Samsung Rl 52 Vebts User Manual
Have a look at the manual Samsung Rl 52 Vebts User Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 1705 Samsung manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.
Manual përdorimi i frigoriferit imagjinoni mundësitë Ju falënderojmë për blerjen e këtij produkti Samsung. Për të marrë një shërbim më të plotë, ju lutemi, regjistrojeni produktin në www.samsung.com/register Pajisje me qëndrim të lirë vertikal ShqipKy manual është prodhuar me letër 100% të riciklueshme. %1 JOEC%1 JOEC..
2_ informacion sigurie INFORMACION SIGURIE • Përpara përdorimit të pajisjes, lexojeni këtë manual deri në fund dhe mbajeni në një vend të sigurt pranë pajisjes, për referencë në të ardhmen. • Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj të menduar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. Kjo pajisje nuk është menduar që të përdoret nga persona (përfshirë fëmijë) me aftësi të kufi zuara fi zike, ndijimore ose mendore, ose që nuk kanë përvojë dhe njohuri, përveç rastit kur mbikëqyren ose iu jepen udhëzime në lidhje me përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. • Paralajmërimet dhe udhëzimet e rëndësishme për sigurinë në këtë manual nuk i mbulojnë të gjitha kushtet dhe situatat e mundshme që mund të ndodhin. Është përgjegjësia juaj që të përdorni logjikën, të kini vëmendje dhe të bëni kujdes kur e instaloni, e mirëmbani dhe e përdorni pajisjen tuaj. • Duke qenë se udhëzimet vijuese të përdorimit mbulojnë modele të ndryshme, karakteristikat e frigoriferit tuaj mund të ndryshojnë pak nga ato që përshkruhen në këtë manual dhe jo të gjitha shenjat e paralajmërimit mund të gjejnë zbatim. Nëse keni pyetje ose shqetësime, kontaktoni me qendrën më të afërt të shërbimit ose gjeni ndihmë dhe informacion në linjë në www.samsung.com. Simbole dhe masa të rëndësishme të sigurisë: PARALAJMËRIM Rreziqet ose praktikat e pasigurta që mund të shkaktojnë lëndim të rëndë të personave ose vdekje. KUJDES Rreziqet ose praktikat e pasigurta që mund të shkaktojnë lëndim të vogël të personave ose dëmtim të pronës. MOS e provoni. MOS e çmontoni. MOS e prekni. Ndiqni udhëzimet me kujdes. Hiqni spinën e korrentit nga priza në mur. Sigurohuni që makineria të jetë e tokëzuar për të parandaluar goditje elektrike. Telefononi për ndihmë në qendrën e kontaktit. Shënim. Këto shenja paralajmërimi janë vendosur këtu për të parandaluar lëndimin tuaj dhe të të tjerëve. Ju lutemi, ndiqini ato me kujdes. Pasi ta lexoni këtë seksion, ruajeni në një vend të sigurt për referencë në të ardhmen. Njoftim i KE-së Ky produkt është përcaktuar që të jetë në përputhje me Direktivën e tensionit të ulët (2006/95/KE), me Direktivën e përshtatshmërisë elektromagnetike (2004/108/KE) dhe me Direktivën e projektimit mjedisor (2009/125/KE) që zbatohet nga Rregullorja (KE) Nr. 643/2009 e Bashkimit Evropian. SHENJAT E RËNDËSISHME TË PARALAJMËRIMIT PËR TRANSPORTIMIN DHE VENDIN • Kur e transportoni dhe e instaloni pajisjen, duhet të bëhet kujdes që siguroheni se asnjë pjesë e qarkut ngrirës të mos jetë e dëmtuar. - Gazi ftohës që rrjedh nga tubacioni mund të ndizet ose të shkaktojë lëndim të syve. Nëse diktohet rrjedhje, shmangni çdo fl akë të hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën ndodhet pajisja. • Për të shmangur krijimin e një përzierje të ndezshme gaz-ajër nëse ndodh një rrjedhje në qarkun e gazit ftohës, madhësia e dhomës në të cilën mund të jetë vendosur pajisja varet nga sasia e gazit ftohës që përdoret. • Mos ndizni kurrë një pajisje që tregon shenja dëmtimi. Nëse keni dyshime, konsultohuni me shitësin. Dhoma ku mund të jetë vendosur frigoriferi duhet të jetë me madhësi 1m³ për çdo 8g gaz ftohës R600a brenda pajisjes. Sasia e gazit ftohës në pajisjen tuaj përkatëse tregohet në pllakën e identifi kimit brenda pajisjes. PARALAJMËRIM informacion sigurie %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
