Home > Samsung > Fridge freezer > Samsung Rl 52 Vebvb User Manual

Samsung Rl 52 Vebvb User Manual

    Download as PDF Print this page Share this page

    Have a look at the manual Samsung Rl 52 Vebvb User Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 1705 Samsung manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.

    							instalimi _11
    01 INSTALIMI
    NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË 
    FRIGORIFERIT (VAZHDIM)
    21.  Vendoseni përsëri me kujdes derën e frigoriferit.
    Pastaj shtrëngoni 3 bulonat për të montuar 
    menteshën e sipërme.
    •  Duhet ta ndërroni anën e dorezës së derës së 
    llojit B përpara se ta vendosni përsëri derën e 
    frigoriferit. Ju lutemi, referojuni faqes 12. 
    •  Për dorezën e derës së llojit A, sigurohuni që 
    ta ndërroni dorezën e derës pasi ta ktheni 
    derën në anën e kundërt.
    22.  Lidhni telat dhe pastaj montoni kapakun e telit në 
    pjesën e sipërme të derës së frigoriferit. 
    23.  Ndërrojeni pozicionin e kapakut të menteshës 
    së sipërme. Lidhni telin poshtë kapakut të 
    sipërm dhe kthejeni përsëri kapakun e sipërm në 
    pozicionin fi llestar.
    24.  Shtrëngojini përsëri 4 
    vidat.
    25.  Hiqni gominat e dyerve 
    të frigoriferit dhe të 
    ngrirësit dhe pastaj 
    vendosini pasi t'i keni 
    kthyer me 180˚.
      Pasi të keni ndërruar anën e dyerve, sigurohuni 
    që gominat e derës së frigoriferit dhe ngrirësit 
    të jenë sistemuar saktë. Nëse jo, mund të 
    formohet zhurmë ose lagështirë që do të 
    ndikojë në performancën e frigoriferit.
    NDËRRIMI I ANËS SË DOREZËS 
    SË DERËS (LLOJI A)
    1.  Hiqni 2 vidat poshtë derës së frigoriferit dhe pastaj 
    hiqni 2 fl etët mbuluese dhe hiqni 2 vidat në derën 
    e ngrirësit.
    2.  Shtyni lehtë për poshtë dorezën e frigoriferit dhe 
    pastaj hiqeni duke e tërhequr nga vetja.
    Shtyni lehtë për lart dorezën e ngrirësit dhe pastaj 
    hiqeni duke e tërhequr nga vetja.
      Çmontojeni dorezën e derës me kujdes. 
    Grepat brenda dorezës së derës mund të 
    thyhen lehtësisht.
    Kapaku i menteshës së sipërme
    KUJDES
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							12_ instalimi
    3.  Montoni dorezat pas ndërrimit të anës së dorezës 
    së frigoriferit dhe dorezës së ngrirësit.
    4.  Shtrëngoni 2 vidat poshtë derës së frigoriferit dhe 
    pastaj montoni 2 vidat dhe 2 fl etët mbuluese në 
    derën e ngrirësit.
    NDËRRIMI I ANËS SË DOREZËS 
    SË DERËS (LLOJI B)
    1.  Hiqni 2 vidat poshtë derës së frigoriferit dhe pastaj 
    tërhiqni kapakun e dorezës.
      Çmontojeni kapakun e dorezës me 
    kujdes. Grepat brenda kapakut të dorezës 
    mund të thyhen lehtësisht.
    2.  Hiqni 2 vidat në guarnicionet e dorezës. Hiqni 
    guarnicionet e dorezës dhe çmontoni dorezën e 
    thjeshtë.
    3.  Ndërroni pozicionet e rrëshqitësit të dorezës dhe 
    sustës nga ana e majtë në anën e djathtë.
    Sigurohuni që të ndërroni pozicionin e kapakut të 
    rrëshqitësit të dorezës nga ana e djathtë në anën 
    e majtë.
    4.   Montoni dorezën e derës duke ndjekur hapin 2 
    dhe 1 në rend të kundërt. 
      Kjo procedurë duhet të kryhet përpara hapit 23 
    "Ndërrimi i anës së derës së frigoriferit".
