Samsung Rl 52 Vpbvb User Manual
Have a look at the manual Samsung Rl 52 Vpbvb User Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 1705 Samsung manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.
instalimi _11 01 INSTALIMI NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË FRIGORIFERIT (VAZHDIM) 21. Vendoseni përsëri me kujdes derën e frigoriferit. Pastaj shtrëngoni 3 bulonat për të montuar menteshën e sipërme. • Duhet ta ndërroni anën e dorezës së derës së llojit B përpara se ta vendosni përsëri derën e frigoriferit. Ju lutemi, referojuni faqes 12. • Për dorezën e derës së llojit A, sigurohuni që ta ndërroni dorezën e derës pasi ta ktheni derën në anën e kundërt. 22. Lidhni telat dhe pastaj montoni kapakun e telit në pjesën e sipërme të derës së frigoriferit. 23. Ndërrojeni pozicionin e kapakut të menteshës së sipërme. Lidhni telin poshtë kapakut të sipërm dhe kthejeni përsëri kapakun e sipërm në pozicionin fi llestar. 24. Shtrëngojini përsëri 4 vidat. 25. Hiqni gominat e dyerve të frigoriferit dhe të ngrirësit dhe pastaj vendosini pasi t'i keni kthyer me 180˚. Pasi të keni ndërruar anën e dyerve, sigurohuni që gominat e derës së frigoriferit dhe ngrirësit të jenë sistemuar saktë. Nëse jo, mund të formohet zhurmë ose lagështirë që do të ndikojë në performancën e frigoriferit. NDËRRIMI I ANËS SË DOREZËS SË DERËS (LLOJI A) 1. Hiqni 2 vidat poshtë derës së frigoriferit dhe pastaj hiqni 2 fl etët mbuluese dhe hiqni 2 vidat në derën e ngrirësit. 2. Shtyni lehtë për poshtë dorezën e frigoriferit dhe pastaj hiqeni duke e tërhequr nga vetja. Shtyni lehtë për lart dorezën e ngrirësit dhe pastaj hiqeni duke e tërhequr nga vetja. Çmontojeni dorezën e derës me kujdes. Grepat brenda dorezës së derës mund të thyhen lehtësisht. Kapaku i menteshës së sipërme KUJDES %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
12_ instalimi 3. Montoni dorezat pas ndërrimit të anës së dorezës së frigoriferit dhe dorezës së ngrirësit. 4. Shtrëngoni 2 vidat poshtë derës së frigoriferit dhe pastaj montoni 2 vidat dhe 2 fl etët mbuluese në derën e ngrirësit. NDËRRIMI I ANËS SË DOREZËS SË DERËS (LLOJI B) 1. Hiqni 2 vidat poshtë derës së frigoriferit dhe pastaj tërhiqni kapakun e dorezës. Çmontojeni kapakun e dorezës me kujdes. Grepat brenda kapakut të dorezës mund të thyhen lehtësisht. 2. Hiqni 2 vidat në guarnicionet e dorezës. Hiqni guarnicionet e dorezës dhe çmontoni dorezën e thjeshtë. 3. Ndërroni pozicionet e rrëshqitësit të dorezës dhe sustës nga ana e majtë në anën e djathtë. Sigurohuni që të ndërroni pozicionin e kapakut të rrëshqitësit të dorezës nga ana e djathtë në anën e majtë. 4. Montoni dorezën e derës duke ndjekur hapin 2 dhe 1 në rend të kundërt. Kjo procedurë duhet të kryhet përpara hapit 23 "Ndërrimi i anës së derës së frigoriferit". NIVELIMI I FRIGORIFERIT Nëse pjesa e përparme e pajisjes është paksa më e lartë sesa pjesa e pasme, dera mund të hapet dhe të mbyllet më lehtë. Rrotullojini këmbët me rregullim në drejtim të akrepave të orës për ta rritur dhe në drejtim të kundërt të akrepave të orës për ta ulur lartësinë. Rasti 1) Pajisja anohet djathtas. • Rrotulloni këmbën e djathtë me rregullim në drejtimin e shigjetës derisa pajisja të jetë në nivel. Rasti 2) Pajisja anohet djathtas. • Rrotulloni këmbën e djathtë me rregullim në drejtimin e shigjetës derisa pajisja të jetë në nivel. PARALAJMËRIM Vida Doreza e kapakut Vida dorezaGuarnicioni Susta Rrëshqitësi Vida %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
