Electrolux Ecn 40109 W Russian Version Manual
Have a look at the manual Electrolux Ecn 40109 W Russian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 208 Electrolux manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.
udhëzimet për përdorim Ръководство за употреба kasutusjuhend Οδηγίες Χρήσης Упатство за ракување Упутство за употребу Pajisje Ngrirëse Horizontale Фризер-ракла Sügavkülmkirst Οριζόντιος καταψύκτης Сандак за замрзнување Сандук за замрзавање ECN40109W
Electrolux. Thinking of you. Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në www.electrolux.com PËRMBAJTJA Të dhëna për sigurinë 2 Funksionimi 4 Paneli I kontrollit 5 Përdorimi i parë 5 Përdorimi I përditshëm 5 Udhëzime dhe këshilla të nevojshme 6Kujdesi dhe pastrimi 7 Si të veprojmë nëse… 8 Të dhëna teknike 10 Instalimi 10 Probleme që lidhen me mjedisin 11 Rezervohet mundësia e ndryshimeve. TË DHËNA PËR SIGURINË Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të shmangur gabime dhe aksidente të panevojshme, është e rëndësishme që të gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje, të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime dhe sigurohuni që ti bashkëngjiten pajisjes në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj. Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini masat paraprake të udhëzimeve të përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga pakujdesia. Siguria e fëmijëve dhe personave me probleme • Kjo pajisje nuk është përshtatur për përdorim nga personat (përfshirë fëmijët) me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo mendore, ose me mungesë përvoje dhe njohurish, për sa kohë nuk janë të mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës për sigurinë e tyre. Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu siguruar që nuk luajnë me pajisjen. • Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.• Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni derën për të parandaluar fëmijët që luajnë të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të mbyllen vetë brenda. • Nëse kjo pajisje që përmban brava magnetike të derës do të vendoset në vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak, sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo do të parandalojë që pajisja të kthehet në rrezik vdekjeje për fëmijët. Siguria e përgjithshme Kujdes Mos i bllokoni zgavrat e ventilimit. • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese. • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar shkrirjen e akullit. • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si makinë akulloresh) brenda pajisjeve ftohëse, për sa kohë që nuk janë përshtatur për këtë nga prodhuesi. • Mos e dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse. • Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është një gaz natyror me një nivel të lartë pajtueshmërie me ambientin, por që është gjithsesi i ndezshëm. Gjatë transportimit dhe instalimit të pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e qarkut ftohtës të mos dëmtohet. 2 electrolux
Nëse qarku ftohtës dëmtohet: – shmangni flakët e hapura dhe burimet ndezëse – ajrosni tërësisht dhomën në të cilën ndodhet pajisja • Është e rrezikshme të ndryshoni specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme. Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose goditje elektrike. Paralajmërim Çdo komponent elektrik (kabllo i ushqimit, spina, kompresori) duhet të zëvendësohet nga një agjent i certifikuar shërbimi ose nga një personeli i kualifikuar i shërbimit për të shmangur rreziqet. 1. Kablloja e ushqimit nuk duhet të zgjatet. 2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur apo dëmtuar nga pjesa e pasme e pajisjes. Një prizë e shtypur apo e dëmtuar mund të mbinxehet e mund të shkaktojë zjarr. 3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë lehtësisht e arritshme. 4. Mos e tërhiqni prizën nga kablloja. 5. Nëse priza e ushqimit është e liruar, mos futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri. 6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa kapakun e llambushkës 1) për ndriçimin e brendshëm. • Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur e lëvizni atë. • Mos hiqni e mos prekni sende nga dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga bryma/ngrirësi. • Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në dritën e drejtpërdrejtë të diellit. • Llambushkat 2) në këtë pajisje përdoren llamba të posaçme të përzgjedhura vetëm për përdorim në pajisje elektro- shtëpiake. Ato nuk janë të përshtatshme për tu përdorur për ndriçim dhome.Përdorimi i përditshëm • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët plastike të pajisjes. • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng të ndezshëm, pasi këto mund të shpërthejnë. • Mos vendosni produkte ushqimore drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që ndodhet në murin e pasmë. 3) • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen nëse janë shkrirë njëherë. • Ushqimet e ngrira të paketuara paraprakisht, ruajini në pajisje sipas udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit. • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për ruajtjen e ushqimeve, duhet ti ndiqni me përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet përkatëse. • Mos vendosni pije të gazuara ose shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes, pasi këto krijojnë presion brenda shishes dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të dëmtojë pajisjen. • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie nëse konsumohen direkt nga pajisja. Kujdesi dhe pastrimi • Përpara se të kryeni mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe hiqeni nga priza. • Mos e pastroni pajisjen me objekte metalike. • Mos përdorni objekte të mprehta për të hequr brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse plastike. Instalimi E rëndësishme Për lidhjet elektrike, ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët përkatës. • Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo është e dëmtuar. Raportoni menjëherë dëmtimet e mundshme në vendin ku keni blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni paketimin. • Është e këshillueshme të prisni të paktën katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për ti lejuar vajit të rrjedhë në kompresor. • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij 1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën. 2) Nëse parashikohet përdorimi i llambave. 3) Nëse pajisja është Pa formim bryme. electrolux 3
do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet përkatëse për instalimin. • Pajisja nuk duhet vendosur pranë radiatorëve apo sobave. • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas montimit të pajisjes. Shërbimi • Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga një elektriçist i kualifikuar ose nga një person i aftë. • Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi origjinale.Mbrojtja e Mjedisit Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet në përputhje me rregullat e zbatueshme të vendosura nga autoritetet tuaja lokale. Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse, veçanërisht në pjesën e pasme pranë shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin janë të riciklueshme. FUNKSIONIMI Ndezja Futni spinën në prizën e murit. Drita treguese do të ndizet. Rrotulloni çelësin e Temperaturës në drejtim orar. E rëndësishme Nëse temperatura brenda pajisjes është tepër e lartë atëherë do të ndizet drita e alarmit. Fikja Për të fikur pajisjen, rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin OFF. Rregullimi i temperaturës Temperatura rregullohet automatikisht. Për të venë pajisjen në funksionim, veproni si vijon: • rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin për të përftuar minimumin e ftohtësisë. • rrotulloni çelësin e Temperaturës në pozicionin për të përftuar maksimumin e ftohtësisë. Një përzgjedhje mesatare është përgjithësisht përzgjedhja më e përshtatshme. Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të zgjidhet duke mbajtur parasysh se temperatura brenda në pajisje varet nga: • temperatura e dhomës • shpeshtësia e hapjes së kapakut • sasia e ushqimit të depozituar • vendndodhja e pajisjes. 4 electrolux
PANELI I KONTROLLIT 123 45 1Drita treguese 2Drita e alarmit ndaj temperaturës së lartë 3Llambushka Action Freeze 4Butoni Action Freeze 5Rregullatori i temperaturës Funksioni Action Freeze Mund të aktivizoni funksionin Action Freeze duke shtypur butonin Action Freeze. Drita Action Freeze do të ndizet. Është e mundur të çaktivizoni funksionin në çdo kohë duke shtypur butonin Action Freeze . Drita Action Freeze do të fiket. Alarm ndaj temperaturës së lartë Rritja e temperaturës në ngrirës (për shembull si pasojë e ikjes së dritave) tregohet nëpërmjet ndezjes së dritës së Alarmit Gjatë fazës së alarmit, mos vendosni ushqime brenda në frigorifer. Pasi të jenë rregulluar sërish kushtet, drita e Alarmit do të fiket automatikisht. PËRDORIMI I PARË Pastrimi i brendësisë së pajisjes Përpara së te