Home > Zanussi > Fridge freezer > Zanussi Zra 319 Sw Bulgarian Version Manual

Zanussi Zra 319 Sw Bulgarian Version Manual

    Download as PDF Print this page Share this page

    Have a look at the manual Zanussi Zra 319 Sw Bulgarian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 276 Zanussi manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.

    							SQUdhëzimet për përdorim 2
    BGРъководство за
    употреба15
    HRUpute za uporabu 29
    CSNávod k použití 41
    MKУпатство за ракување 53
    SRУпутство за употребу 67
    SKNávod na používanie 80
    SLNavodila za uporabo 92
    Frigorifer
    Хладилник
    Hladnjak
    Chladnička
    Фрижидер
    Фрижидер
    Chladnička
    Hladilnik
    ZRA319SW
     
    						
    							Përmbajtja
    Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  2
    Funksionimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  4
    Përdorimi i parë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  5
    Përdorimi I përditshëm _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  5
    Udhëzime dhe këshilla të
    nevojshme _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  6Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  7
    Si të veprojmë nëse… _  _  _  _  _  _  _  _  _  _   9
    Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  11
    Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _  11
    Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
      Të dhëna për sigurinë
    Në interes të sigurisë tuaj si dhe për një
    përdorim të saktë, përpara se të instaloni dhe
    të përdorni për herë të parë pajisjen, lexoni
    me kujdes këtë manual të përdoruesit, duke
    përfshirë këshillat dhe paralajmërimet. Për të
    shmangur gabime dhe aksidente të
    panevojshme, është e rëndësishme që të
    gjithë personat që do të përdorin këtë pajisje,
    të njohin mirë mënyrën e përdorimit dhe
    veçoritë e sigurisë. Ruajini këto udhëzime
    dhe sigurohuni që t'i bashkëngjiten pajisjes
    në rast se do ta falni apo do ta shisni atë, në
    mënyrë që kushdo që do ta përdorë gjatë
    jetëgjatësisë së saj, të jetë i mirinformuar për
    përdorimin e pajisjes dhe sigurinë ndaj saj.
    Për sigurinë e jetës dhe pronës, zbatojini
    masat paraprake të udhëzimeve të
    përdorimit, pasi prodhuesi nuk mban
    përgjegjësi për dëmtime të shkaktuara nga
    pakujdesia.
    Siguria e fëmijëve dhe personave me
    probleme
    • Kjo pajisje nuk është përshtatur për
    përdorim nga personat (përfshirë fëmijët)
    me aftësi të kufizuara fizike, ndjesore apo
    mendore, ose me mungesë përvoje dhe
    njohurish, për sa kohë nuk janë të
    mbikëqyrur apo janë udhëzuar si të
    përdorin pajisjen nga një njeri përgjegjës
    për sigurinë e tyre.
    Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u
    siguruar që nuk luajnë me pajisjen.
    • Mbajini të gjitha materialet e paketimit larg
    fëmijëve. Ka rrezik asfiksimi.
    • Nëse do ta hidhni pajisjen, hiqni spinën
    nga priza, pritni kabllon e ushqimit (sa më
    pranë pajisjes sa të mundeni) dhe hiqni
    derën për të parandaluar fëmijët që luajnë
    të pësojnë ndonjë goditje elektrike apo të
    mbyllen vetë brenda.
    • Nëse kjo pajisje që përmban brava
    magnetike të derës do të vendoset në
    vend të një pajisjeje të vjetër me bravë në
    trajtë suste (shul) mbi derë apo mbi kapak,
    sigurohuni që ta shkatërroni atë bravë
    përpara se të hidhni pajisjen e vjetër. Kjo
    do të parandalojë që pajisja të kthehet në
    rrezik vdekjeje për fëmijët.
    Siguria e përgjithshme
    Kujdes  Mos bllokoni zgavrat e ventilimit.
    • Pajisja është ndërtuar për të mbajtur
    ushqimet dhe/ose pijet në shtëpi, siç
    shpjegohet në këtë broshurë udhëzuese.
    • Mos përdorni asnjë pajisje mekanike apo
    mjete artificiale për të përshpejtuar
    shkrirjen e akullit.
    • Mos përdorni pajisje të tjera elektrike (si
    makinë akulloresh) brenda pajisjeve
    ftohëse, për sa kohë nuk janë përshtatur
    për këtë nga prodhuesi.
    • Mos dëmtoni qarkun e lëndës ftohëse
    (antipiretikut).
    2
     