    NIVELIMI I FRIGORIFERIT
    Nëse pjesa e përparme e pajisjes është paksa më e 
    lartë sesa pjesa e pasme, dera mund të hapet dhe të 
    mbyllet më lehtë.
    Rrotullojini këmbët me rregullim në drejtim të 
    akrepave të orës për ta rritur dhe në drejtim të 
    kundërt të akrepave të orës për ta ulur lartësinë.
    Rasti 1) Pajisja anohet djathtas.
    •  Rrotulloni këmbën e djathtë me rregullim në 
    drejtimin e shigjetës derisa pajisja të jetë në nivel.
    Rasti 2) Pajisja anohet djathtas.
    •  Rrotulloni këmbën e djathtë me rregullim në 
    drejtimin e shigjetës derisa pajisja të jetë në nivel.
    PARALAJMËRIM
    Vida
    Doreza e kapakut
    Vida
    dorezaGuarnicioni 
    Susta 
    Rrëshqitësi
    Vida
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							02 PËRDORIMI
    përdorimi _13
    KONTROLLIMI I PANELIT TË 
    KONTROLLIT
    Çdo herë që të shtypni butonin, do të dëgjohet 
    një tingull i shkurtër.
    PËRDORIMI I PANELIT TË 
    KONTROLLIT (LLOJI A)
    1 Frigoriferi
    Prekni butonin e frigoriferit për të 
    vendosur temperaturën e dëshiruar të 
    frigoriferit nga një diapazon ndërmjet 
    1°C dhe 7°C. Temperatura e parazgjedhur është e 
    vendosur në 3°C dhe çdo herë që e shtypni butonin 
    e frigoriferit, temperatura do të ndryshojë në rendin 
    vijues dhe treguesi i temperaturës do të afi shojë 
    temperaturën e dëshiruar.
    Kur kryhet vendosja e temperaturës, temperatura e 
    vendosur afi shohet fi llimisht për 5 sekonda dhe më 
    pas treguesi do të afi shojë temperaturën aktuale të 
    frigoriferit.
    2 Ngrirësi
    Prekni butonin e ngrirësit për të 
    vendosur temperaturën e dëshiruar 
    të ngrirësit nga një diapazon ndërmjet 
    -14°C dhe -25°C. Temperatura e parazgjedhur është 
    e vendosur në -20°C dhe çdo herë që prekni butonin 
    e ngrirësit, temperatura do të ndryshojë në rendin 
    vijues dhe treguesi i temperaturës do të afi shojë 
    temperaturën e dëshiruar.Kur kryhet vendosja e temperaturës, temperatura e 
    vendosur afi shohet fi llimisht për 5 sekonda dhe më 
    pas treguesi do të afi shojë temperaturën aktuale të 
    ngrirësit.
       
     
    Treguesi i temperaturës së frigoriferit ose të 
    ngrirësit do të pulsojë kur temperatura në 
    dhomëzën e frigoriferit ose të ngrirësit të rritet 
    ndjeshëm nga vendosja e ushqimit të ngrohtë 
    ose nga hapja e shpeshtë e derës.
    (Treguesi i temperaturës së frigoriferit 
    ose ngrirësit do të ndalojë së pulsuari kur 
    temperatura në frigorifer ose në ngrirës do të 
    normalizohet. Nëse treguesi i temperaturës nuk 
    ndalon së pulsuari pas disa orësh, ju lutemi 
    kontaktoni me qendrën e shërbimit.
    3  Drita
    (mbajeni 3 sekonda për alarmin)
    Prekni butonin e dritës për të aktivizuar 
    funksionin e dritës dhe drita poshtë 
    derës së frigoriferit do të ndizet.
    Drita qëndron e ndezur ndërkohë që 
    funksioni i dritës aktivizohet.
    Nëse doni që ta rregulloni ndriçimin e dritës, prekeni 
    përsëri butonin e dritës.
    (Rregullimi i ndriçimit mund të mos disponohet, në 
    varësi të modeleve.)
    Për të çaktivizuar funksionin e dritës, prekni përsëri 
    butonin e dritës derisa drita të fi ket.
    Prekni butonin e dritës për më shumë se 3 sekonda 
    për të aktivizuar funksionin e alarmit.