përdorni pajisjen për herë të parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të vakët dhe pak sapun natyral për të hequr erën tipike të një produkti të ri, e më pas thajeni tërësisht.E rëndësishme Mos përdorni detergjent apo pluhura gërryese, pasi këto mund të dëmtojnë pjesët e lëmuara. PËRDORIMI I PËRDITSHËM Ngrirja e ushqimeve të freskëta Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për depozitimin e ushqimeve të ngrira për një kohë të gjatë. Për të ngrirë ushqime të freskëta, aktivizoni funksionin Action Freeze të paktën 24 orë përpara se të fusni ushqimin në dhomëzën e ngrirjes. Sasinë maksimale të ushqimit që mund të ngrijë për 24 orë, e gjeni mbi etiketën e parametrave 4) Procesi i ngrirjes zgjat 24 orë: gatë kësaj periudhe mos shtoni ushqime të tjera për të ngrirë. Depozitimi i ushqimeve të ngrira Kur e përdorni për herë të parë ose pas një periudhe jashtë përdorimit, përpara se tëfutni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen më të lartë. E rëndësishme Në rast të një shkrirjeje aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të dhënave teknike në pikën koha në rritje, ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi të jetë ftohur). 4) Referojuni kapitullit Të dhëna teknike electrolux 5
Kalendari i ushqimeve të ngrira Simbolet tregojnë lloje të ndryshme ushqimesh të ngrira. Numrat tregojnë kohëzgjatjen e ruajtjes në muaj për llojet e përshtatshme të ushqimeve të ngrira. Koha e ruajtjes në pajisje ka vlerë më të lartë apo më të ulët në varësi të cilësisë së ushqimit dhe trajtimit para ngrirjes. Hapja dhe mbyllja e kapakut Duke qenë se kapaku është i pajisur me një guarnicion puthitës, nuk është e lehtë ta rihapni atë menjëherë pasi e keni mbyllur (për shkak të vakumit të formuar brenda). Prisni disa minuta përpara se ta rihapni kapakun e pajisjes. Valvuli i vakumit do tju ndihmojë të hapni kapakun. Paralajmërim Mos e tërhiqni asnjëherë dorezën me shumë forcë. Koshat mbajtës Varini koshat në skajin e sipërm të frigoriferit (X) ose vendosini ato brenda frigoriferit (Y). Rrotulloni dhe fiksoni dorezat për këto dy pozicione, siç tregohet në figurë. XY Koshat do të rrëshqasin brenda njëri-tjetrit. Figurat e mëposhtme tregojnë se si shumë kosha mund të vendosen brenda modeleve të ndryshme të frigoriferëve. 606 230806 946 1061 1611 1336 1201 Gjithashtu ju mund të blini kosha të tjerë shtesë pranë Qendrës së Shërbimit. UDHËZIME DHE KËSHILLA TË NEVOJSHME Këshilla për ngrirjen Për tju ndihmuar të kryeni pjesën më të madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa këshilla të rëndësishme: • sasia maksimale e ushqimit që mund të ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën e vlerave; • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet shtuar ushqim tjetër për tu ngrirë gjatë kësaj periudhe; • ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë; • përgatitni ushqimin në racione të vogla për të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe të plotë si dhe për të bërë të mundur si rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e dëshiruar;• mbështilleni ushqimin me letër alumini ose polietileni dhe sigurohuni që paketimi të jetë hermetik; • mos lejoni ushqimet e freskëta, të pangrira, të prekin ushqimet që janë tashmë të ngrira, në mënyrë që të shmangni një rritje temperature të këtyre të fundit; • ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së ushqimit; • akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes, mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga ngrirja; • është e këshillueshme të shënoni në çdo pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për të pasur parasysh kohën e ruajtjes. 6 electrolux
Këshilla për vendosjen e ushqimeve të ngrira Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga kjo pajisje, duhet: • të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi; • të siguroheni se ushqimet e ngrira të transportohen nga dyqani në ngrirës, në një kohë sa më të shkurtër;• të mos e hapni shpesh kapakun apo ta lini hapur më gjatë se çduhet. • Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt dhe nuk mund të ngrihet sërish. • Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit. KUJDESI DHE PASTRIMI Kujdes Shkëputeni nga korrenti pajisjen përpara se të kryeni çdo veprim mirëmbajtjeje. Kjo pajisje përmban hidrokarbon në njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye, mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen vetëm nga teknikë të autorizuar. Pastrimi periodik 1. Fikni pajisjen. 2. Shkëputeni pajisjen nga priza. 