Home > Samsung > Fridge freezer > Samsung Rl 52 Vebvb User Manual

Samsung Rl 52 Vebvb User Manual

    Download as PDF Print this page Share this page

    Have a look at the manual Samsung Rl 52 Vebvb User Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 1705 Samsung manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.

    							Manual përdorimi
    i frigoriferit
    imagjinoni mundësitë
    Ju falënderojmë për blerjen e këtij produkti Samsung.
    Për të marrë një shërbim më të plotë,
    ju lutemi, regjistrojeni produktin në
    www.samsung.com/register
    Pajisje me qëndrim të lirë vertikal
    ShqipKy manual është prodhuar me letër 100% të riciklueshme.
    %1	
    JOEC%1	
    JOEC..
     
    						
    							2_ informacion sigurie
    INFORMACION SIGURIE
    •  Përpara përdorimit të pajisjes, lexojeni këtë 
    manual deri në fund dhe mbajeni në një vend të 
    sigurt pranë pajisjes, për referencë në të ardhmen.
    •  Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj 
    të menduar, siç përshkruhet në këtë manual 
    udhëzues. Kjo pajisje nuk është menduar që 
    të përdoret nga persona (përfshirë fëmijë) me 
    aftësi të kufi zuara fi zike, ndijimore ose mendore, 
    ose që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveç 
    rastit kur mbikëqyren ose iu jepen udhëzime në 
    lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person 
    përgjegjës për sigurinë e tyre.
    •  Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme 
    për sigurinë në këtë manual nuk i mbulojnë 
    të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që 
    mund të ndodhin.
    Është përgjegjësia juaj që të përdorni logjikën, të 
    kini vëmendje dhe të bëni kujdes kur e instaloni, 
    e mirëmbani dhe e përdorni pajisjen tuaj.
    •  
    Duke qenë se udhëzimet vijuese të përdorimit 
    mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e 
    frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë pak nga ato 
    që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha 
    shenjat e paralajmërimit mund të gjejnë zbatim. 
    Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me 
    qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë 
    dhe informacion në linjë në www.samsung.com.
    Simbole dhe masa të rëndësishme 
    të sigurisë:
    PARALAJMËRIM
    Rreziqet ose praktikat e pasigurta që 
    mund të shkaktojnë lëndim të rëndë 
    të personave ose vdekje.
    KUJDES
    Rreziqet ose praktikat e pasigurta që 
    mund të shkaktojnë lëndim të vogël 
    të personave ose dëmtim të pronës.
    MOS e provoni.
    MOS e çmontoni.
    MOS e prekni.
    Ndiqni udhëzimet me kujdes.
    Hiqni spinën e korrentit nga priza 
    në mur.
    Sigurohuni që makineria të jetë e tokëzuar 
    për të parandaluar goditje elektrike.
    Telefononi për ndihmë në qendrën 
    e kontaktit.
    Shënim.
    Këto shenja paralajmërimi janë vendosur këtu për 
    të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve.
    Ju lutemi, ndiqini ato me kujdes.
    Pasi ta lexoni këtë seksion, ruajeni në një vend të 
    sigurt për referencë në të ardhmen.
    Njoftim i KE-së
    Ky produkt është përcaktuar që të jetë në përputhje 
    me Direktivën e tensionit të ulët (2006/95/KE), me 
    Direktivën e përshtatshmërisë elektromagnetike 
    (2004/108/KE) dhe me Direktivën e projektimit 
    mjedisor (2009/125/KE) që zbatohet nga Rregullorja 
    (KE) Nr. 643/2009 e Bashkimit Evropian.
    SHENJAT E RËNDËSISHME 
    TË PARALAJMËRIMIT PËR 
    TRANSPORTIMIN DHE VENDIN
    • Kur e transportoni dhe e instaloni pajisjen, 
    duhet të bëhet kujdes që siguroheni se asnjë 
    pjesë e qarkut ngrirës të mos jetë e dëmtuar.
    -  Gazi ftohës që rrjedh nga tubacioni mund të 
    ndizet ose të shkaktojë lëndim të syve.
    Nëse diktohet rrjedhje, shmangni çdo fl akë të 
    hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe 
    ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën 
    ndodhet pajisja.