     
    						
    							• Gazi ftohës (izobutani) (R600a) që
    ndodhet në qarkun ftohës të pajisjes, është
    një gaz natyror me një nivel të lartë
    pajtueshmërie me ambientin, por që është
    gjithsesi i ndezshëm.
    Gjatë transportimit dhe instalimit të
    pajisjes, sigurohuni që asnjë nga pjesët e
    qarkut ftohtës të mos dëmtohet.
    Nëse qarku ftohtës dëmtohet:
    – shmangni flakët e hapura dhe burimet
    ndezëse
    – ajrosni tërësisht dhomën në të cilën
    ndodhet pajisja
    • Është e rrezikshme të ndryshoni
    specifikimet apo të përpiqeni ta modifikoni
    këtë produkt në çdo mënyrë të mundshme.
    Çdo dëmtim i shkaktuar në kabllo mund të
    shkaktojë qark të shkurtër, zjarr dhe/ose
    goditje elektrike.
    Paralajmërim  Çdo komponent elektrik
    (kabllo i ushqimit, spina, kompresori)
    duhet të zëvendësohet nga një agjent i
    certifikuar shërbimi ose nga një personeli i
    kualifikuar i shërbimit.
    1. Kablli i ushqimit nuk duhet të zgjatet.
    2. Sigurohuni që spina nuk është shtypur
    apo dëmtuar nga pjesa e pasme e
    pajisjes. Një prizë e shtypur apo e
    dëmtuar mund të mbinxehet e mund të
    shkaktojë zjarr.
    3. Sigurohuni që priza e pajisjes të jetë
    lehtësisht e arritshme.
    4. Mos e tërhiqni prizën nga kablli.
    5. Nëse priza e fuqisë është liruar, mos
    futni në të spinën e ushqimit. Ka rrezik
    goditjeje elektrike ose zjarri.
    6. Nuk duhet të vini në punë pajisjen pa
    kapakun e llambushkës 
    1) së ndriçimit
    të brendshëm.
    • Kjo pajisje është e rëndë. Bëni kujdes kur
    e lëvizni atë.
    • Mos hiqni e mos prekni sende nga
    dhomëza e ngrirjes nëse i keni duart të
    njoma, pasi kjo mund të shkaktojë dëmtim
    të lëkurës ose djegie të shkaktuara nga
    bryma/ngrirësi.
    • Shmangni ekspozim të gjatë të pajisjes në
    dritën e drejtpërdrejtë të diellit.
    Përdorimi i përditshëm
    • Mos vendosni enë të nxehta mbi pjesët
    plastike të pajisjes.
    • Mos ruani brenda në pajisje gaz dhe lëng
    të ndezshëm, pasi këto mund të
    shpërthejnë.
    • Mos vendosni produkte ushqimore
    drejtpërdrejt në zgavrën e daljes së ajrit që
    ndodhet në murin e pasmë. 
    2)
    • Ushqimet e ngrira nuk duhet të ringrihen
    nëse janë shkrirë njëherë.
    • Ushqimet e ngrira të paketuara
    paraprakisht, ruajini në pajisje sipas
    udhëzimeve të prodhuesit të ushqimit.
    • Këshillat e prodhuesit të pajisjes për
    ruajtjen e ushqimeve, duhet t'i ndiqni me
    përpikmëri. Këshillohuni me udhëzimet
    përkatëse.
    • Mos vendosni pije të gazuara ose
    shkumëzuese në dhomëzën e ngrirjes,
    pasi këto krijojnë presion brenda shishes
    dhe mund të shpërthejnë, gjë që do të
    dëmtojë pajisjen.
    • Kubet e akullit mund të shkaktojnë djegie
    nëse konsumohen direkt nga pajisja.
    Kujdesi dhe pastrimi
    • Përpara se të kryeni veprime për
    mirëmbajtjen e pajisjes, fikeni atë dhe
    hiqeni nga priza. Nëse nuk e arrini dot
    spinën kryesore, shkëpusni energjinë
    elektrike.
    • Mos e pastroni pajisjen me objekte
    metalike.
    • Mos përdorni objekte me majë për të hequr
    brymën nga pajisja. Përdorni një kruajtëse
    plastike.
    1) Nëse parashikohet kapak për llambushkën
    2) Nëse pajisja është Pa formim bryme
     3
     