    Treguesi i alarmit do të ndriçojë dhe frigoriferi do t'ju 
    njoftojë me një tingull alarmi nëse dera e frigoriferit 
    mbahet hapur për më shumë se 2 minuta.
    Për të çaktivizuar funksionin e alarmit, prekni butonin 
    e dritës për më shumë se 3 sekonda.
    •  Drita e aktivizuar: Drita qëndron e ndezur.
    •  Drita e çaktivizuar: Nëse e hapni derën e 
    ngrirësit me derën e frigoriferit të mbyllur, drita 
    do të ndizet.
    përdorimi i frigoriferit
     (LLOJI A)
    4512
    3
     (LLOJI B)
    21
    Drita fi kur
    Drita ndezur (e ndritshme) Drita ndezur (mesatare) Drita ndezur (e errët)
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    							14_ përdorimi
    4 Pushime
    Prekni butonin Pushime për të 
    aktivizuar funksionin e pushimeve.
    Treguesi i pushimeve do të ndizet dhe 
    frigoriferi do ta vendosë temperaturën në 15°C për 
    të minimizuar konsumin e energjisë kur shkoni për 
    pushime të gjata ose për një udhëtim biznesi ose 
    nëse nuk ju duhet që ta përdorni frigoriferin.
    Ndërkohë që funksioni i pushimeve është i aktivizuar, 
    dhomëza e ngrirjes mbetet e ndezur.
    •  Funksioni i pushimeve do të çaktivizohet 
    automatikisht nëse e rregulloni temperaturën 
    e frigoriferit ndërkohë që funksioni i 
    pushimeve është aktiv.
    •  Sigurohuni që t'i hiqni ushqimet në dhomëzën 
    e frigoriferit përpara se ta përdorni funksionin 
    e pushimeve.
    5 Power Freeze (ngrirje me fuqi)
    Prekni butonin Power Freeze (ngrirje 
    me fuqi) për të aktivizuar funksionin e 
    ngrirjes me fuqi. 
    Treguesi i Power Freeze (ngrirje me 
    fuqi) do të ndriçojë dhe frigoriferi do të 
    shpejtojë kohën e ngrirjes së produkteve në ngrirës.
    Funksioni Power freeze (ngrirje me fuqi) do të 
    qëndrojë i aktivizuar për 72 orë dhe treguesi i ngrirësit 
    do të afi shojë -25°C.
    Funksioni Power freeze (ngrirje me fuqi) do të fi ket 
    automatikisht. 
    Kur procesi Power freeze (ngrirje me fuqi) të ketë 
    përfunduar, treguesi i Power freeze (ngrirje me fuqi) 
    fi ket dhe ngrirësi kthehet në cilësimin e mëparshëm të 
    temperaturës. Kur e përdorni këtë funksion, konsumi i 
    energjisë do të rritet.
    Për ta çaktivizuar funksionin Power freeze (ngrirje me 
    fuqi), prekni 
    përsëri butonin e ngrirjes me fuqi.
      Nëse ju duhet të ngrini një sasi të madhe 
    ushqimi, aktivizoni funksionin Power freeze 
    (ngrirje me fuqi) të paktën 24 orë përpara.  
    PËRDORIMI I PANELIT TË 
    KONTROLLIT (LLOJI B)
    1 Më e ftohta
    Shtypni butonin Më e ftohta një 
    ose më shumë herë për ta ulur 
    temperaturën e frigoriferit.
    Treguesi i temperaturës do të 
    ndryshojë nga niveli i ftohtë në më 
    të ftohtin.
    Temperatura e parazgjedhur është 
    temperatura mesatare.
    Kur të gjitha dritat janë të ndezura, temperatura është 
    në nivelin më të ftohtë.
    2 Ftohtë
    Shtypni butonin Ftohtë një ose 
    më shumë herë për ta ngritur 
    temperaturën e frigoriferit.
    Treguesi i temperaturës do të 
    ndryshojë nga niveli më i ftohtë në 
    të ftohtë.
    Temperatura e parazgjedhur është 
    temperatura mesatare.