    •  Për të shmangur krijimin e një përzierje të 
    ndezshme gaz-ajër nëse ndodh një rrjedhje në 
    qarkun e gazit ftohës, madhësia e dhomës në 
    të cilën mund të jetë vendosur pajisja varet nga 
    sasia e gazit ftohës që përdoret.
    •  Mos ndizni kurrë një pajisje që tregon shenja 
    dëmtimi. Nëse keni dyshime, konsultohuni me 
    shitësin. Dhoma ku mund të jetë vendosur 
    frigoriferi duhet të jetë me madhësi 1m³ për çdo 
    8g gaz ftohës R600a brenda pajisjes.
    Sasia e gazit ftohës në pajisjen tuaj përkatëse 
    tregohet në pllakën e identifi kimit brenda pajisjes.
    PARALAJMËRIM
    informacion sigurie
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							informacion sigurie _3
    SHENJA TË RËNDËSISHME 
    PARALAJMËRUESE PËR 
    INSTALIMIN
    • Mos e instaloni frigoriferin në një vend me 
    lagështi ose ku mund të bjerë në kontakt me 
    ujin.
    -  Dëmtimi i izolimit të pjesëve elektrike mund të 
    shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
    •  Mos e vendosni këtë frigorifer në dritë të 
    drejtpërdrejtë të diellit ose mos e ekspozoni ndaj 
    nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës 
    ose pajisjeve të tjera.
    •   
    Mos vendosni disa pajisje në të njëjtin bllok 
    prizash. Frigoriferi duhet që të vendoset 
    gjithmonë në prizën e tij individuale, me tension 
    nominal që përputhet me atë në pllakën e 
    klasifi kimeve.
    -  Kjo ofron performancën më të mirë dhe 
    parandalon gjithashtu mbingarkimin e qarqeve 
    të kabllove elektrike në shtëpi, të cilat mund të 
    shkaktojnë rrezik zjarri nga kabllot e tejnxehur.
    •  Nëse priza në mur është e liruar, mos e fusni 
    spinën.
    -  Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri.
    •  Mos përdorni kordon që ka çarje ose dëmtim 
    nga gërryerja përgjatë trupit ose në secilin skaj.
    •  Mos e përkulni shumë kordonin elektrik ose mos 
    vendosni sende të rënda sipër tij.
    •  Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit.
    -  Aerosolët e përdorur pranë frigoriferit mund të 
    shkaktojnë shpërthim ose zjarr.
    • Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet 
    të instalohet dhe të vendoset në përputhje 
    me manualin.
    •  Vendoseni spinën në pozicionin e duhur me 
    kabllo të varur.
    -  Nëse e vendosni spinën në anën e kundërt, 
    teli mund të këputet dhe të shkaktojë zjarr ose 
    goditje elektrike.
    •  Sigurohuni që spina të mos jetë e shtypur ose e 
    dëmtuar në pjesën e pasme të frigoriferit.
    •  Kur ta lëvizni frigoriferin, bëni kujdes që të mos e 
    rrotulloni ose të mos e dëmtoni kordonin elektrik.
    -  Kjo paraqet rrezik zjarri.
    •  Pajisja duhet të pozicionohet në mënyrë që 
    spina të mund të arrihet pas instalimit.
    • Frigoriferi duhet të tokëzohet.
    - Frigoriferin duhet ta tokëzoni që të 
    parandaloni rrjedhje të energjisë ose goditje 
    elektrike që shkaktohen nga rrjedhja e korrentit 
    nga frigoriferi.
    •  Mos përdorni kurrë tubat e gazit, linjat e telefonit 
    ose pika të tjera rrufepritëse si tokëzim. 
    -  Përdorimi i pasaktë i spinës së tokëzimit mund të 
    shkaktojë goditje elektrike.
    • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, 
    ndërrojeni menjëherë nga prodhuesi ose 
    agjenti i tij i shërbimit.
    •  Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga 
    tekniku ose kompania e kualifi kuar e shërbimit. 
    -  Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet 
    goditje elektrike ose lëndim i personit.