    						
    							• Kontrolloni rregullisht sistemin kullues të
    frigoriferit nëse ka mbetur në të ujë i ngrirë.
    Nëse është e nevojshme, pastroni filtrin e
    kullimit. Nëse tubi kullues është i bllokuar,
    uji do të mblidhet në fundin e pajisjes.
    Instalimi
    E rëndësishme  Për lidhjet elektrike ndiqni
    me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët
    e veçantë.
    • Shpaketoni pajisjen dhe kontrolloni nëse
    ka dëmtime. Mos e lidhni pajisjen nëse ajo
    është e dëmtuar. Raportoni menjëherë
    dëmtimet e mundshme në vendin ku keni
    blerë pajisjen. Në këtë rast, ruajeni
    paketimin.
    • Është e këshillueshme të prisni të paktën
    katër orë përpara se të lidhni pajisjen, për
    t'i lejuar vajit të rrjedhë në kompresor.
    • Rrotull pajisja duhet të ketë një qarkullim
    të mjaftueshëm të ajrit, pasi mungesa e tij
    do të shkaktonte mbinxehje. Për të arritur
    ventilim të mjaftueshëm, ndiqni udhëzimet
    përkatëse për instalimin.
    • Aty ku është e mundur, pjesa e pasme e
    produktit duhet të vendoset pas murit për
    të shmangur prekjen ose kapjen e pjesëve
    të nxehta (kompresorit, kondensatorit), e
    për të shmangur djegie të mundshme.
    • Pajisja nuk duhet vendosur pranë
    radiatorëve apo sobave.
    • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme pas
    montimit të pajisjes.
    •
    Lidheni vetëm me ujë të pijshëm. 
    3)
    Shërbimi
    • Çdo ndërhyrje elektrike e nevojshme për
    instalimin e kësaj pajisjeje, duhet kryer nga
    një elektriçist i kualifikuar ose nga një
    person i aftë.
    • Shërbimi i këtij produkti duhet të kryhet
    nga një Qendër e autorizuar Shërbimi, si
    dhe duhen përdorur vetëm pjesë këmbimi
    origjinale.
    Mbrojtja e Mjedisit
    Kjo pajisje nuk përmban gazra që mund
    të dëmtojnë shtresën e ozonit në qarkun
    e ftohësit apo në materialet izoluese. Pajisja
    nuk duhet të hidhet së bashku me plehrat e
    tjera të qytetit. Shkuma izoluese përmban
    gazra të ndezshëm: pajisja duhet të hidhet
    në përputhje me rregullat e zbatueshme të
    vendosura nga autoritetet tuaja lokale.
    Shmangni dëmtime në njësinë ftohëse,
    veçanërisht në pjesën e pasme pranë
    shkëmbyesit të nxehtësisë. Materialet e
    përdorura për këtë pajisje që kanë simbolin
     janë të riciklueshme.
    Funksionimi
    Ndezja
    Futni spinën në prizën e murit.
    Rrotullojeni Rregullatorin e temperaturës në
    drejtim orar në një përzgjedhje mesatare.
    Fikja
    Për të fikur pajisjen, rrotulloni rregullatorin e
    Temperaturës në pozicionin "O".
    Rregullimi i temperaturës
    Temperatura rregullohet automatikisht.
    Për të venë pajisjen në funksionim, veproni
    si vijon:
    • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
    drejt një përzgjedhjeje më të ulët, për të
    përftuar minimumin e ftohtësisë.
    • rrotulloni Rregullatorin e temperaturës
    drejt një përzgjedhjeje më të lartë, për të
    përftuar maksimumin e ftohtësisë.
    Një përzgjedhje mesatare është
    përgjithësisht përzgjedhja më e
    përshtatshme.
    Gjithsesi, përzgjedhja e saktë duhet të
    zgjidhet duke mbajtur parasysh se
    temperatura brenda në pajisje varet nga:
    3) Nëse parashikohet një lidhje me ujin
    4
     