    Kur njëra dritë është e ndezur, temperatura është në 
    nivelin e ftohtë.
    •  Ka pesë cilësime të temperaturës, që 
    përfaqësohen nga pesë drita treguese.
    •  Temperatura e ngrirësit do të rregullohet 
    automatikisht sipas temperaturës së 
    frigoriferit (siç deklarohet më poshtë).
    •  Nëse ju duhet që të ngrini një sasi të madhe 
    ushqimi, caktojeni temperaturën e frigoriferit 
    në temperaturën më të ftohtë të paktën 24 
    orë përpara.
    •  Treguesi i temperaturës do të pulsojë kur 
    temperatura në frigorifer ose në ngrirës rritet 
    ndjeshëm nga ruajtja e ushqimit të ngrohtë 
    ose nga hapja e shpeshtë e derës.
    Treguesi i temperaturës do të ndalojë së 
    pulsuari kur temperatura në frigorifer ose në 
    ngrirës të normalizohet.
    Nëse temperatura nuk ndalon së pulsuari pas 
    disa orësh, ju lutemi kontaktoni me qendrën 
    tuaj të shërbimit.
    ë 15°C ë
    Ftohtë Më e ftohta
    Temperatura e ngrirësit (frigoriferit)
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    							02 PËRDORIMI
    përdorimi _15
    KONTROLLIMI I PANELIT TË 
    KONTROLLIT (LLOJI C)
    1 BAZA
    Ju mund të shkoni në ekranin 
    bazë me funksionet kryesore të 
    frigoriferit. 
    2 ALARMI
    Alarmi do t'ju njoftojë nëse dera e 
    frigoriferit është mbajtur hapur për 
    më shumë se 2 minuta.
    Për ta anuluar alarmin, prekni 
    përsëri butonin e alarmit.
    Mund ta aktivizoni/çaktivizoni 
    funksionin e bllokimit për fëmijët 
    duke e prekur këtë buton për 3 
    sekonda.
    3 DRITAMund ta ndizni ose ta fi kni dritën 
    poshtë derës së frigoriferit.
    4  SHFAQJA E 
    PAMJEVEMund ta përdorni këtë funksion 
    për të parë imazhet e ruajtura në 
    albumin fotografi k.
    •  Për më shumë informacion rreth përdorimit të 
    panelit të kontrollit (Lloji C), referojuni manualit 
    të kontrollit të LCD-së të futur te ky manual.
    •  Nëse ju duhet të ngrini një sasi të madhe 
    ushqimi, aktivizoni funksionin Power freeze 
    (ngrirje me fuqi) të paktën 24 orë përpara.  •  Disa nga veçoritë, si p.sh. Water Tank 
    (depozita e ujit), Cool Select Zone (zona e 
    zgjedhjes së freskisë), Cooler Zone (zona më 
    e freskët) dhe Photosynthetic Fresh (freskia 
    fotosintetike) mund të jenë të ndryshme dhe 
    mund të mos disponohen, në varësi 
    të modelit.
    •  Për të fi tuar më shumë hapësirë brenda 
    ngrirësit, ju mund të hiqni sirtarët 
    1 dhe 2.
    Kjo nuk ndikon te karakteristikat termike dhe 
    mekanike.
    Volumi i deklaruar i ruajtjes në dhomëzën e 
    ngrirjes llogaritet me këto pjesë të hequra.
    1
    2
    4
    3
    1
    2
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    							16_ përdorimi
    PËRDORIMI I COOL SELECT ZONE™
    Mund të ruani ushqime të ndryshme, si p.sh. djathë, 
    mish, shpendë, peshq dhe ushqime të tjera në 
    temperaturë ideale për të ruajtur shijen e ushqimit. 
    Quick Cool (ftohje e shpejtë)  
      •  
    Nëse doni ta ftohni ushqimin shpejt, vendoseni ushqimin 
    në Cool Select Zone (zonën e zgjedhjes së freskisë) dhe 
    shtypni butonin Quick Cool (ftohje e shpejtë).
    •  Cool Select Zone (zona e zgjedhjes së freskisë) do 
    ta ftohë ushqimin për 60 minuta. 