    SHENJA KUJDESI PËR 
    INSTALIMIN
    • Mbajeni të lirë hapësirën e ajrimit në vendin 
    e futjes së pajisjes ose në strukturën e 
    montimit.
    •  Lejojeni pajisjen të qëndrojë për 2 orë pas 
    instalimit.
    SHENJA TË RËNDËSISHME 
    PARALAJMËRIMI PËR 
    PËRDORIMIN
    • Mos e vendosni spinën me duar të lagura.
    •  Mos vendosni sende mbi pajisje.
    -  Kur hapni ose mbyllni derën, sendet mund të 
    bien dhe të shkaktojnë lëndim personi dhe/ose 
    dëmtim material.
    PARALAJMËRIM
    KUJDES
    PARALAJMËRIM
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							4_ informacion sigurie
    SHENJA TË RËNDËSISHME 
    PARALAJMËRIMI PËR 
    PËRDORIMIN (VAZHDIM)
    •  Mos vendosni sende të mbushura me ujë 
    mbi frigorifer.
    -  
    Nëse derdhet, ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
    • Mos lejoni që fëmijët të varen te dera.
    -  Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet 
    lëndim i rëndë i personit.
    •  Mos i lini të hapura dyert e frigoriferit ndërkohë 
    që frigoriferi nuk mbikëqyret dhe mos i lini fëmijët 
    të futen brenda në frigorifer.
    -  Ekziston rreziku i ngecjes së fëmijëve dhe 
    i lëndimit serioz të personit për shkak të 
    temperaturës së ulët.
    •  Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të tjera 
    në vrimën e shpërndarësit.
    -  Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet 
    lëndim personi ose dëmtim material.
    •  Mos vendosni në frigorifer substanca të 
    avullueshme ose të ndezshme, si benzol, 
    hollues, alkool, eter ose gaz të lëngshëm.
    -  Ruajtja e një prej këtyre produkteve mund të 
    shkaktojë shpërthim.
    •  Mos ruani në frigorifer produkte farmaceutike 
    delikate ndaj temperaturave të ulëta, materiale 
    shkencore ose produkte të tjera delikate ndaj 
    temperaturave të ulëta.
    -  Produktet që kërkojnë kontroll të rreptë të 
    temperaturës nuk duhet të ruhen në frigorifer.
    •  Mos i vendosni ose mos i përdorni pajisjet 
    elektrike brenda në frigorifer, përveçse kur lloji i 
    tyre rekomandohet nga prodhuesi.
    •  Mos përdorni tharëse fl okësh për ta tharë 
    frigoriferin nga brenda.
    Mos vendosni qiri të ndezur brenda në frigorifer 
    për të larguar aromat e këqija.
    -  Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr.
    •  Mos i prekni muret e brendshme të ngrirësit ose 
    produktet brenda në ngrirës me duar të lagura.
    -  Kjo mund të shkaktojë ngrirje.
    •  Mos përdorni pajisje mekanike ose ndonjë 
    mënyrë tjetër për të shpejtuar procesin e 
    shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga 
    prodhuesi.
    • Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës.
    • Ky produkt është menduar të përdoret 
    vetëm për ruajtjen e ushqimeve në ambient 
    shtëpiak.
    •  Shishet duhet të vendosen të ngjitura pranë 
    njëra-tjetrës që të mos bien.  
    •  Nëse diktohet rrjedhje gazi, shmangni çdo fl akë 
    të hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe 
    ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën 
    ndodhet pajisja.
    •  Përdorni vetëm llamba LED të dhëna nga 
    prodhuesi ose agjentët e shërbimit. 
    •  Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar 
    që ata të mos luajnë dhe/ose të mos hipin mbi 
    pajisje.
    •  Mos e çmontoni ose mos e riparoni vetë 
    frigoriferin.
    -  Do të përballeni me rrezikun e zjarrit, 
    keqfunksionimit dhe/ose lëndimit të personit.
    Në rast keqfunksionimi, ju lutemi kontaktoni 
    agjentët tuaj të shërbimit.
    • Nëse pajisja nxjerr zhurmë të çuditshme, 
    djegie a erë ose tym, hiqeni menjëherë 
    spinën dhe kontaktoni qendrën më të afërt të 
    shërbimit.