02 PËRDORIMI përdorimi _13 KONTROLLIMI I PANELIT TË KONTROLLIT Çdo herë që të shtypni butonin, do të dëgjohet një tingull i shkurtër. PËRDORIMI I PANELIT TË KONTROLLIT (LLOJI A) 1 Frigoriferi Prekni butonin e frigoriferit për të vendosur temperaturën e dëshiruar të frigoriferit nga një diapazon ndërmjet 1°C dhe 7°C. Temperatura e parazgjedhur është e vendosur në 3°C dhe çdo herë që e shtypni butonin e frigoriferit, temperatura do të ndryshojë në rendin vijues dhe treguesi i temperaturës do të afi shojë temperaturën e dëshiruar. Kur kryhet vendosja e temperaturës, temperatura e vendosur afi shohet fi llimisht për 5 sekonda dhe më pas treguesi do të afi shojë temperaturën aktuale të frigoriferit. 2 Ngrirësi Prekni butonin e ngrirësit për të vendosur temperaturën e dëshiruar të ngrirësit nga një diapazon ndërmjet -14°C dhe -25°C. Temperatura e parazgjedhur është e vendosur në -20°C dhe çdo herë që prekni butonin e ngrirësit, temperatura do të ndryshojë në rendin vijues dhe treguesi i temperaturës do të afi shojë temperaturën e dëshiruar.Kur kryhet vendosja e temperaturës, temperatura e vendosur afi shohet fi llimisht për 5 sekonda dhe më pas treguesi do të afi shojë temperaturën aktuale të ngrirësit. Treguesi i temperaturës së frigoriferit ose të ngrirësit do të pulsojë kur temperatura në dhomëzën e frigoriferit ose të ngrirësit të rritet ndjeshëm nga vendosja e ushqimit të ngrohtë ose nga hapja e shpeshtë e derës. (Treguesi i temperaturës së frigoriferit ose ngrirësit do të ndalojë së pulsuari kur temperatura në frigorifer ose në ngrirës do të normalizohet. Nëse treguesi i temperaturës nuk ndalon së pulsuari pas disa orësh, ju lutemi kontaktoni me qendrën e shërbimit. 3 Drita (mbajeni 3 sekonda për alarmin) Prekni butonin e dritës për të aktivizuar funksionin e dritës dhe drita poshtë derës së frigoriferit do të ndizet. Drita qëndron e ndezur ndërkohë që funksioni i dritës aktivizohet. Nëse doni që ta rregulloni ndriçimin e dritës, prekeni përsëri butonin e dritës. (Rregullimi i ndriçimit mund të mos disponohet, në varësi të modeleve.) Për të çaktivizuar funksionin e dritës, prekni përsëri butonin e dritës derisa drita të fi ket. Prekni butonin e dritës për më shumë se 3 sekonda për të aktivizuar funksionin e alarmit. Treguesi i alarmit do të ndriçojë dhe frigoriferi do t'ju njoftojë me një tingull alarmi nëse dera e frigoriferit mbahet hapur për më shumë se 2 minuta. Për të çaktivizuar funksionin e alarmit, prekni butonin e dritës për më shumë se 3 sekonda. • Drita e aktivizuar: Drita qëndron e ndezur. • Drita e çaktivizuar: Nëse e hapni derën e ngrirësit me derën e frigoriferit të mbyllur, drita do të ndizet. përdorimi i frigoriferit (LLOJI A) 4512 3 (LLOJI B) 21 Drita fi kur Drita ndezur (e ndritshme) Drita ndezur (mesatare) Drita ndezur (e errët) %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..