     
    						
    							• temperatura e dhomës
    • shpeshtësia e hapjes së derës
    • sasia e ushqimit të depozituar
    • vendndodhja e pajisjes.
    E rëndësishme  Nëse temperatura e
    ambientit është e lartë ose nëse pajisja është
    mbushur plot, dhe pajisja është vendosur nëtemperaturën më të ulët, ajo mund të punojë
    pa pushim duke shkaktuar formimin e
    ngricës në murin e pasmë. Në këtë rast,
    rregullatori i temperaturës duhet vendosur në
    një përzgjedhje më të lartë për të lejuar
    shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
    reduktimin e konsumit të energjisë.
    Përdorimi i parë
    Pastrimi i brendësisë së pajisjes
    Përpara së te përdorni pajisjen për herë të
    parë, pastroni pjesën e tij të brendshme dhe
    gjithë aksesorët e brendshëm me ujë të
    vakët dhe pak sapun natyral për të hequr
    erën tipike të një produkti të ri, e më pas
    thajeni tërësisht.
    E rëndësishme  Mos përdorni detergjent apo
    pluhura gërryese, pasi këto mund të
    dëmtojnë pjesët e lëmuara.
    Përdorimi I përditshëm
    Ngrirja e ushqimeve të freskëta
    Dhomëza e ngrirësit është e përshtatshme
    për ngrirjen e ushqimit të freskët si dhe për
    depozitimin e ushqimeve të ngrira për një
    kohë të gjatë.
    Për të ngrirë ushqime të freskëta nuk është
    e nevojshme të ndryshoni përzgjedhjen
    mesatare.
    Gjithsesi, për një proces më të shpejtë
    ngrirjeje, rrotulloni çelësin e temperaturës në
    një përzgjedhje më të lartë për të përftuar
    maksimumin e ftohtësisë.
    E rëndësishme  N ë  k ë t o  k u s h t e ,  t e m p e r a t u r a
    e dhomëzës së frigoriferit mund të bjerë nën
    0°C. Nëse ndodh kjo, rivendoseni çelësin e
    temperaturës në një përzgjedhje më të
    ngrohtë.
    Depozitimi i ushqimeve të ngrira
    Kur e përdorni për herë të parë ose pas një
    periudhe jashtë përdorimit, përpara se të
    futni produkte në dhomëz, lëreni pajisjen të
    punojë për të paktën 2 orë në përzgjedhjen
    më të lartë.
    E rëndësishme  Në rast të një shkrirjeje
    aksidentale, për shembull si pasojë e ikjes së
    korrentit dhe nëse kjo ka zgjatur në kohë më
    shumë se vlera e shfaqur në tabelën e të
    dhënave teknike në pikën "koha në rritje",
    ushqimi i shkrirë duhet të konsumohet shpejt
    ose të gatuhet menjëherë e më pas të mund
    të rivendoset në ngrirje (jo të nxehtë, por pasi
    të jetë ftohur).
    Shkrirja e akullit
    Ushqimet e ngrira, përpara se të përdoren,
    mund të shkrihen në dhomëzën ftohëse ose
    në temperaturën e dhomës, në varësi të
    kohës në dispozicion për këtë proces.
    Copëzat e vogla të ushqimit mund të gatuhen
    edhe ndërsa janë ende të ngrira, direkt nga
    ngrirësi: në këtë rast, gatimi do të zgjasë më
    shumë.
     5
     