    •  
    Kur regjimi Quick Cool (ftohje e shpejtë) të përfundojë, 
    sirtari i Cool Select Zone (zonës së zgjedhjes së 
    freskisë) do ta vendosë regjimin automatikisht në ftohje.
    Soft Freeze (ngrirje e lehtë)  
    •  Kur zgjidhni regjimin Soft Freeze (ngrirje e lehtë), 
    temperatura e Cool Select Zone (zonës së 
    zgjedhjes së freskisë) do të vendoset në -5°C.
    Zero Zone (zona zero)  
      •  Kur zgjidhni regjimin Zero Zone (zona zero), 
    temperatura e Cool Select Zone (zonës së 
    zgjedhjes së freskisë) do të vendoset në 0°C.
    Cool (freskim)  
      •  Kur zgjidhni regjimin Cool (freskim), temperatura e 
    Cool Select Zone (zonës së zgjedhjes së freskisë) 
    do të vendoset në 3°C.
    PRODHIMI I AKULLIT
    1.  Mbusheni tabakanë deri në 
    80% me ujë.
    2.  Vendoseni tabakanë e akullit 
    në sirtarin e sipërm të ngrirësit.
    3.  Prisni derisa të formohen 
    kubat e akullit.
    4.  Përdridheni lehtë tabakanë e 
    akullit për të nxjerrë kubat e akullit.
    Koha e ngrirjes 
    Rekomandohet që të prisni për rreth 1~2 orë 
    me temperaturën të vendosur në Power Freeze 
    (ngrirje me fuqi) që të formohen kubat.
    Rrezik shpërthimi 
    •  Pjesët më të ftohta të frigoriferit janë në 
    panelin e pasmë.
    Ky është vendi më i mirë për të ruajtur 
    ushqime delikate. 
    •  Shishet e qelqit që përmbajnë lëngje nuk duhet të 
    ruhen kurrë në ngrirës, sepse qelqi mund të thyhet 
    kur përmbajtja të ngrijë.
    PËRDORIMI I RAFTIT ME 
    PALOSJE
    Mund ta palosni raftin me palosje nëse ju duhet të 
    vendosni enë më të gjata ose produkte në raftin poshtë.
    1.   
    Ngrijeni lehtë raftin dhe 
    rrëshqiteni atë për brenda.
    2.   
    Ngrijeni raftin e përkulur 
    drejt murit të pasmë.
    3.   
    Ju thjesht mund ta 
    tërhiqni raftin e palosur 
    në rend të kundërt për të 
    përdorur raftin plotësisht 
    të shtrirë.
    Rafti mund të bjerë, bëni kujdes kur ta 
    përdorni ose ta pastroni raftin.
    PËRDORIMI I SHPËRNDARËSIT 
    TË UJIT
    Mbushja me ujë
    Mund ta mbushni me ujë depozitën e ujit që gjendet 
    brenda në frigorifer ose ta hiqni depozitën për ta 
    mbushur me ujë.
    1.   
    Hapni kapakun rrumbullak 
    dhe mbusheni depozitën e 
    ujit me ujë të pijshëm.
    • 
      Mos e mbushni tepër 
    depozitën e ujit 
    (pak mbi 4,2 litra).
    Ajo mund të derdhet kur të 
    hapet dhe të mbyllet dera.
    2.   Mbylleni kapakun e 
    rrumbullakët duke e shtypur 
    atë derisa të puthitet në vend.
    Mos vendosni asgjë tjetër përveç ujit në 
    depozitën e ujit.
    KUJDES
    KUJDES
    KUJDES
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    							02 PËRDORIMI
    përdorimi _17
    Marrja e ujit nga shpërndarësi
    1.  Vendosni një gotë poshtë daljes 
    së ujit.
    2.  Shtyni lehtë me gotë levën e 
    shpërndarësit të ujit.
    •  Sigurohuni që gota të 
    jetë në një nivel me 
    shpërndarësin, që të 
    parandaloni spërkatjen nga uji.
    •  Shpërndarësi i ujit mund të mos jetë i 
    disponueshëm, në varësi të modelit. 
    Vendosja e një shisheje normale
    1.  Shtypni levën fi ksuese, ngrini 
    depozitën e ujit lart dhe hiqeni 
    atë. 