    -  Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet 
    goditje elektrike ose rrezik zjarri. Mbajeni të lirë 
    hapësirën e ajrimit në vendin e futjes së pajisjes 
    ose në strukturën e montimit.
    •  Nëse hasni vështirësi kur ndërroni dritën, 
    kontaktoni agjentët e shërbimit.
    •  Nëse produktet janë të pajisura me llambë LED, 
    mos e çmontoni vetë kapakun e llambës dhe 
    llambën LED.
    - Ju lutemi, kontaktoni agjentët e shërbimit.
    •  Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, tërhiqni 
    spinën dhe kontaktoni qendrën tuaj të shërbimit 
    të Samsung Electronics.
    - Ka rrezik zjarri.
    SHENJAT E KUJDESIT 
    PËR PËRDORIMIN
    • Për të arritur funksionimin më të mirë të 
    produktit,
    - Mos i vendosni ushqimet shumë pranë vendeve 
    të ajrimit në pjesën e pasme të pajisjes sepse 
    ato mund të pengojnë qarkullimin e lirë të ajrit në 
    dhomëzën e ftohjes.
    -  
    Mbështilleni ushqimin siç duhet ose vendoseni 
    atë në enë hermetike përpara se ta vendosni në 
    frigorifer.
    KUJDES
    PARALAJMËRIM
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							informacion sigurie _5
    •  Mos vendosni pije të gazuara në dhomëzën e 
    ngrirjes.
    Mos vendosni shishe ose enë qelqi në ngrirje.
    -  Kur përmbajtja e tyre ngrin, shishja mund të 
    thyhet dhe mund të shkaktojë lëndim të personit 
    ose dëmtim të pronës. 
    •  Mos ndryshoni funksionalitetin ose mos 
    modifi koni  frigoriferin.
    -  Ndryshimet ose modifi kimet mund të shkaktojnë 
    lëndim të personit dhe/ose dëmtim të pronës.
    Çdo ndryshim ose modifi kim i kryer nga një 
    palë e 3-të në këtë pajisje të kompletuar, nuk 
    mbulohet nga shërbimi i garancisë së Samsung 
    dhe Samsung nuk është përgjegjës për çështjet 
    e sigurisë dhe dëmtimet që shkaktohen nga 
    modifi kimet e palës së 3-të. 
    •  Mos i bllokoni vrimat e ajrit.
    -  Nëse vrimat e ajrit janë të bllokuara, veçanërisht 
    me qese plastike, frigoriferi mund të ftohet tej 
    mase. Nëse kjo periudhë ftohjeje zgjat shumë, 
    fi ltri i ujit mund të prishet dhe të shkaktojë 
    rrjedhje uji. 
    -  Mos vendosni ushqime të reja për ngrirje pranë 
    ushqimeve tashmë të ngrira.
    •  Ju lutemi, kontrolloni kohët e maksimumit të 
    ruajtjes dhe datat e skadimit të sendeve të 
    ngrira.
    •  Mbusheni depozitën e ujit, tabakanë e akullit dhe 
    kubat e ujit vetëm me ujë të pijshëm.
    SHENJA KUJDESI PËR 
    PASTRIMIN DHE PËR 
    MIRËMBAJTJEN
    • Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt brenda ose 
    jashtë frigoriferit.
    -  Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
    •  Mos përdorni gaz të ndezshëm pranë frigoriferit.
    -  Ka rrezik shpërthimi ose zjarri.
    •  Mos spërkatini produkte pastrimi drejtpërdrejt në 
    ekran.
    - Germat e shkruara në ekran mund të zhduken.
    • Hiqni çdo lëndë të huaj ose pluhur nga 
    kunjat e spinës.
    Por mos përdorni leckë të lagur ose të njomë kur 
    pastroni spinën, kur të hiqni lëndë të huaj ose 
    pluhur nga kunjat e spinës.
    -  Përndryshe, ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike.
    •  Hiqeni frigoriferin nga priza përpara 
    pastrimit dhe kryerjes së mirëmbajtjes.
    SHENJA TË 
    RËNDËSISHME 
    PARALAJMËRIMI PËR 
    HEDHJEN
    • Sigurohuni që asnjë nga tubat në pjesën e 
    pasme të pajisjes të mos jenë dëmtuar para 
    se ta hidhni.