3. Pastrojeni rregullisht pajisjen dhe aksesorët e saj me ujë të ngrohtë dhe sapun neutral. Pastrojeni me kujdes guarnicionin e kapakut. 4. Thajeni plotësisht pajisjen. 5. Futeni sërish në prizë pajisjen. 6. Ndizni pajisjen. Kujdes Mos përdorni detergjentë, produkte gërryes, produkte pastrues me shumë parfum ose pastrues me përmbajtje dylli për të pastruar pjesën e brendshme të pajisjes. Kujdesuni që të mos dëmtoni sistemin ftohës. E rëndësishme Nuk është nevoja të pastroni zonën e kompresorit. Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/ dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës. Shkrirja e ngrirësit Shkrini ngrirësin kur shtresa e brymës arrin një trashësi prej 10-15 mm.Koha më e mirë për të shkrirë ngrirësin kur brenda tij ka pak ose nuk ka ushqime. Për të hequr brymën e formuar, ndiqni udhëzimet e mëposhtme: 1. Fikni pajisjen. 2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini me disa shtresa gazete dhe vendosini në një vend të freskët. 3. Lëreni kapakun hapur, hiqni tapën nga tubi i kullimit të ujit të shkrirë dhe mblidheni ujin e shkrirë në një kovë. Përdorni një kruese për të hequr shpejt akullin. 4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar, thani pjesët e brendshme të pajisjes tërësisht dhe rivendoseni tapën. 5. Ndizni pajisjen. 6. Vendoseni çelësin e temperaturës në pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje. 7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët më parë. E rëndësishme Mos përdorni kurrë mjete të mprehta metalike për të kruar akullin pasi mund të dëmtoni pajisjen. Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo mjete artificiale për të përshpejtuar procesin e shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund ti shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit. Kohë të gjata mos-përdorimi Kur pajisja nuk përdoret për periudha të gjata, merrni masat paraprake të mëposhtme: 1. Fikni pajisjen. 2. Shkëputeni pajisjen nga priza. 3. Nxirrini të gjithë ushqimet nga pajisja. electrolux 7
4. Shkrini dhe pastroni pajisjen dhe gjithë aksesorët e saj. 5. Lëreni kapakun hapur për të parandaluar erërat e pakëndshme. E rëndësishme Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur, kërkojini dikujt të kontrollojë herëpas herë për të shmangur prishjen e ushqimit brenda, në rast të luhatjeve elektrike. SI TË VEPROJMË NËSE… Kujdes Përpara se të kryeni veprime për mirëmbajtjen e pajisjes, hiqeni atë nga priza. Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat kompetentë duhet të merren me rregullimet apo defektet që nuk janë në këtë manual.E rëndësishme Gjatë përdorimin normal dëgjohen disa tinguj (nga kompresori, qarkullimi i lëndës ftohëse). ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja Pajisja bën zhurmë.Pajisja nuk është mbështetur mirë në dysheme.Kontrolloni nëse pajisja qëndron pa lëvizur (të katër këmbët e saj duhet të kenë prekur tokën). Kompresori punon pa ndërprerje.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë. Dera është hapur shumë shpesh.Mos e mbani kapakun hapur më shumë se çduhet. Kapaku nuk është mbyllur mirë.Kontrolloni nëse kapaku është mbyllur mirë dhe që rondelet janë të padëmtuara dhe të pastra. Sasi të mëdha ushqimi janë futur brenda njëkohësisht për tu ftohur.Prisni disa orë dhe më pas kontrollojeni temperaturën sërish. Ushqimi i vendosur në pajisje ka qenë shumë i ngrohtë.Lëreni ushqimin të ftohet deri në temperaturën e dhomës përpara se ta fusni në pajisje. Temperatura e dhomës ku është vendosur pajisja është shumë e lartë për një funksionim të efektshëm të pajisjes.Përpiquni të ulni temperaturën në dhomën ku qëndron pajisja. Drita e alarmit ndaj temperaturës së Lartë ndizet.Brenda në ngrirës është shumë ngrohtë.Referojuni kapitullit Alarmi i Temperaturës së Lartë. Ngrirësi është ndezur së fundi dhe temperatura është ende shumë e lartë.Referojuni kapitullit Alarmi i Temperaturës së Lartë. Ka shumë brymë dhe akull.Produktet nuk janë mbështjellë siç duhet.Mbështillini ushqimet më mirë. Kapaku nuk është mbyllur mirë ose bëni kujdes të mos e mbyllni shumë fort.Kontrolloni nëse kapaku është mbyllur mirë dhe që rondelet janë të padëmtuara dhe të pastra. Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë. 8 electrolux