    						
    							Raftet e lëvizshme
    Muret e ftohësit janë
    të pajisura me një
    sërë shinash, në
    mënyrë që raftet të
    mund të vendosen
    sipas dëshirës.
    E rëndësishme Mos
    e lëvizni raftin prej
    xhami mbi sirtarin e
    zarzavateve për të
    siguruar një
    qarkullim të mirë të
    ajrit.
    Vendosja e rafteve të derës
    Për të lejuar ruajtjen
    e pakova të ushqimit
    me madhësi të
    ndryshme, raftet e
    dorës mund të
    vendosen në lartësi
    të ndryshme.
    Tërhiqni gradualisht
    raftin në drejtim të
    shigjetave, derisa të
    lirohet, e më pas
    rivendoseni sipas
    dëshirës.
    Udhëzime dhe këshilla të nevojshme
    Tingujt e Funksionimit Normal
    • Mund të dëgjoni një gurgullimë të lehtë kur
    frigoriferi pompohet nëpërmjet bobinave
    ose tubave. Është normale.
    • Kur kompresori është i ndezur, frigoriferi
    pompon ujin dhe do të dëgjoni një tingull
    uturimë dhe një zhurmë dridhëse nga
    kompresori. Është normale.
    • Zgjerimi termik mund të shkaktojë një
    zhurmë të papritur kërcitëse. Është një
    fenomen i natyrshëm dhe jo një fenomen
    fizik i rrezikshëm. Është normale.
    • Kur kompresori ndizet ose fiket, do të
    dëgjoni një "klik" të zbehtë të çelësit të
    temperaturës. Është normale.
    Këshilla për kursimin e energjisë
    • Mos e hapni shpesh derën e frigoriferit ose
    mos e lini atë absolutisht të hapur më
    shumë se ç'duhet.
    • Nëse temperatura e ambientit është e
    lartë, Rregullatori i Temperaturës është
    vendosur në përzgjedhjen më të lartë dhe
    pajisja është e mbushur plot, kompresori
    mund të punojë pa pushim duke shkaktuar
    formimin e ngricës ose akullit në aparatin
    e avullimit. Nëse kjo gjë ndodh, rrotulloni
    Rregullatorin e Temperaturës drejt një
    përzgjedhjeje më të ulët për të lejuar
    shkrirjen automatike dhe si rrjedhojë
    kursimin e konsumit të energjisë.
    Këshilla për ftohjen e ushqimeve të
    freskëta
    Për të arritur një funksionim më të mirë:
    • mos depozitoni ushqime të ngrohta apo
    lëngje që avullojnë në ftohës
    • mbuloni me kapak ose mbështillni
    ushqimin, veçanërisht nëse ka një erë të
    fortë
    • vendoseni ushqimin në mënyrë të tillë që
    ajri të qarkullojë lirshëm rreth tij
    Këshilla për ftohjen
    Këshilla të nevojshme:
    Mish (të gjitha llojet) : mbështillini në qeska
    polietileni dhe vendosini mbi raftin e xhamit
    që ndodhet mbi sirtarin e perimeve.
    Për siguri, ruajini në këtë mënyrë jo më
    shumë se një ose dy ditë.
    Ushqime të gatuara, gatesa të ftohta, etj..:
    këto duhet të mbulohen dhe mund të
    vendosen në çdo raft.
    Frutat dhe perimet: këto duhet të pastrohen
    mirë dhe të vendosen në sirtarin e posaçëm.
    6
     
     
    						