14_ përdorimi 4 Pushime Prekni butonin Pushime për të aktivizuar funksionin e pushimeve. Treguesi i pushimeve do të ndizet dhe frigoriferi do ta vendosë temperaturën në 15°C për të minimizuar konsumin e energjisë kur shkoni për pushime të gjata ose për një udhëtim biznesi ose nëse nuk ju duhet që ta përdorni frigoriferin. Ndërkohë që funksioni i pushimeve është i aktivizuar, dhomëza e ngrirjes mbetet e ndezur. • Funksioni i pushimeve do të çaktivizohet automatikisht nëse e rregulloni temperaturën e frigoriferit ndërkohë që funksioni i pushimeve është aktiv. • Sigurohuni që t'i hiqni ushqimet në dhomëzën e frigoriferit përpara se ta përdorni funksionin e pushimeve. 5 Power Freeze (ngrirje me fuqi) Prekni butonin Power Freeze (ngrirje me fuqi) për të aktivizuar funksionin e ngrirjes me fuqi. Treguesi i Power Freeze (ngrirje me fuqi) do të ndriçojë dhe frigoriferi do të shpejtojë kohën e ngrirjes së produkteve në ngrirës. Funksioni Power freeze (ngrirje me fuqi) do të qëndrojë i aktivizuar për 72 orë dhe treguesi i ngrirësit do të afi shojë -25°C. Funksioni Power freeze (ngrirje me fuqi) do të fi ket automatikisht. Kur procesi Power freeze (ngrirje me fuqi) të ketë përfunduar, treguesi i Power freeze (ngrirje me fuqi) fi ket dhe ngrirësi kthehet në cilësimin e mëparshëm të temperaturës. Kur e përdorni këtë funksion, konsumi i energjisë do të rritet. Për ta çaktivizuar funksionin Power freeze (ngrirje me fuqi), prekni përsëri butonin e ngrirjes me fuqi. Nëse ju duhet të ngrini një sasi të madhe ushqimi, aktivizoni funksionin Power freeze (ngrirje me fuqi) të paktën 24 orë përpara. PËRDORIMI I PANELIT TË KONTROLLIT (LLOJI B) 1 Më e ftohta Shtypni butonin Më e ftohta një ose më shumë herë për ta ulur temperaturën e frigoriferit. Treguesi i temperaturës do të ndryshojë nga niveli i ftohtë në më të ftohtin. Temperatura e parazgjedhur është temperatura mesatare. Kur të gjitha dritat janë të ndezura, temperatura është në nivelin më të ftohtë. 2 Ftohtë Shtypni butonin Ftohtë një ose më shumë herë për ta ngritur temperaturën e frigoriferit. Treguesi i temperaturës do të ndryshojë nga niveli më i ftohtë në të ftohtë. Temperatura e parazgjedhur është temperatura mesatare. Kur njëra dritë është e ndezur, temperatura është në nivelin e ftohtë. • Ka pesë cilësime të temperaturës, që përfaqësohen nga pesë drita treguese. • Temperatura e ngrirësit do të rregullohet automatikisht sipas temperaturës së frigoriferit (siç deklarohet më poshtë). • Nëse ju duhet që të ngrini një sasi të madhe ushqimi, caktojeni temperaturën e frigoriferit në temperaturën më të ftohtë të paktën 24 orë përpara. • Treguesi i temperaturës do të pulsojë kur temperatura në frigorifer ose në ngrirës rritet ndjeshëm nga ruajtja e ushqimit të ngrohtë ose nga hapja e shpeshtë e derës. Treguesi i temperaturës do të ndalojë së pulsuari kur temperatura në frigorifer ose në ngrirës të normalizohet. Nëse temperatura nuk ndalon së pulsuari pas disa orësh, ju lutemi kontaktoni me qendrën tuaj të shërbimit. ë 15°C ë Ftohtë Më e ftohta Temperatura e ngrirësit (frigoriferit) %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..