    •  R600a ose R134a përdoret si gaz ftohës.
    Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën 
    e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifi kimit 
    brenda frigoriferit për të parë se çfarë gazi ftohës 
    përdoret për frigoriferin tuaj.
    Kur produkti përmban gaz të ndezshëm (gaz 
    ftohës R600a), kontaktoni autoritetin tuaj vendor 
    për hedhjen e sigurt të këtij produkti.
    Ciklopentani përdoret si gaz për izolim. Gazet 
    në materialin e izolimit kërkojnë procedurë të 
    veçantë të hedhjes.
    Ju lutemi, kontaktoni autoritetet tuaja vendore 
    për hedhjen e këtij produkti për sigurinë e 
    mjedisit. Sigurohuni që asnjë nga tubat në 
    pjesën e pasme të pajisjeve të mos jenë dëmtuar 
    para se ta hidhni.
    Tubat do të çahen në vend të hapur.
    •  Nëse pajisja përmban gaz ftohës izobutan 
    (R600a), një gaz natyral me ndikim të lartë 
    në mjedis, që sidoqoftë është gjithashtu i 
    ndezshëm. 
    Kur e transportoni dhe e instaloni pajisjen, bëni 
    kujdes të siguroheni që asnjë pjesë e qarkut 
    ngrirës të mos jetë e dëmtuar.
    •  Kur e hidhni këtë produkt ose frigoriferë të tjerë, 
    hiqni guarnicionet e derës/dyerve, rezen e derës 
    në mënyrë që fëmijët e vegjël ose kafshët të mos 
    ngecin brenda.
    Lërini në vend raftet, në mënyrë që fëmijët të 
    mos ngjiten lehtësisht brenda.
    Fëmijët duhet të mbikëqyren në mënyrë që të 
    siguroheni që ata të mos luajnë me pajisjen e 
    vjetër.
    •  Ju lutemi, hidheni materialin e paketimit për këtë 
    produkt në një mënyrë të sigurt për mjedisin.
    KUJDES
    PARALAJMËRIM
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							6_ informacion sigurie
    përmbajtjet
    INSTALIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER ····················································7
    PËRDORIMI I FRIGORIFERIT ·········································································13 
    ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ··········································································19
    KËSHILLA SHTESË PËR 
    PËRDORIMIN E DUHUR
    •  Në rast ndërprerjeje të energjisë, telefonojini 
    zyrës vendore të kompanisë suaj elektrike dhe 
    pyesni se sa do të zgjasë.
    -  Shumica e ndërprerjeve të energjisë që 
    rregullohen brenda një ose dy orësh nuk do 
    të ndikojnë në temperaturën e frigoriferit tuaj. 
    Megjithatë, ju duhet të reduktoni në minimum 
    hapjet e derës ndërkohë që nuk ka energji.
    -  Nëse ndërprerja e energjisë zgjat më shumë se 
    24 orë, hiqni të gjitha ushqimet e ngrira.
    •  Nëse frigoriferi është dhënë me çelësa, çelësat 
    duhet të mbahen larg fëmijëve dhe jo në afërsi të 
    pajisjes.
    •  Pajisja mund të mos funksionojë në mënyrë 
    të njëtrajtshme (mundësi e rritjes së lartë të 
    temperaturës në frigorifer) kur qëndron për një 
    periudhë të gjatë kohore nën skajin e ftohtë të 
    diapazonit të temperaturës për të cilën është 
    dizajnuar pajisja ftohëse.
    •  Mos ruani ushqim që prishet lehtë në 
    temperaturë dhome, si p.sh. banane, pjepër.
    •  Pajisja juaj nuk ka brymë, gjë e cila nënkupton 
    që nuk është nevoja që ta shkrini pajisjen 
    manualisht, sepse kjo do të kryhet automatikisht.
    •  Temperatura që rritet gjatë shkrirjes mund të jetë 
    në përputhje me kërkesën ISO. 