    2.  Hiqni rubinetin e shpërndarësit 
    nga depozita e ujit.
    3.  Vendoseni rubinetin e 
    shpërndarësit në shishen e ujit 
    mineral normal dhe rrotullojini 
    ato për të bllokuar rubinetin e 
    shpërndarësit. 
    4.  Vendosni shishen e ujit me 
    rubinetin e shpërndarësit në 
    vrimën e shpërndarësit.
    •  Mund të dëgjohen 
    gurgullima kur ajri hyn në 
    shishen e ujit nga shishet e ujit mineral normal 
    ose nga shishet e pijeve.
    •  Disa shishe të ujit mineral normal ose shishe
    pijesh mund të mos e nxënë rubinetin e 
    shpërndarësit 
    në varësi të madhësisë së tyre.
    •  Nëse uji nuk del mirë 
    kur shtypni levën, shtypeni atë përsëri.
    •  Mos përdorni pije të gazuara.
    Kur ta shtypni levën, pija mund të shpërthejë 
    jashtë për shkak të presionit të gazit karbonik 
    të mbledhur në pjesën e sipërme të shishes 
    së pijes.
    •  Për higjienë më të mirë, pijet me përmbajtje të 
    lartë sheqeri (lëngje frutash, pije me gaz) nuk 
    rekomandohen.
    •  Mund të përdorni ujë mineral në shishe 
    ose ujë të zier çezme, mjafton që të mos 
    përmbajë grimca.
    Kur shpërndarësi i ujit nuk përdoret
    1.  Fiksojeni rubinetin e shpërndarësit fort në vrimën e 
    shpërndarësit.
    •  Kur rubineti i shpërndarësit të hiqet pas një kohe 
    të gjatë, frigoriferi mund të mos punojë siç duhet 
    për shkak të rrjedhjes së ajrit të ftohtë.
    2.  Vendosni një mbrojtëse në vendin e depozitës së 
    ujit dhe vendosni shishen e pijes.
    • Mund të vendosen dy shishe 1,5 litërshe.
    PËRDORIMI I PHOTOSYNTHETIC 
    FRESH (FRESKISË 
    FOTOSINTETIKE) (OPSIONAL)
    Veçoria e LED-it të freskisë fotosintetike
    Bimët marrin frymë vetëm në mungesë të dritës.
    Megjithatë, nëse ka dritë, bimët mund të marrin frymë 
    dhe të kryejnë fotosintezë njëkohësisht.
    Pra, nëse i mbani perimet në frigorifer në errësirë, ato 
    vazhdojnë që të marrin frymë dhe kjo e bën lëndën 
    organike të perimeve që të ulet dhe të prishet më 
    shpejt. Nëse i mbani perimet dhe frutat në një sirtar 
    të freskët dhe të sigurt, ju mund t'i mbani ato më të 
    freskëta sepse mund të marrin frymë dhe të kryejnë 
    fotosintezë njëkohësisht.
    Mos e shikoni drejtpërdrejt dritën LED të 
    freskisë fotosintetike për një kohë të gjatë. 
    Ajo mund të sjellë shqetësim të syve.
    Përdorimi i freskisë fotosintetike
    •  Drita LED e freskisë 
    fotosintetike është 
    instaluar në pjesën 
    e pasme të sirtarit të 
    freskët dhe të sigurt.
    Ai i mban perimet dhe 
    frutat më të freskëta në 
    sirtarin e freskët dhe të sigurt duke i dhënë dritë.
    •  Për ta rritur këtë efekt në maksimum, mbajini 
    perimet dhe frutat në një qese transparente vinili 
    ose veçmas. Efektet mund të ulen nëse perimet 
    dhe frutat janë në kuti ose enë të patejdukshme ose 
    në qese të zeza vinili.
    Shty
    KUJDES
    KUJDES
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    							18_ përdorimi
    •  Drita LED e freskisë fotosintetike është gjithmonë e 
    ndezur kur dera e frigoriferit është e hapur. 
    Drita LED do të ndizet dhe do të fi ket vazhdimisht 
    kur dera është e mbyllur.