informacion sigurie _3 SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRUESE PËR INSTALIMIN • Mos e instaloni frigoriferin në një vend me lagështi ose ku mund të bjerë në kontakt me ujin. - Dëmtimi i izolimit të pjesëve elektrike mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. • Mos e vendosni këtë frigorifer në dritë të drejtpërdrejtë të diellit ose mos e ekspozoni ndaj nxehtësisë së sobave, ngrohëseve të dhomës ose pajisjeve të tjera. • Mos vendosni disa pajisje në të njëjtin bllok prizash. Frigoriferi duhet që të vendoset gjithmonë në prizën e tij individuale, me tension nominal që përputhet me atë në pllakën e klasifi kimeve. - Kjo ofron performancën më të mirë dhe parandalon gjithashtu mbingarkimin e qarqeve të kabllove elektrike në shtëpi, të cilat mund të shkaktojnë rrezik zjarri nga kabllot e tejnxehur. • Nëse priza në mur është e liruar, mos e fusni spinën. - Ka rrezik goditjeje elektrike ose zjarri. • Mos përdorni kordon që ka çarje ose dëmtim nga gërryerja përgjatë trupit ose në secilin skaj. • Mos e përkulni shumë kordonin elektrik ose mos vendosni sende të rënda sipër tij. • Mos përdorni aerosol pranë frigoriferit. - Aerosolët e përdorur pranë frigoriferit mund të shkaktojnë shpërthim ose zjarr. • Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet të instalohet dhe të vendoset në përputhje me manualin. • Vendoseni spinën në pozicionin e duhur me kabllo të varur. - Nëse e vendosni spinën në anën e kundërt, teli mund të këputet dhe të shkaktojë zjarr ose goditje elektrike. • Sigurohuni që spina të mos jetë e shtypur ose e dëmtuar në pjesën e pasme të frigoriferit. • Kur ta lëvizni frigoriferin, bëni kujdes që të mos e rrotulloni ose të mos e dëmtoni kordonin elektrik. - Kjo paraqet rrezik zjarri. • Pajisja duhet të pozicionohet në mënyrë që spina të mund të arrihet pas instalimit. • Frigoriferi duhet të tokëzohet. - Frigoriferin duhet ta tokëzoni që të parandaloni rrjedhje të energjisë ose goditje elektrike që shkaktohen nga rrjedhja e korrentit nga frigoriferi. • Mos përdorni kurrë tubat e gazit, linjat e telefonit ose pika të tjera rrufepritëse si tokëzim. - Përdorimi i pasaktë i spinës së tokëzimit mund të shkaktojë goditje elektrike. • Nëse kordoni elektrik është i dëmtuar, ndërrojeni menjëherë nga prodhuesi ose agjenti i tij i shërbimit. • Siguresa në frigorifer duhet të ndërrohet nga tekniku ose kompania e kualifi kuar e shërbimit. - Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet goditje elektrike ose lëndim i personit. SHENJA KUJDESI PËR INSTALIMIN • Mbajeni të lirë hapësirën e ajrimit në vendin e futjes së pajisjes ose në strukturën e montimit. • Lejojeni pajisjen të qëndrojë për 2 orë pas instalimit. SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRIMI PËR PËRDORIMIN • Mos e vendosni spinën me duar të lagura. • Mos vendosni sende mbi pajisje. - Kur hapni ose mbyllni derën, sendet mund të bien dhe të shkaktojnë lëndim personi dhe/ose dëmtim material. PARALAJMËRIM KUJDES PARALAJMËRIM %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