02 PËRDORIMI përdorimi _15 KONTROLLIMI I PANELIT TË KONTROLLIT (LLOJI C) 1 BAZA Ju mund të shkoni në ekranin bazë me funksionet kryesore të frigoriferit. 2 ALARMI Alarmi do t'ju njoftojë nëse dera e frigoriferit është mbajtur hapur për më shumë se 2 minuta. Për ta anuluar alarmin, prekni përsëri butonin e alarmit. Mund ta aktivizoni/çaktivizoni funksionin e bllokimit për fëmijët duke e prekur këtë buton për 3 sekonda. 3 DRITAMund ta ndizni ose ta fi kni dritën poshtë derës së frigoriferit. 4 SHFAQJA E PAMJEVEMund ta përdorni këtë funksion për të parë imazhet e ruajtura në albumin fotografi k. • Për më shumë informacion rreth përdorimit të panelit të kontrollit (Lloji C), referojuni manualit të kontrollit të LCD-së të futur te ky manual. • Nëse ju duhet të ngrini një sasi të madhe ushqimi, aktivizoni funksionin Power freeze (ngrirje me fuqi) të paktën 24 orë përpara. • Disa nga veçoritë, si p.sh. Water Tank (depozita e ujit), Cool Select Zone (zona e zgjedhjes së freskisë), Cooler Zone (zona më e freskët) dhe Photosynthetic Fresh (freskia fotosintetike) mund të jenë të ndryshme dhe mund të mos disponohen, në varësi të modelit. • Për të fi tuar më shumë hapësirë brenda ngrirësit, ju mund të hiqni sirtarët 1 dhe 2. Kjo nuk ndikon te karakteristikat termike dhe mekanike. Volumi i deklaruar i ruajtjes në dhomëzën e ngrirjes llogaritet me këto pjesë të hequra. 1 2 4 3 1 2 %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..
16_ përdorimi PËRDORIMI I COOL SELECT ZONE™ Mund të ruani ushqime të ndryshme, si p.sh. djathë, mish, shpendë, peshq dhe ushqime të tjera në temperaturë ideale për të ruajtur shijen e ushqimit. Quick Cool (ftohje e shpejtë) • Nëse doni ta ftohni ushqimin shpejt, vendoseni ushqimin në Cool Select Zone (zonën e zgjedhjes së freskisë) dhe shtypni butonin Quick Cool (ftohje e shpejtë). • Cool Select Zone (zona e zgjedhjes së freskisë) do ta ftohë ushqimin për 60 minuta. • Kur regjimi Quick Cool (ftohje e shpejtë) të përfundojë, sirtari i Cool Select Zone (zonës së zgjedhjes së freskisë) do ta vendosë regjimin automatikisht në ftohje. Soft Freeze (ngrirje e lehtë) • Kur zgjidhni regjimin Soft Freeze (ngrirje e lehtë), temperatura e Cool Select Zone (zonës së zgjedhjes së freskisë) do të vendoset në -5°C. Zero Zone (zona zero) • Kur zgjidhni regjimin Zero Zone (zona zero), temperatura e Cool Select Zone (zonës së zgjedhjes së freskisë) do të vendoset në 0°C. Cool (freskim) • Kur zgjidhni regjimin Cool (freskim), temperatura e Cool Select Zone (zonës së zgjedhjes së freskisë) do të vendoset në 3°C. PRODHIMI I AKULLIT 1. Mbusheni tabakanë deri në 80% me ujë. 2. Vendoseni tabakanë e akullit në sirtarin e sipërm të ngrirësit. 3. Prisni derisa të formohen kubat e akullit. 4. Përdridheni lehtë tabakanë e akullit për të nxjerrë kubat e akullit. Koha e ngrirjes Rekomandohet që të prisni për rreth 1~2 orë me temperaturën të vendosur në Power Freeze (ngrirje me fuqi) që të formohen kubat. Rrezik shpërthimi • Pjesët më të ftohta të frigoriferit janë në panelin e pasmë. Ky është vendi më i mirë për të ruajtur ushqime delikate. • Shishet e qelqit që përmbajnë lëngje nuk duhet të ruhen kurrë në ngrirës, sepse qelqi mund të thyhet kur përmbajtja të ngrijë. PËRDORIMI I RAFTIT ME PALOSJE Mund ta palosni raftin me palosje nëse ju duhet të vendosni enë më të gjata ose produkte në raftin poshtë. 