    Në dimër, nëse e vendosni temperaturën 
    e dëshiruar të frigoriferit në 1°C dhe i ruani 
    perimet për një kohë të gjatë, perimet mund të 
    ngrijnë.
    HEQJA E PJESËVE TË BRENDSHME
    Raftet
    Ngrini raftet me kujdes me 
    të dyja duart dhe tërhiqini 
    nga vetja.
    (Rafti prej xhami/rafti me 
    palosje)
    Mbrojtëset e derës
    Kapini fort mbrojtëset e 
    derës me të dyja duart 
    dhe ngrijini ato me kujdes 
    për t'i hequr.
    Depozita e ujit
    Kapeni fort depozitën e ujit 
    me të dyja duart dhe ngrijeni 
    atë nga vetja me kujdes për 
    ta hequr.
      Shpërndarësi i ujit 
    mund të mos jetë i 
    disponueshëm, 
    në varësi të modelit.
    Sirtarët
    Tërhiqini sirtarët plotësisht 
    dhe pastaj ngrijini lart me 
    kujdes për t'i hequr ato. 
    (Sirtari i freskët dhe i 
    sigurt/sirtari i zonës së 
    zgjedhjes së freskisë/sirtari 
    i zonës më të freskët/sirtarët e ngrirësit)
    Zona më e freskët
    Shtypni pajisjen bllokuese në anën e majtë dhe 
    të djathtë të kapakut të zonës më të freskët dhe 
    tërhiqeni kapakun e zonës më të freskët për ta hequr 
    atë.
    Për të përftuar efi kasitetin më të mirë të 
    energjisë për këtë produkt, ju lutemi lërini të 
    gjithë raftet, sirtarët dhe koshat në pozicionin e 
    tyre fi llestar si në fi gurën në faqen (15).
    PASTRIMI I FRIGORIFERIT
      Mos përdorni benzinë, hollues, Clorox ose 
    klorur për ta pastruar.
    Ato mund të dëmtojnë sipërfaqen e 
    pajisjes dhe mund të shkaktojnë zjarr.
      Mos e spërkatni frigoriferin me ujë kur ai 
    është në prizë, sepse mund të shkaktohet 
    goditje elektrike.
    Mos e pastroni frigoriferin me benzol, 
    hollues ose detergjent makinash sepse ka 
    rrezik zjarri.
    NDËRRIMI I LLAMBËS LED
    Kur llamba e brendshme ose e jashtme LED është 
    fi kur, mos e çmontoni vetë kapakun e llambës dhe 
    llambën LED.
    Ju lutemi, kontaktoni agjentët e shërbimit.
    KUJDES
    PARALAJMËRIM
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    							zgjidhja e problemeve  _19
    03 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE
    zgjidhja e problemeve
    PROBLEMI ZGJIDHJA
    Pajisja nuk funksionon fare 
    ose temperatura është 
    shumë e lartë.
    • Kontrolloni nëse spina është lidhur siç duhet.
    •  A është vendosur saktë kontrolli i temperaturës në panelin e përparmë?
    •  A i bie dielli pajisjes ose a ka burime të afërta nxehtësie?
    • A është pjesa e pasme e pajisjes shumë pranë murit?
    Ushqimi në frigorifer ka 
    ngrirë.•  A është vendosur kontrolli i temperaturës në panelin e përparmë në 
    temperaturën më të ftohtë?
    • A është temperatura e ambientit shumë e ulët?
    Ka zhurma të pazakonta.
    •  Kontrolloni nëse pajisja është instaluar në dysheme të qëndrueshme 
    dhe të rrafshët.
    • A është pjesa e pasme e pajisjes shumë pranë murit?
    •  A kanë rënë objekte të huaja pas ose poshtë pajisjes?
    • A po vjen zhurma nga kompresori brenda pajisjes?
    •  Një zhurmë kërcitëse bëhet kur pjesë të ndryshme tkurren ose 
    bymehen.
    Cepat e përparmë dhe anët 
    e pajisjes janë të ngrohta 
    dhe fi llon të formohet 
    kondensim.
    •  Tubat rezistentë ndaj nxehtësisë janë instaluar në cepat e përparmë të 
    pajisjes për të parandaluar formimin e kondensimit.
