Është normale. • Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull si uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është normale. • Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Është një fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Është normale. Këshilla për kursimin e energjisë • Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se çduhet. • Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë. Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta Për të arritur një funksionim më të mirë: • mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës;• mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë; • vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij. Këshilla për ftohjen Këshilla të nevojshme: Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve. Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë. Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft. Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm. Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur. Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e shisheve tek dera. Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në ftohës. Këshilla për ngrirjen Për tju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme: • sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave; 10 electrolux