    							Gjalpi dhe djathi: këto duhet të vendosen në
    mbajtëset e posaçme hermetike ose të
    mbështjella në letër alumini ose qeska prej
    polietileni, për të lejuar brenda sa më pak ajër
    të jetë e mundur.
    Shishet e qumështit: këto duhet të kenë një
    kapak dhe duhet të vendosen në mbajtësen
    e shisheve tek dera.
    Bananet, patatet, qepët dhe hudhrat, nëse
    nuk janë të paketuara, nuk duhet të mbahet
    në ftohës.
    Këshilla për ngrirjen
    Për t'ju ndihmuar të kryeni pjesën më të
    madhe të procesit të ngrirjes, ja tek keni disa
    këshilla të rëndësishme:
    • sasia maksimale e ushqimit që mund të
    ngrihet në 24 orë. është shfaqur në tabelën
    e vlerave;
    • procesi i ngrirjes zgjat 24 orë. Nuk duhet
    shtuar ushqim tjetër për t'u ngrirë gjatë
    kësaj periudhe;
    • ngrini vetëm ushqime të cilësisë më të
    lartë, të freskëta dhe të pastruara mirë;
    • përgatitni ushqimin në racione të vogla për
    të mundësuar ngrirjen e tij të shpejtë dhe
    të plotë si dhe për të bërë të mundur si
    rrjedhojë shkrirjen e tij në sasinë e
    dëshiruar;
    • mbështilleni ushqimin me letër alumini ose
    polietileni dhe sigurohuni që paketimi të
    jetë hermetik;
    • mos lejoni ushqimet e freskëta, të
    pangrira, të prekin ushqimet që janë
    tashmë të ngrira, në mënyrë që të
    shmangni një rritje temperature të këtyre
    të fundit;
    • ushqimet pa dhjamë ruhen më mirë dhe
    më gjatë se ushqimet e yndyrshme; kripa
    redukton jetëgjatësinë e ruajtjes së
    ushqimit;
    • akujt e ujit, nëse konsumohen menjëherë
    pas nxjerrjes nga dhomëza e ngrirjes,
    mund të shkaktojnë djegie të lëkurës nga
    ngrirja;
    • është e këshillueshme të shënoni në çdo
    pako ushqimi të ngrirë datën e ngrirjes, për
    të pasur parasysh kohën e ruajtjes.
    Këshilla për depozitimin e ushqimeve të
    ngrira
    Për të arritur një rendiment sa më të lartë nga
    kjo pajisje, duhet:
    • të siguroheni se ushqimet e ngrira që keni
    blerë janë ruajtur siç duhet nga shitësi;
    • të siguroheni se ushqimet e ngrira të
    transportohen nga dyqani në ngrirës, në
    një kohë sa më të shkurtër;
    • të mos e hapni shpesh derën e frigoriferit
    ose mos e lini atë absolutisht të hapur më
    shumë se ç'duhet.
    • Pasi e keni shkrirë, ushqimi prishet shpejt
    dhe nuk mund të ngrihet sërish.
    • Mos e tejkaloni periudhën e ruajtjes të
    përcaktuar nga prodhuesi i ushqimit.
    Kujdesi dhe pastrimi
    Kujdes  Shkëputeni nga korrenti pajisjen
    përpara se të kryeni çdo veprim
    mirëmbajtjeje.
    Kjo pajisje përmban hidrokarbon në
    njësinë e saj ftohëse; për këtë arsye,
    mirëmbajtja dhe ringarkimi duhet të kryhen
    vetëm nga teknikë të autorizuar.
    Pastrimi periodik
    Pajisja duhet pastruar rregullisht:
    • pastroni brendësinë dhe aksesorët me ujë
    të vakët dhe me pak sapun.
    • kontrolloni rregullisht bravat e derës dhe
    pastrojini ato për t'u siguruar që janë të
    pastra dhe nuk kanë papastërti.
    • shpëlajeni dhe thajeni tërësisht.
     7
     