1. Ngrijeni lehtë raftin dhe rrëshqiteni atë për brenda. 2. Ngrijeni raftin e përkulur drejt murit të pasmë. 3. Ju thjesht mund ta tërhiqni raftin e palosur në rend të kundërt për të përdorur raftin plotësisht të shtrirë. Rafti mund të bjerë, bëni kujdes kur ta përdorni ose ta pastroni raftin. PËRDORIMI I SHPËRNDARËSIT TË UJIT Mbushja me ujë Mund ta mbushni me ujë depozitën e ujit që gjendet brenda në frigorifer ose ta hiqni depozitën për ta mbushur me ujë. 1. Hapni kapakun rrumbullak dhe mbusheni depozitën e ujit me ujë të pijshëm. • Mos e mbushni tepër depozitën e ujit (pak mbi 4,2 litra). Ajo mund të derdhet kur të hapet dhe të mbyllet dera. 2. Mbylleni kapakun e rrumbullakët duke e shtypur atë derisa të puthitet në vend. Mos vendosni asgjë tjetër përveç ujit në depozitën e ujit. KUJDES KUJDES KUJDES %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..
02 PËRDORIMI përdorimi _17 Marrja e ujit nga shpërndarësi 1. Vendosni një gotë poshtë daljes së ujit. 2. Shtyni lehtë me gotë levën e shpërndarësit të ujit. • Sigurohuni që gota të jetë në një nivel me shpërndarësin, që të parandaloni spërkatjen nga uji. • Shpërndarësi i ujit mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi të modelit. Vendosja e një shisheje normale 1. Shtypni levën fi ksuese, ngrini depozitën e ujit lart dhe hiqeni atë. 2. Hiqni rubinetin e shpërndarësit nga depozita e ujit. 3. Vendoseni rubinetin e shpërndarësit në shishen e ujit mineral normal dhe rrotullojini ato për të bllokuar rubinetin e shpërndarësit. 4. Vendosni shishen e ujit me rubinetin e shpërndarësit në vrimën e shpërndarësit. • Mund të dëgjohen gurgullima kur ajri hyn në shishen e ujit nga shishet e ujit mineral normal ose nga shishet e pijeve. • Disa shishe të ujit mineral normal ose shishe pijesh mund të mos e nxënë rubinetin e shpërndarësit në varësi të madhësisë së tyre. • Nëse uji nuk del mirë kur shtypni levën, shtypeni atë përsëri. • Mos përdorni pije të gazuara. Kur ta shtypni levën, pija mund të shpërthejë jashtë për shkak të presionit të gazit karbonik të mbledhur në pjesën e sipërme të shishes së pijes. • Për higjienë më të mirë, pijet me përmbajtje të lartë sheqeri (lëngje frutash, pije me gaz) nuk rekomandohen. • Mund të përdorni ujë mineral në shishe ose ujë të zier çezme, mjafton që të mos përmbajë grimca. Kur shpërndarësi i ujit nuk përdoret 1. Fiksojeni rubinetin e shpërndarësit fort në vrimën e shpërndarësit. • Kur rubineti i shpërndarësit të hiqet pas një kohe të gjatë, frigoriferi mund të mos punojë siç duhet për shkak të rrjedhjes së ajrit të ftohtë. 