Zanussi Zrt 328 W Bulgarian Version Manual
Have a look at the manual Zanussi Zrt 328 W Bulgarian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 276 Zanussi manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.
SQUdhëzimet për përdorim 2 BGРъководство за употреба15 HRUpute za uporabu 29 CSNávod k použití 42 MKУпатство за ракување 55 PLInstrukcja obsługi 69 SRУпутство за употребу 83 SKNávod na používanie 96 Frigorifer-Ngrirës Хладилник-фризер Hladnjak-zamrzivač Chladnička s mrazničkou Фрижидер-замрзнувач Chłodziarko-zamrażarka Фрижидер-замрзивач Chladnička s mrazničkou ZRT328W
Përmbajtja Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2 Funksionimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 4 Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5 Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 5 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 7 Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 9 Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11 Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11 Rezervohet mundësia e ndryshimeve. Të dhëna për sigurinë Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj. Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia. Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme • Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që nuk luajnë me pajisjen. • Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi. • Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda. • Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët. Siguria e përgjithshme Kujdes Mos bllokoni zgavrat e ventilimit. • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese. • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit. • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi. • Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse (antipiretikut). 2
• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet. Nëse qarku ftohtës dëmtohet: – shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse – ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja • Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike. Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit. 1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet. 2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr. 3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme. 4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli. 5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri. 6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës 1) së ndriçimit të brendshëm. • Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë. • Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi. • Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit. Përdorimi i përditshëm • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes. • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë. • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë. 2) • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë. • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit. • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse. • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen. • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja. Kujdesi dhe pastrimi • Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza. Nëse nuk e arrini dot spinën kryesore, shkëpusni energjinë elektrike. • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike. • Mos përdorni objekte me majë për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike. 1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën 2) Nëse pajisja është Pa formim bryme 3
• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë. Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar, uji do të mblidhet në fundin e pajisjes. Instalimi E rëndësishme Për lidhjet elektrike ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e veçantë. • Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin. • Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor. • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin. • Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e produktit duhet të vendoset pas murit për të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e për të shmangur djegie të mundshme. • Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave. • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes. • Lidheni vetëm me ujë të pijshëm. 3) Shërbimi • Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë. • Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale. Mbrojtja e Mjedisit Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin janë të riciklueshme. Funksionimi Ndezja Futni spinën në prizën e murit. Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në drejtim orar në një përzgjedhje mesatare. Fikja Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e Temperaturës në pozicionin "O". Rregullimi i temperaturës Temperatura rregullohet automatikisht. Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon: • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të përftuar minimumin e ftohtësisë. • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të përftuar maksimumin e ftohtësisë. Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme. Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura brenda në pajisje varet nga: 3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin 4
• temperatura e dhomës • shpeshtësia e hapjes së derës • sasia e ushqimit të depozituar • vendndodhja e pajisjes. E rëndësishme Nëse temperatura e ambientit është e lartë ose nëse pajisja është mbushur plot, dhe pajisja është vendosur nëtemperaturën më të ulët, ajo mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast, rregullatori i temperaturës duhet vendosur në një përzgjedhje më të lartë për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë reduktimin e konsumit të energjisë. Përdorimi i parë Pastrimi i brendësisë së pajisjes Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht. E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara. Përdorimi I përditshëm Ngrirja e ushqimeve të freskëta Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë. Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen mesatare. Gjithsesi, për një proces më të shpejtë ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të lartë për të përftuar maksimumin e ftohtësisë. E rëndësishme N ë k ë t o k u s h t e , t e m p e r a t u r a e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën 0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e temperaturës në një përzgjedhje më të ngrohtë. Depozitimi i ushqimeve të ngrira Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se të futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë. E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën "koha në rritje", ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur). Shkrirja e akullit Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren, mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose në temperaturën e dhomës, në varësi të kohës në dispozicion për këtë proces. Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më shumë. 5
Raftet e lëvizshme Muret e ftohësit janë të pajisura me një sërë shinash, në mënyrë që raftet të mund të vendosen sipas dëshirës. E rëndësishme Mos e lëvizni raftin prej xhami mbi sirtarin e zarzavateve për të siguruar një qarkullim të mirë të ajrit. Vendosja e rafteve të derës Për të lejuar ruajtjen e pakova të ushqimit me madhësi të ndryshme, raftet e dorës mund të vendosen në lartësi të ndryshme. Tërhiqni gradualisht raftin në drejtim të shigjetave, derisa të lirohet, e më pas rivendoseni sipas dëshirës. Udhëzime dhe këshilla të nevojshme Tingujt e Funksionimit Normal • Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave ose tubave. Është normale. • Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga kompresori. Është normale. • Zgjerimi termik mund të shkaktojë një zhurmë të papritur kërcitëse. Është një fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen fizik i rrezikshëm. Është normale. • Kur kompresori ndizet ose fiket, do të dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të temperaturës. Është normale. Këshilla për kursimin e energjisë • Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet. • Nëse temperatura e ambientit është e lartë, Rregullatori i Temperaturës është vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe pajisja është e mbushur plot, kompresori mund të punojë pa pushim duke shkaktuar formimin e ngricës ose akullit në aparatin e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni Rregullatorin e Temperaturës drejt një përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë kursimin e konsumit të energjisë. Këshilla për ftohjen e ushqimeve të freskëta Për të arritur një funksionim më të mirë: • mos depozitoni ushqime të ngrohta apo lëngje që avullojnë në ftohës • mbuloni me kapak ose mbështillni ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të fortë • vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij Këshilla për ftohjen Këshilla të nevojshme: Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit që ndodhet mbi sirtarin e perimeve. Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më shumë se një ose dy ditë. Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..: këto duhet të mbulohen dhe mund të vendosen në çdo raft. Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm. 6
Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në mbajtëset e posaçme hermetike ose të mbështjella në letër alumini ose qeska prej polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër të jetë e mundur. Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen e shisheve tek dera. Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet në ftohës. Këshilla për ngrirjen Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme: • sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave; • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë kësaj periudhe; • ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë; • përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar; • mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë hermetik; • mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit; • ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit; • akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja; • është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e ruajtjes. Këshilla për depozitimin e ushqimeve të ngrira Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet: • të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi; • të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë sa më të shkurtër; • të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose mos e lini atë absolutisht të hapur më shumë se ç'duhet. • Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish. • Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit. Kujdesi dhe pastrimi Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje. Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar. Pastrimi periodik Pajisja duhet pastruar rregullisht: • pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë të vakët dhe me pak sapun. • kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe pastrojini ato për t'u siguruar që janë të pastra dhe nuk kanë papastërti. • shpëlajeni dhe thajeni tërësisht. 7
E rëndësishme Mos tërhiqni, lëvizni apo dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda kabinetit. Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura gërryese, produkte pastruese me shumë erë të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë të fortë. Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes, me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky veprim do të përmirësojë rendimentin e pajisjes dhe do të kursejë konsumin e energjisë. E rëndësishme Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës. Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/ dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës. Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin kryesor. Shkrirja e frigoriferit Bryma eliminohet automatikisht nga avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal. Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në një mbajtëse të posaçme që ndodhet në pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin e motorit, ku dhe avullon. Është e rëndësishme të pastroni periodikisht vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë jashtë e të pikojë mbi ushqime. Përdorni pastruesin e posaçëm që ju është dhënë, të cilin do ta gjeni të futur në vrimën e kullimit. Shkrirja e ngrirësit Një sasi e caktuar ngrice do të formohet gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth e përqark dhomëzës së sipërme. E rëndësishme Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm. Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme: 1. Fikni pajisjen. 2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend të freskët. 3. Lëreni derën hapur. 4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar, thani pjesët e brendshme të pajisjes tërësisht dhe rivendoseni tapën. 5. Ndizni pajisjen. 6. Vendoseni çelësin e temperaturës në pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje. 7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët më parë. E rëndësishme Mos përdorni kurrë vegla metalike me majë për të kruar brymën nga avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit. 8
Kohë të gjata mos-përdorimi Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme: •shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike • nxirrni jashtë gjithë ushqimet • shkrirja 4)dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj • lëreni derën/dyert pak hapur për të shmangur formimin e erërave të pakëndshme. Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë për të shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike. Si të veprojmë nëse… Paralajmërim Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza. Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.E rëndësishme Gjatë përdorimit normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse). ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja Pajisja bën zhurmëPajisja nuk është mbështetur mirë në dyshemeKontrolloni nëse pajisja qëndron pa lëvizur (të katër këmbët e saj duhet të kenë prekur tokën) Pajisja nuk punon. Llambushka nuk punon.Pajisja është e fikur.Ndizni pajisjen. Spina nuk është futur mirë në prizë.Futeni spinën mirë në prizë. Pajisja nuk ka korrent. Në prizën kryesore nuk kalon tension.Lidhni një pajisje të ndryshme elektrike në prizë. Kontaktoni një elektricist të kualifikuar. Llambushka nuk punon.Llambushka është në modalitetin stand-by.Mbylleni dhe hapeni derën. Llambushka është me defekt.Shihni kapitullin "Zëvendësimi i llambushkës. Kompresori punon pa ndërprerje.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë. Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës. Dera është hapur shumë shpesh.Mos e lini derën të hapur më gjatë se ç'duhet. 4) Nëse parashikohet. 9
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja Temperatura e produktit është shumë e lartë.Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje. Temperatura e ambientit është shumë e lartë.Ulni temperaturën e ambientit. Në pllakëzën e pasme të ftohësit rrjedh ujë.Gjatë procesit automatik të shkrirjes, bryma shkrin në pllakëzën e pasme.Është normale. Brenda në frigorifer rrjedh ujë.Tubi i daljes së ujit është bllokuar.Pastroni tubin. Produktet e pengojnë ujin të rrjedhë në kolektorin e ujit.Sigurohuni që produktet të mos prekin pllakën e pasme. Uji rrjedh në dysheme.Uji i shkrirë që del jashtë nuk shkon në depozitën avulluese që ndodhet mbi kompresor.Bashkoni tubin e daljes së ujit të shkrirë me depozitën avulluese. Temperatura në pajisje është shumë e ulët.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë. Temperatura në pajisje është shumë e lartë.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të ulët. Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës. Temperatura e produktit është shumë e lartë.Lëreni temperaturën e produktit të bjerë në temperaturën e ambientit, përpara se ta futni në pajisje. Keni futur shumë produkte njëkohësisht në pajisje.Futni më pak produkte njëkohësisht në pajisje. Temperatura në frigorifer është shumë e lartë.Në pajisje nuk qarkullon ajër i ftohtë.Sigurohuni që në pajisje të qarkullojë ajër i ftohtë. Temperatura në ngrirës është shumë e lartë.Produktet janë shumë afër me njëri-tjetrin.Vendosini produktet në mënyrë të tillë që ajri i ftohtë të mund të qarkullojë. Ka shumë brymë.Ushqimi nuk është paketuar siç duhet.Paketojeni ushqimin në mënyrë të saktë. Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e derës. Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë. 10