    						
    							E rëndësishme  Mos tërhiqni, lëvizni apo
    dëmtoni asnjë tub dhe/ose kabllot brenda
    kabinetit.
    Mos përdorni kurrë detergjent, pluhura
    gërryese, produkte pastruese me shumë erë
    të mirë ose pastrues me dyll për të pastruar
    brendësinë e pajisjes, pasi këto mund të
    dëmtojnë sipërfaqet dhe mund të lënë një erë
    të fortë.
    Pastroni kondensatorin (skarën e zezë) dhe
    kompresorin në pjesën e pasme të pajisjes,
    me një furçë ose me një fshesë korrenti. Ky
    veprim do të përmirësojë rendimentin e
    pajisjes dhe do të kursejë konsumin e
    energjisë.
    E rëndësishme  Kujdesuni që të mos dëmtoni
    sistemin ftohës.
    Shumë pastrues për sipërfaqe kuzhine
    përmbajnë kimikate që mund të sulmojnë/
    dëmtojnë lëndën plastike të përdorur në këtë
    pajisje. Për këtë arsye, këshillohet që veshja
    e jashtme e kësaj pajisjeje të pastrohet
    vetëm me ujë të ngrohtë me pak lëng larës.
    Pas pastrimit, rilidheni pajisjen me ushqimin
    kryesor.
    Shkrirja e frigoriferit
    Bryma eliminohet automatikisht nga
    avulluesi i dhomëzës së ftohësit sa herë që
    kompresori ndalon, gjatë përdorimit normal.
    Uji i shkrirjes kullon nëpërmjet një zgavre në
    një mbajtëse të posaçme që ndodhet në
    pjesën e pasme të pajisjes, mbi kompresorin
    e motorit, ku dhe avullon.
    Është e rëndësishme të pastroni periodikisht
    vrimën kulluese të ujit të shkrirjes, që
    ndodhet në mes të kanalit të dhomëzës së
    ftohjes, për të parandaluar që uji të rrjedhë
    jashtë e të pikojë mbi ushqime. Përdorni
    pastruesin e posaçëm që ju është dhënë, të
    cilin do ta gjeni të futur në vrimën e kullimit.
    Shkrirja e ngrirësit
    Një sasi e caktuar ngrice do të formohet
    gjithmonë në raftet e ngrirësit dhe rreth
    e përqark dhomëzës së sipërme.
    E rëndësishme  Shkrini ngrirësin kur shtresa
    e brymës arrin një trashësi prej 3-5 mm.
    Për të hequr brymën e formuar, ndiqni
    udhëzimet e mëposhtme:
    1. Fikni pajisjen.
    2. Hiqni çdo ushqim nga brenda, paketojini
    me disa shtresa gazete dhe vendosini në
    një vend të freskët.
    3. Lëreni derën hapur.
    4. Kur procesi i shkrirjes ka përfunduar,
    thani pjesët e brendshme të pajisjes
    tërësisht dhe rivendoseni tapën.
    5. Ndizni pajisjen.
    6. Vendoseni çelësin e temperaturës në
    pozicion të tillë që të përftoni ftohtësinë
    maksimale dhe lëreni pajisjen të punojë
    për dy ose tre orë me këtë përzgjedhje.
    7. Rivendosni në pajisje ushqimet që hoqët
    më parë.
    E rëndësishme  Mos përdorni kurrë vegla
    metalike me majë për të kruar brymën nga
    avulluesi pasi mund ta dëmtoni atë. Mos
    përdorni asnjë aparat mekanik apo mjete
    artificiale për të përshpejtuar procesin e
    shkrirje, veç atyre të rekomanduara nga
    prodhuesi. Ngritja e temperaturës së pakove
    të ushqimit të ngrirë, gjatë shkrirjes, mund t'i
    shkurtojë jetën ruajtjes së ushqimit.
    8
     
     
    						