2. Vendosni një mbrojtëse në vendin e depozitës së ujit dhe vendosni shishen e pijes. • Mund të vendosen dy shishe 1,5 litërshe. PËRDORIMI I PHOTOSYNTHETIC FRESH (FRESKISË FOTOSINTETIKE) (OPSIONAL) Veçoria e LED-it të freskisë fotosintetike Bimët marrin frymë vetëm në mungesë të dritës. Megjithatë, nëse ka dritë, bimët mund të marrin frymë dhe të kryejnë fotosintezë njëkohësisht. Pra, nëse i mbani perimet në frigorifer në errësirë, ato vazhdojnë që të marrin frymë dhe kjo e bën lëndën organike të perimeve që të ulet dhe të prishet më shpejt. Nëse i mbani perimet dhe frutat në një sirtar të freskët dhe të sigurt, ju mund t'i mbani ato më të freskëta sepse mund të marrin frymë dhe të kryejnë fotosintezë njëkohësisht. Mos e shikoni drejtpërdrejt dritën LED të freskisë fotosintetike për një kohë të gjatë. Ajo mund të sjellë shqetësim të syve. Përdorimi i freskisë fotosintetike • Drita LED e freskisë fotosintetike është instaluar në pjesën e pasme të sirtarit të freskët dhe të sigurt. Ai i mban perimet dhe frutat më të freskëta në sirtarin e freskët dhe të sigurt duke i dhënë dritë. • Për ta rritur këtë efekt në maksimum, mbajini perimet dhe frutat në një qese transparente vinili ose veçmas. Efektet mund të ulen nëse perimet dhe frutat janë në kuti ose enë të patejdukshme ose në qese të zeza vinili. Shty KUJDES KUJDES %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..
18_ përdorimi • Drita LED e freskisë fotosintetike është gjithmonë e ndezur kur dera e frigoriferit është e hapur. Drita LED do të ndizet dhe do të fi ket vazhdimisht kur dera është e mbyllur. Në dimër, nëse e vendosni temperaturën e dëshiruar të frigoriferit në 1°C dhe i ruani perimet për një kohë të gjatë, perimet mund të ngrijnë. HEQJA E PJESËVE TË BRENDSHME Raftet Ngrini raftet me kujdes me të dyja duart dhe tërhiqini nga vetja. (Rafti prej xhami/rafti me palosje) Mbrojtëset e derës Kapini fort mbrojtëset e derës me të dyja duart dhe ngrijini ato me kujdes për t'i hequr. Depozita e ujit Kapeni fort depozitën e ujit me të dyja duart dhe ngrijeni atë nga vetja me kujdes për ta hequr. Shpërndarësi i ujit mund të mos jetë i disponueshëm, në varësi të modelit. Sirtarët Tërhiqini sirtarët plotësisht dhe pastaj ngrijini lart me kujdes për t'i hequr ato. (Sirtari i freskët dhe i sigurt/sirtari i zonës së zgjedhjes së freskisë/sirtari i zonës më të freskët/sirtarët e ngrirësit) Zona më e freskët Shtypni pajisjen bllokuese në anën e majtë dhe të djathtë të kapakut të zonës më të freskët dhe tërhiqeni kapakun e zonës më të freskët për ta hequr atë. Për të përftuar efi kasitetin më të mirë të energjisë për këtë produkt, ju lutemi lërini të gjithë raftet, sirtarët dhe koshat në pozicionin e tyre fi llestar si në fi gurën në faqen (15). PASTRIMI I FRIGORIFERIT Mos përdorni benzinë, hollues, Clorox ose klorur për ta pastruar. Ato mund të dëmtojnë sipërfaqen e pajisjes dhe mund të shkaktojnë zjarr. Mos e spërkatni frigoriferin me ujë kur ai është në prizë, sepse mund të shkaktohet goditje elektrike. Mos e pastroni frigoriferin me benzol, hollues ose detergjent makinash sepse ka rrezik zjarri. NDËRRIMI I LLAMBËS LED Kur llamba e brendshme ose e jashtme LED është fi kur, mos e çmontoni vetë kapakun e llambës dhe llambën LED. Ju lutemi, kontaktoni agjentët e shërbimit. KUJDES PARALAJMËRIM %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..