    Por nëse doni që të parandaloni rritjen e 
    padëshiruar të temperaturës së ushqimit të 
    ngrirë ndërkohë që shkrini pajisjen, ju lutemi 
    mbështilleni ushqimin e ngrirë me disa fl etë 
    gazete.•  Çdo rritje e temperaturës së ushqimit të ngrirë 
    gjatë shkrirjes mund të shkurtojnë kohëzgjatjen 
    e tij të ruajtjes.
    Këshilla për kursimin e energjisë
    -  Instalojeni pajisjen në një dhomë të freskët dhe 
    të thatë, me ajrim të përshtatshëm.
    Sigurohuni që ajo të mos ekspozohet ndaj dritës 
    së drejtpërdrejtë të diellit dhe të mos vendoset 
    kurrë pranë një burimi të drejtpërdrejtë nxehtësie 
    (për shembull pranë një radiatori).
    -  Mos i bllokoni kurrë hapësirat ose grilat e ajrimit 
    të pajisjes.
    -  Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet përpara 
    se ta vendosni atë në pajisje.
    -  Vendoseni ushqimin e ngrirë në frigorifer që të 
    shkrijë. Pastaj mund të përdorni temperaturën 
    e ulët të produkteve të ngrira për të ftohur 
    ushqimin në frigorifer.
    -  
    Mos e mbani hapur për një kohë të gjatë derën e 
    pajisjes kur fusni ushqim ose kur nxirrni ushqim.
    Sa më e shkurtër të jetë koha që dera është e 
    hapur, aq më pak akull do të formohet në ngrirës.
    -  Pastrojeni rregullisht pjesën e pasme të 
    frigoriferit. Pluhuri rrit konsumin e energjisë.
    - 
    Mos vendosni temperaturë më të lartë sesa nevojitet.-   
     
    Siguroni dalje të mjaftueshme të ajrit në 
    bazamentin dhe në pjesën e pasme të frigoriferit.
    Mos i mbuloni hapësirat e hyrjes së ajrit.
    -  Lejoni hapësirë djathtas, majtas, pas dhe lart 
    kur ta instaloni. Kjo do t'ju ndihmojë që të ulni 
    konsumin e energjisë dhe t'i mbani faturat e 
    energjisë të ulëta.
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							instalimi _7
    01 INSTALIMIPËRGATITJA PËR INSTALIMIN E 
    FRIGORIFERIT
    Përgëzime për blerjen e këtij frigoriferi Samsung.
    Shpresojmë që t'i shijoni veçoritë bashkëkohore dhe 
    efi kasitetin që ofron kjo pajisje e re.
    •  Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet të 
    instalohet dhe të vendoset në përputhje me 
    manualin.
    •  Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj 
    të menduar, siç përshkruhet në këtë manual 
    udhëzues. 
    •  Ju rekomandojmë fuqimisht që çdo shërbim të 
    kryhet nga një individ i kualifi kuar.
    •  Ju lutemi, hidheni materialin e paketimit për këtë 
    produkt në një mënyrë të sigurt për mjedisin.
    Nxirrni spinën nga priza përpara se të 
    ndërroni dritën e brendshme të frigoriferit.
    -  Përndryshe, ka rrezik goditjeje elektrike.
    Zgjedhja e vendit më të mirë për 
    frigoriferin
    •  Një vend pa ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj dritës 
    së diellit.
    •  Një vend me dysheme të rrafshët.
    •  Një vend me hapësirë të mjaftueshme për hapje të 
    lehtë të derës së frigoriferit.
    •  Lini hapësirë të mjaftueshme djathtas, majtas, pas 
    dhe lart për qarkullimin e ajrit. 
    Nëse frigoriferi nuk ka hapësirë të mjaftueshme, 
    sistemi i ftohjes së brendshme mund të mos 
    funksionojë siç duhet.
    •  Ju lutemi sigurohuni që pajisja të mund të lëvizë 
    lirshëm në rast mirëmbajtjeje dhe shërbimi.•  Lartësia e produktit mund të jetë e ndryshme 
    në varësi të modeleve.
    •  Lini hapësirë djathtas, majtas, pas dhe lart kur ta 
    instaloni. 
    Kjo do të ndihmojë që të ulni konsumin e energjisë 
    dhe t'i mbani faturat e energjisë të ulëta.