    Kur temperatura e ambientit rritet, kjo mund të mos sjellë gjithmonë 
    rezultat. Megjithatë, kjo nuk është anormale.
    •  Në mot shumë të lagësht, sipërfaqja e jashtme e pajisjes mund të 
    kondensohet nëse lagështia e ajrit bie në kontakt me sipërfaqen e 
    ftohtë të pajisjes.
    Mund të dëgjohet 
    gurgullimë lëngu në pajisje.•  Ky është gazi ftohës, i cili ftoh pjesën e brendshme të pajisjes.
    Brenda pajisjes ka aromë 
    të keqe.
    • A ka ndonjë ushqim të prishur brenda në frigorifer? 
    •  Sigurohuni që ushqimet me aromë të fortë (për shembull peshku) të 
    mbështillen që të mos dalë ajri.
    •  Pastroni rregullisht frigoriferin dhe hidhni ushqimet e prishura ose që 
    dyshoni se janë prishur.
    Ka një shtresë bryme në 
    muret e pajisjes.
    •  A janë të bllokuara daljet e ajrit nga ushqimi i ruajtur brenda në 
    frigorifer?
    •  Lini hapësirë sa më të madhe mes ushqimeve për të përmirësuar 
    ajrimin.
    • A është mbyllur plotësisht dera?
    Në murin e brendshëm 
    të pajisjes dhe përreth 
    perimeve formohet 
    kondensim.•  Ushqimet me përmbajtje të lartë uji ruhen të pambështjella me një nivel 
    të lartë lagështie ose dera është lënë hapur për një 
    kohë të gjatë.
    • Ruajeni ushqimin të mbuluar me kapak ose në enë hermetike.
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    							Kufi jtë e temperaturës së ambientit
    Ky frigorifer është projektuar që të funksionojë në temperatura ambienti të specifi kuara nga kategoria e 
    saj e temperaturës në pllakën e klasifi kimeve.
    Kategoria Simboli Diapazoni i temperaturës së ambientit (°C)
    Mesatare e gjerë SN +10 deri në +32
    Mesatare N +16 deri në +32
    Subtropikale ST +16 deri në +38
    Tropikale T +16 deri në +43
    Temperaturat e brendshme mund të ndikohen nga faktorë të tillë si vendndodhja e frigoriferit,
    temperatura e ambientit dhe shpeshtia me të cilën hapet dera.
    Rregullojeni temperaturën siç kërkohet për të kompensuar këto faktorë.
    Albanian
    Hedhja e duhur e këtij produkti
     (Mbeturina pajisjesh elektrike dhe elektronike)
    (Vlen për vendet me sisteme të ndara grumbullimi)
    Kjo shenjë në produkt, në aksesorë ose në dokumentacion tregon se produkti dhe aksesorët e 
    tij elektronikë (p.sh. ngarkuesi, kufjet, kablloja USB) nuk duhet të hidhen bashkë me mbeturinat 
    shtëpiake në fund të jetëgjatësisë së tyre funksionale. Për të parandaluar dëmtimin e mundshëm 
    të mjedisit ose të shëndetit të njerëzve nga hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, ju lutemi 
    ndajini këta artikuj nga llojet e tjera të mbeturinave dhe riciklojini me përgjegjësi për të nxitur 
    ripërdorimin e qëndrueshëm të burimeve materiale.
    Përdoruesit shtëpiakë duhet të kontaktojnë ose shitësin nga ku kanë blerë këtë produkt, ose 
    zyrën e qeverisjes vendore për informacione rreth vendit dhe mënyrës me të cilën mund ti 
    transportojnë këta artikuj për riciklim të sigurt për ambientin.
    Përdoruesit e bizneseve duhet të kontaktojnë furnizuesin e tyre dhe të shikojnë kushtet e 
    përgjithshme të kontratës së blerjes. Ky produkt dhe aksesorët e tij elektronikë nuk duhet të 
    përzihen në hedhje me mbeturina të tjera komerciale.
    %1	
    JOECÂÌ%1	
    JOECÂÌ..
     
    						
    All Samsung manuals Comments (0)

    Related Manuals for Samsung Rl 52 Vebvb User Manual