4_ informacion sigurie SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRIMI PËR PËRDORIMIN (VAZHDIM) • Mos vendosni sende të mbushura me ujë mbi frigorifer. - Nëse derdhet, ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike. • Mos lejoni që fëmijët të varen te dera. - Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet lëndim i rëndë i personit. • Mos i lini të hapura dyert e frigoriferit ndërkohë që frigoriferi nuk mbikëqyret dhe mos i lini fëmijët të futen brenda në frigorifer. - Ekziston rreziku i ngecjes së fëmijëve dhe i lëndimit serioz të personit për shkak të temperaturës së ulët. • Mos i vendosni kurrë gishtat ose objekte të tjera në vrimën e shpërndarësit. - Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet lëndim personi ose dëmtim material. • Mos vendosni në frigorifer substanca të avullueshme ose të ndezshme, si benzol, hollues, alkool, eter ose gaz të lëngshëm. - Ruajtja e një prej këtyre produkteve mund të shkaktojë shpërthim. • Mos ruani në frigorifer produkte farmaceutike delikate ndaj temperaturave të ulëta, materiale shkencore ose produkte të tjera delikate ndaj temperaturave të ulëta. - Produktet që kërkojnë kontroll të rreptë të temperaturës nuk duhet të ruhen në frigorifer. • Mos i vendosni ose mos i përdorni pajisjet elektrike brenda në frigorifer, përveçse kur lloji i tyre rekomandohet nga prodhuesi. • Mos përdorni tharëse fl okësh për ta tharë frigoriferin nga brenda. Mos vendosni qiri të ndezur brenda në frigorifer për të larguar aromat e këqija. - Kjo mund të shkaktojë goditje elektrike ose zjarr. • Mos i prekni muret e brendshme të ngrirësit ose produktet brenda në ngrirës me duar të lagura. - Kjo mund të shkaktojë ngrirje. • Mos përdorni pajisje mekanike ose ndonjë mënyrë tjetër për të shpejtuar procesin e shkrirjes, përveç atyre që rekomandohen nga prodhuesi. • Mos e dëmtoni qarkun e gazit ftohës. • Ky produkt është menduar të përdoret vetëm për ruajtjen e ushqimeve në ambient shtëpiak. • Shishet duhet të vendosen të ngjitura pranë njëra-tjetrës që të mos bien. • Nëse diktohet rrjedhje gazi, shmangni çdo fl akë të hapur ose burime të mundshme ndezjeje dhe ajroseni për disa minuta dhomën në të cilën ndodhet pajisja. • Përdorni vetëm llamba LED të dhëna nga prodhuesi ose agjentët e shërbimit. • Fëmijët duhet të mbikëqyren për t'u siguruar që ata të mos luajnë dhe/ose të mos hipin mbi pajisje. • Mos e çmontoni ose mos e riparoni vetë frigoriferin. - Do të përballeni me rrezikun e zjarrit, keqfunksionimit dhe/ose lëndimit të personit. Në rast keqfunksionimi, ju lutemi kontaktoni agjentët tuaj të shërbimit. • Nëse pajisja nxjerr zhurmë të çuditshme, djegie a erë ose tym, hiqeni menjëherë spinën dhe kontaktoni qendrën më të afërt të shërbimit. - Nëse nuk e bëni këtë, mund të shkaktohet goditje elektrike ose rrezik zjarri. Mbajeni të lirë hapësirën e ajrimit në vendin e futjes së pajisjes ose në strukturën e montimit. • Nëse hasni vështirësi kur ndërroni dritën, kontaktoni agjentët e shërbimit. • Nëse produktet janë të pajisura me llambë LED, mos e çmontoni vetë kapakun e llambës dhe llambën LED. - Ju lutemi, kontaktoni agjentët e shërbimit. • Nëse në frigorifer ka pluhur ose ujë, tërhiqni spinën dhe kontaktoni qendrën tuaj të shërbimit të Samsung Electronics. - Ka rrezik zjarri. SHENJAT E KUJDESIT PËR PËRDORIMIN • Për të arritur funksionimin më të mirë të produktit, - Mos i vendosni ushqimet shumë pranë vendeve të ajrimit në pjesën e pasme të pajisjes sepse ato mund të pengojnë qarkullimin e lirë të ajrit në dhomëzën e ftohjes. - Mbështilleni ushqimin siç duhet ose vendoseni atë në enë hermetike përpara se ta vendosni në frigorifer. KUJDES PARALAJMËRIM %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