    •  Mos e instaloni frigoriferin në një vend me 
    temperaturë më të ulët se 10°C.
    Tërhiqeni njësinë plotësisht kur e instaloni, 
    i kryeni shërbim ose e pastroni frigoriferin 
    nga pas dhe shtyjeni përsëri në vend pasi 
    të mbaroni punën. Sigurohuni që dyshemeja të mund 
    të mbajë një frigorifer të ngarkuar plot. 
    PARALAJMËRIM
    KUJDES
    ose
    960mm 50mm 50mm 
    1,165mm
    600mm
    560mmtë 
    paktëntë 
    paktën
    instalimi i frigoriferit
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							8_ instalimi
    NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË 
    FRIGORIFERIT
      Samsung rekomandon që ndryshimi i drejtimit 
    të hapjes së derës të kryhet nga ofruesit e 
    aprovuar të shërbimit të Samsung-ut.
    Kjo do të kryhet kundrejt pagesës dhe me 
    shpenzimet e klientit.
    Dëmet e mundshme si pasojë e përpjekjes për 
    ndryshimin e drejtimit të hapjes së derës nuk 
    mbulohen nga garancia e prodhuesit të pajisjes.
    Riparimet e mundshme të nevojshme si pasojë 
    e rrethanave të mësipërme do të kryhen kundrejt 
    pagesës dhe me shpenzimet e klientit.
    Veglat e nevojshme
    Nuk jepen
    Kaçavidë me 
    kokë Phillips (+)Kaçavidë me 
    kokë petë (-)Çelës me fole 
    10 (për bulonat)
    Nuk jepen Pjesë shtesë
    Çelës 11 mm
    (për kunjin e 
    menteshës)Çelës 3/16” 
    Allen
    (për menteshën 
    e mesit)Kapak i 
    menteshës së 
    sipërme majtas 
    (Poshtë
    kapakut të sipërm)
    1.  Hiqni 4 vidat në kapakun e sipërm të frigoriferit.
    Sigurohuni që frigoriferi të jetë hequr 
    nga priza përpara se të merreni me telat 
    elektrikë.2.  Hiqni kapakun e sipërm. Sigurohuni që ta 
    shkëputni telin poshtë kapakut të sipërm.
      Bëni kujdes që të mos i dëmtoni telat 
    elektrikë kur të hiqni kapakun e sipërm.
    3.  Shkëputni telin dhe pastaj hiqni 3 bulonat në 
    pjesën e sipërme të frigoriferit.
      Sigurohuni që dera e frigoriferit të jetë 
    mbyllur mirë.
    4.  Hiqni derën e frigoriferit nga mentesha e mesit 
    duke e ngritur derën me kujdes drejt.
      Dera e frigoriferit është e rëndë, bëni kujdes që 
    të mos lëndoheni kur ta hiqni derën e frigoriferit.
    5.  Çmontojeni menteshën e mesit duke hequr 2 
    bulona dhe një vidë në anën e djathtë.
    Hiqni derën e ngrirësit nga mentesha e poshtme 
    duke e ngritur derën me kujdes lart.
      Dera e ngrirësit është e rëndë, bëni kujdes 
    që të mos lëndoheni kur ta hiqni derën e 
    ngrirësit. 
    PARALAJMËRIM
    PARALAJMËRIM
    Vida
    KUJDES
    KUJDES
    Mentesha e 
    mesit
    KUJDES
    KUJDES
    Mentesha e mesit
    Mentesha e poshtme
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							instalimi _9
    01 INSTALIMI
    NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË 
    FRIGORIFERIT (VAZHDIM)
    6.  Shkëputni kapakun e këmbës së përparme pasi të 
    hiqni 2 vida.
    7.  
    Zhvidhosni 2 bulonat që mbajnë shtrënguar 
    menteshën e poshtme dhe gjithashtu zhvidhosni një 
    bulon në anën e majtë, pranë këmbës së përparme 
    ku do të vendoset mentesha e poshtme që u hoq.
       
     
     
     
     
    Përpara se të hiqni menteshën e poshtme, 
    kthejini pak këmbët e përparme në drejtim të 
    akrepave të orës për montim dhe çmontim më 
    të thjeshtë.