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja Tapa e tubit të kullimit të ujit nuk është vendosur siç duhet.Vendoseni mirë tapën e tubit të kullimit të ujit. Kapaku nuk mbyllet plotësisht.Ka shumë brymë dhe akull.Mënjanoni ngricën e tepërt. Rondelet e kapakut janë të ndotura ose ngjisin.Pastroni rondelet e derës. Paketimet e ushqimeve bllokojnë kapakun.Vendosni paketimet në mënyrën e duhur, shihni etiketën e ngjitur në pajisje. Kapaku është i vështirë për tu hapur.Rondelet e kapakut janë të ndotura ose ngjisin.Pastroni rondelet e derës. Valvuli është i bllokuar.Kontrolloni valvulin. Llambushka nuk punon.Llambushka është me defekt.Shihni kapitullin Zëvendësimi i llambushkës. Në ngrirës është shumë ngrohtë.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të ulët. Kapaku nuk puthitet mirë ose nuk është mbyllur mirë.Kontrolloni nëse kapaku është mbyllur mirë dhe që rondelet janë të padëmtuara dhe të pastra. Përpara ngrirjes, pajisja nuk ishte ftohur paraprakisht sa duhet.Ftoheni pajisjen paraprakisht për një kohë të mjaftueshme. Sasi të mëdha ushqimi janë futur brenda njëkohësisht për tu ftohur.Prisni disa orë dhe më pas kontrollojeni temperaturën sërish. Herën tjetër futni sasi më të vogla ushqimi për tu ngrirë në çdo kohë. Ushqimi i vendosur në pajisje ka qenë shumë i ngrohtë.Lëreni ushqimin të ftohet deri në temperaturën e dhomës përpara se ta fusni në pajisje. Produktet për tu ngrirë janë vendosur shumë ngjitur me njëra-tjetrën.Vendosini produktet në mënyrë të tillë që ajri i ftohtë të qarkullojë midis tyre. Dera është hapur shumë shpesh.Përpiquni të mos e hapni shumë shpesh kapakun. Kapaku është lënë hapur për një kohë të gjatë.Mos e mbani kapakun hapur më shumë se çduhet. Në ngrirës është shumë ftohtë.Temperatura nuk është vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më të lartë. Pajisja nuk punon. As ftohja apo ndriçimi nuk punojnë.Spina nuk është futur mirë në prizë.Futeni spinën mirë në prizë. Pajisja nuk furnizohet me energji.Provoni të lidhni një tjetër pajisje elektrike në spinën e rrymës elektrike. Pajisja nuk është ndezur.Ndizni pajisjen. Në spinë nuk ka voltazh (përpiquni të lidhni një pajisje tjetër në të).Thërrisni një elektricist. electrolux 9
Shërbimi i Klientit Nëse pajisja juaj ende nuk po punon mirë pasi keni kryer kontrollet e mësipërme, kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. Për të përftuar një shërbim të shpejtë, është e rëndësishme që kur aplikoni për këtë, të specifikoni modelin dhe numrin serial të pajisjes tuaj, që mund ti gjeni në certifikatën e garancisë ose në etiketën e parametrave që ndodhet në të djathtë të pjesës së jashtme të pajisjes. Zëvendësimi i llambushkës 1. Shkëputeni pajisjen nga priza. 2. Zëvendësojeni llambushkën e përdorur me një llambushkë të re të së njëjtës fuqi dhe të projektuar enkas për pajisjet elektro-shtëpiake. (fuqia maksimale tregohet në kapakun e llambushkës)3. Futeni në prizë pajisjen. 4. Hapni kapakun. Sigurohuni që llambushka të ndizet. Paralajmërim Mos e hiqni mbështjellën e llambës në momentin që kryeni zëvendësimin. Mos e vini në punë ngrirësin, nëse mbështjella e llambës është e dëmtuar apo nuk është e pranishme. TË DHËNA TEKNIKE DimensionetLartësi × Gjerësi × Thellësi (mm):Të dhënat e tjera teknike i gjeni në etiketën e parametrave që gjendet në anë të majtë brenda pajisjes dhe në etiketën e energjisë. 876 × 1336 × 665 Koha në Rritje31 orë INSTALIMI Pozicionimi Paralajmërim Nëse po mënjanoni një pajisje të vjetër që ka një kyç apo gremç mbi kapak, duhet të siguroheni që kjo pajisje është bërë e papërdorshme, duke shmangur rrezikun që fëmijët të bllokohen brenda duke luajtur. E rëndësishme Pajisja duhet ta ketë spinën të arritshme pas instalimit. Kjo pajisje mund të instalohet në një ambient të mbyllur, të thatë e të ajrosur mirë (garazh ose qilar), por për rendiment optimal instalojeni këtë pajisje në një vend ku temperatura e ambientit i korrespondon klasit të klimës të shënuar në etiketën e parametrave të pajisjes: Klasi i klimësTemperatura e ambientit SN+10°C deri + 32°C N+16°C deri + 32°C ST+16°C deri + 38°C Klasi i klimësTemperatura e ambientit T+16°C deri + 43°C Lidhja elektrike Përpara se ta futni pajisjen në prizë, sigurohuni që voltazhi dhe frekuenca që tregohet në tabelën e vlerave përputhet me të dhënat e rrymës së shtëpisë tuaj. Pajisja duhet tokëzuar. Spina e kabllitkabllos tsë ushqimit është e pajisur me një kontakt, pikërisht për këtë qëllim. Nëse spina e ushqimit të shtëpisë nuk është e tokëzuar, lidheni pajisjen në një prizë të veçuar të tokëzuar në përputhje me rregullat në fuqi, duke u këshilluar me një elektriçistelektricist. Prodhuesi refuzon të marrë përsipër gjithë përgjegjësinë nëse nuk ndiqen masat paraprake të mësipërme. Kjo pajisja është në përputhje me E.E.C. - Direktivat 10 electrolux