zgjidhja e problemeve _19 03 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE zgjidhja e problemeve PROBLEMI ZGJIDHJA Pajisja nuk funksionon fare ose temperatura është shumë e lartë. • Kontrolloni nëse spina është lidhur siç duhet. • A është vendosur saktë kontrolli i temperaturës në panelin e përparmë? • A i bie dielli pajisjes ose a ka burime të afërta nxehtësie? • A është pjesa e pasme e pajisjes shumë pranë murit? Ushqimi në frigorifer ka ngrirë.• A është vendosur kontrolli i temperaturës në panelin e përparmë në temperaturën më të ftohtë? • A është temperatura e ambientit shumë e ulët? Ka zhurma të pazakonta. • Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në dysheme të qëndrueshme dhe të rrafshët. • A është pjesa e pasme e pajisjes shumë pranë murit? • A kanë rënë objekte të huaja pas ose poshtë pajisjes? • A po vjen zhurma nga kompresori brenda pajisjes? • Një zhurmë kërcitëse bëhet kur pjesë të ndryshme tkurren ose bymehen. Cepat e përparmë dhe anët e pajisjes janë të ngrohta dhe fi llon të formohet kondensim. • Tubat rezistentë ndaj nxehtësisë janë instaluar në cepat e përparmë të pajisjes për të parandaluar formimin e kondensimit. Kur temperatura e ambientit rritet, kjo mund të mos sjellë gjithmonë rezultat. Megjithatë, kjo nuk është anormale. • Në mot shumë të lagësht, sipërfaqja e jashtme e pajisjes mund të kondensohet nëse lagështia e ajrit bie në kontakt me sipërfaqen e ftohtë të pajisjes. Mund të dëgjohet gurgullimë lëngu në pajisje.• Ky është gazi ftohës, i cili ftoh pjesën e brendshme të pajisjes. Brenda pajisjes ka aromë të keqe. • A ka ndonjë ushqim të prishur brenda në frigorifer? • Sigurohuni që ushqimet me aromë të fortë (për shembull peshku) të mbështillen që të mos dalë ajri. • Pastroni rregullisht frigoriferin dhe hidhni ushqimet e prishura ose që dyshoni se janë prishur. Ka një shtresë bryme në muret e pajisjes. • A janë të bllokuara daljet e ajrit nga ushqimi i ruajtur brenda në frigorifer? • Lini hapësirë sa më të madhe mes ushqimeve për të përmirësuar ajrimin. • A është mbyllur plotësisht dera? Në murin e brendshëm të pajisjes dhe përreth perimeve formohet kondensim.• Ushqimet me përmbajtje të lartë uji ruhen të pambështjella me një nivel të lartë lagështie ose dera është lënë hapur për një kohë të gjatë. • Ruajeni ushqimin të mbuluar me kapak ose në enë hermetike. %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..
Kufi jtë e temperaturës së ambientit Ky frigorifer është projektuar që të funksionojë në temperatura ambienti të specifi kuara nga kategoria e saj e temperaturës në pllakën e klasifi kimeve. Kategoria Simboli Diapazoni i temperaturës së ambientit (°C) Mesatare e gjerë SN +10 deri në +32 Mesatare N +16 deri në +32 Subtropikale ST +16 deri në +38 Tropikale T +16 deri në +43 Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga faktorë të tillë si vendndodhja e frigoriferit, temperatura e ambientit dhe shpeshtia me të cilën hapet dera. Rregullojeni temperaturën siç kërkohet për të kompensuar këto faktorë. Albanian Hedhja e duhur e këtij produkti (Mbeturina pajisjesh elektrike dhe elektronike) (Vlen për vendet me sisteme të ndara grumbullimi) Kjo shenjë në produkt, në aksesorë ose në dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët e tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tyre funksionale. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini me përgjegjësi për të nxitur ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale. Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku kanë blerë këtë produkt, ose zyrën e qeverisjes vendore për informacione rreth vendit dhe mënyrës me të cilën mund ti transportojnë këta artikuj për riciklim të sigurt për ambientin. Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shikojnë kushtet e përgjithshme të kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të përzihen në hedhje me mbeturina të tjera komerciale. %1 JOECÂÌ%1 JOECÂÌ..