    8.  Ndërrojeni pozicionin e kunjit të menteshës së 
    poshtme. Hiqni vidën në udhëzuesin automatik 
    dhe hiqni kunjin e menteshës së poshtme me një 
    çelës 11 mm. Vendosni kunjin e menteshës së 
    poshtme majtas dhe vendosni përsëri udhëzuesin 
    automatik, të drejtuar në anën e kundërt.
    9.  Vendosni menteshën e poshtme në anën e majtë 
    dhe të poshtme të frigoriferit ku në hapin 8 më 
    parë u hoq një bulon.
    Vidhosni bulonin e mbetur në anën e djathtë dhe të 
    poshtme të frigoriferit për përdorim në të ardhmen.10.  Ndërroni anën e kapakut të menteshës së 
    poshtme dhe pastaj vendosni kapakun e këmbës 
    së përparme në pjesën e poshtme të frigoriferit.
    11.  Ndërroni anën e kapakut të menteshës së mesit,
    kapakut të vidës dhe një vide nga ana e majtë, në 
    të djathtën.
    12.  Hiqni vidën në anën e djathtë dhe të poshtme të 
    derës së ngrirësit.
    Kalojeni ndaluesin e derës dhe guarnicionin e 
    menteshës nga e djathta në të majtë.
    13.  Kalojeni guarnicionin e menteshës dhe kapakun 
    e guarnicionit në pjesën e sipërme të derës së 
    ngrirësit.
    VidaKapaku i këmbës së 
    përparme
    10 mm
    10 mm
    Kunji i menteshës së poshtme
    Udhëzuesi automatikVida
    Kapaku i menteshës 
    së poshtme
    Kapaku i vidës
    Kapaku i menteshës së mesit
    VidaVida
    Guarnicioni i menteshës
    Ndaluesi i derës
    Guarnicioni i menteshës
    Kapaku i guarnicionit
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    							10_ instalimi
    NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË 
    FRIGORIFERIT (VAZHDIM)
    14.  Vendoseni përsëri me kujdes derën e ngrirësit.
    Montoni menteshën e mesit me 2 bulona në anën 
    e majtë.
      Një vidë do të mbesë pas ndërrimit të anës 
    së derës së ngrirësit. Kjo nuk ndikon në 
    performancën e frigoriferit.
    15.  Hiqni vidën në anën e djathtë dhe të poshtme të 
    derës së frigoriferit. 
    Kalojeni ndaluesin e derës dhe guarnicionin e 
    menteshës nga e djathta në të majtë.
    16.  Hiqni kapakun e telit në pjesën e sipërme të derës 
    së frigoriferit me një kaçavidë petë dhe pastaj 
    hiqni menteshën e sipërme dhe telat nga ana e 
    djathtë e derës së frigoriferit.
    17.  Shkëputni kapakun e menteshës së sipërme 
    djathtas nga mentesha e sipërme dhe nxirrini telat 
    duke i tërhequr nga kapaku i menteshës djathtas.18.  Përdorni një çelës 11 mm për të ndarë kunjin e 
    menteshës së sipërme. Kthejeni menteshën e 
    sipërme në anën tjetër dhe vendoseni kunjin e 
    menteshës së sipërme.
    19.  Kalojeni anën e kapakut të derës dhe guarnicionin 
    e menteshës në pjesën e sipërme të derës së 
    frigoriferit.
    20.  Rimontoni menteshën e sipërme duke kryer 
    në rend të kundërt hapin 19. (Sigurohuni që 
    të përdorni kapakun e menteshës së sipërme 
    majtas, i cili mund të gjendet poshtë tavolinës së 
    sipërme.) Vendoseni menteshën e montuar në 
    anën e majtë të derës së frigoriferit.
      Sigurohuni që shiriti i kuq i telit të pozicionohet 
    në fundin e kapakut të menteshës së sipërme 
    majtas.
    Guarnicioni i menteshës
    Ndaluesi i derës
    Kapaku i derësGuarnicioni i 
    menteshës
    %1	
    JOEC4FD%1	
    JOEC4FD..
     
    						
    All Samsung manuals Comments (0)

    Related Manuals for Samsung Rl 52 Vebvb User Manual