    							Kohë të gjata mos-përdorimi
    Kur pajisja nuk përdoret për periudha të
    gjata, merrni masat paraprake të
    mëposhtme:
    •shkëputeni pajisjen nga energjia elektrike
    • nxirrni jashtë gjithë ushqimet
    •
    shkrirja 
    4)dhe pastroni pajisjen dhe gjithë
    aksesorët e saj
    • lëreni derën/dyert pak hapur për të
    shmangur formimin e erërave të
    pakëndshme.
    Nëse pajisjen do ta mbani të ndezur,
    kërkojini dikujt të kontrollojë herë pas herë
    për të shmangur prishjen e ushqimit brenda,
    në rast të luhatjeve elektrike.
    Si të veprojmë nëse…
    Paralajmërim  Përpara se të kryeni
    veprime për mirëmbajtjen e pajisjes,
    hiqeni atë nga priza.
    Vetëm elektricistët e kualifikuar ose personat
    kompetentë duhet të merren me rregullimet
    apo defektet që nuk janë në këtë manual.E rëndësishme  Gjatë përdorimit normal
    dëgjohen disa tinguj (nga kompresori,
    qarkullimi i lëndës ftohëse).
    ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
    Pajisja nuk punon.
    Llambushka nuk punon.Pajisja është e fikur.Ndizni pajisjen.
     Spina nuk është futur mirë në
    prizë.Futeni spinën mirë në prizë.
     Pajisja nuk ka korrent. Në
    prizën kryesore nuk kalon
    tension.Lidhni një pajisje tjetër elektrike
    në prizë.
    Kontaktoni një elektricist të
    kualifikuar.
    Llambushka nuk punon.Llambushka është në
    modalitetin stand-by.Mbylleni dhe hapeni derën.
     Llambushka është me defekt.Shihni kapitullin "Zëvendësimi i
    llambushkës.
    Kompresori punon pa
    ndërprerje.Temperatura nuk është
    vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më
    të lartë.
     Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e
    derës.
     Dera është hapur shumë
    shpesh.Mos e lini derën të hapur më
    gjatë se ç'duhet.
     Temperatura e produktit
    është shumë e lartë.Lëreni temperaturën e
    produktit të bjerë në
    temperaturën e ambientit,
    përpara se ta futni në pajisje.
     Temperatura e ambientit
    është shumë e lartë.Ulni temperaturën e ambientit.
    4) Nëse parashikohet.
     9
     
    						
    							ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja
    Në pllakëzën e pasme të
    ftohësit rrjedh ujë.Gjatë procesit automatik të
    shkrirjes, bryma shkrin në
    pllakëzën e pasme.Është normale.
    Brenda në frigorifer rrjedh
    ujë.Tubi i daljes së ujit është
    bllokuar.Pastroni tubin.
     Produktet e pengojnë ujin të
    rrjedhë në kolektorin e ujit.Sigurohuni që produktet të mos
    prekin pllakën e pasme.
    Uji rrjedh në dysheme.Uji i shkrirë që del jashtë nuk
    shkon në depozitën avulluese
    që ndodhet mbi kompresor.Bashkoni tubin e daljes së ujit
    të shkrirë me depozitën
    avulluese.
    Temperatura në pajisje
    është shumë e ulët.Temperatura nuk është
    vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më
    të lartë.
    Temperatura në pajisje
    është shumë e lartë.Temperatura nuk është
    vendosur siç duhet.Vendosni një temperaturë më
    të ulët.
     Dera nuk është mbyllur mirë.Shihni kapitullin "Mbyllja e
    derës.
     Temperatura e produktit
    është shumë e lartë.Lëreni temperaturën e
    produktit të bjerë në
    temperaturën e ambientit,
    përpara se ta futni në pajisje.
     Keni futur shumë produkte
    njëkohësisht në pajisje.Futni më pak produkte
    njëkohësisht në pajisje.
     Në pajisje nuk qarkullon ajër i
    ftohtë.Sigurohuni që në pajisje të
    qarkullojë ajër i ftohtë.
    Ndërrimi i llambushkës
    Nëse doni të ndërroni llambushkën, ndiqni
    këta hapa:
    1. Shkëputeni pajisjen nga rryma.
    2. Hiqni vidhën nga kapaku i llambushkës.
    3. Zbërtheni pjesën e lëvizshme duke e
    shtypur siç tregohet në figurë.
    4. Zëvendësoni llambushkën me një tjetër
    të së njëjtës fuqi (fuqia maksimale
    tregohet në mbështjellën e llambushkës)
    5. Fiksojeni kapakun e llambushkës në
    vend.
    6. Vidhoseni vidhën e kapakut të
    llambushkës.
    7. Rilidheni pajisjen me rrymën.
    8. Hapni derën dhe kontrolloni nëse drita
    ndizet.
    Mbyllja e derës
    1. Pastroni guarnicionin e derës.
    2. Nëse është e nevojshme, rregulloni
    derën. Shihni paragrafin "Instalimi".
    3. Nëse është e nevojshme, zëvendësoni
    guarnicionet me defekt të derës.
    Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit.
    10
     
     
    						
    All Zanussi manuals Comments (1)

    Related Manuals for Zanussi Zra 319 Sw Bulgarian Version Manual