informacion sigurie _5 • Mos vendosni pije të gazuara në dhomëzën e ngrirjes. Mos vendosni shishe ose enë qelqi në ngrirje. - Kur përmbajtja e tyre ngrin, shishja mund të thyhet dhe mund të shkaktojë lëndim të personit ose dëmtim të pronës. • Mos ndryshoni funksionalitetin ose mos modifi koni frigoriferin. - Ndryshimet ose modifi kimet mund të shkaktojnë lëndim të personit dhe/ose dëmtim të pronës. Çdo ndryshim ose modifi kim i kryer nga një palë e 3-të në këtë pajisje të kompletuar, nuk mbulohet nga shërbimi i garancisë së Samsung dhe Samsung nuk është përgjegjës për çështjet e sigurisë dhe dëmtimet që shkaktohen nga modifi kimet e palës së 3-të. • Mos i bllokoni vrimat e ajrit. - Nëse vrimat e ajrit janë të bllokuara, veçanërisht me qese plastike, frigoriferi mund të ftohet tej mase. Nëse kjo periudhë ftohjeje zgjat shumë, fi ltri i ujit mund të prishet dhe të shkaktojë rrjedhje uji. - Mos vendosni ushqime të reja për ngrirje pranë ushqimeve tashmë të ngrira. • Ju lutemi, kontrolloni kohët e maksimumit të ruajtjes dhe datat e skadimit të sendeve të ngrira. • Mbusheni depozitën e ujit, tabakanë e akullit dhe kubat e ujit vetëm me ujë të pijshëm. SHENJA KUJDESI PËR PASTRIMIN DHE PËR MIRËMBAJTJEN • Mos spërkatni ujë drejtpërdrejt brenda ose jashtë frigoriferit. - Ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike. • Mos përdorni gaz të ndezshëm pranë frigoriferit. - Ka rrezik shpërthimi ose zjarri. • Mos spërkatini produkte pastrimi drejtpërdrejt në ekran. - Germat e shkruara në ekran mund të zhduken. • Hiqni çdo lëndë të huaj ose pluhur nga kunjat e spinës. Por mos përdorni leckë të lagur ose të njomë kur pastroni spinën, kur të hiqni lëndë të huaj ose pluhur nga kunjat e spinës. - Përndryshe, ka rrezik zjarri ose goditjeje elektrike. • Hiqeni frigoriferin nga priza përpara pastrimit dhe kryerjes së mirëmbajtjes. SHENJA TË RËNDËSISHME PARALAJMËRIMI PËR HEDHJEN • Sigurohuni që asnjë nga tubat në pjesën e pasme të pajisjes të mos jenë dëmtuar para se ta hidhni. • R600a ose R134a përdoret si gaz ftohës. Kontrolloni etiketën e kompresorit në pjesën e pasme të pajisjes ose etiketën e klasifi kimit brenda frigoriferit për të parë se çfarë gazi ftohës përdoret për frigoriferin tuaj. Kur produkti përmban gaz të ndezshëm (gaz ftohës R600a), kontaktoni autoritetin tuaj vendor për hedhjen e sigurt të këtij produkti. Ciklopentani përdoret si gaz për izolim. Gazet në materialin e izolimit kërkojnë procedurë të veçantë të hedhjes. Ju lutemi, kontaktoni autoritetet tuaja vendore për hedhjen e këtij produkti për sigurinë e mjedisit. Sigurohuni që asnjë nga tubat në pjesën e pasme të pajisjeve të mos jenë dëmtuar para se ta hidhni. Tubat do të çahen në vend të hapur. • Nëse pajisja përmban gaz ftohës izobutan (R600a), një gaz natyral me ndikim të lartë në mjedis, që sidoqoftë është gjithashtu i ndezshëm. Kur e transportoni dhe e instaloni pajisjen, bëni kujdes të siguroheni që asnjë pjesë e qarkut ngrirës të mos jetë e dëmtuar. • Kur e hidhni këtë produkt ose frigoriferë të tjerë, hiqni guarnicionet e derës/dyerve, rezen e derës në mënyrë që fëmijët e vegjël ose kafshët të mos ngecin brenda. Lërini në vend raftet, në mënyrë që fëmijët të mos ngjiten lehtësisht brenda. Fëmijët duhet të mbikëqyren në mënyrë që të siguroheni që ata të mos luajnë me pajisjen e vjetër. • Ju lutemi, hidheni materialin e paketimit për këtë produkt në një mënyrë të sigurt për mjedisin. KUJDES PARALAJMËRIM %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
6_ informacion sigurie përmbajtjet INSTALIMI I FRIGORIFERIT ME DY DYER ····················································7 PËRDORIMI I FRIGORIFERIT ·········································································13 ZGJIDHJA E PROBLEMEVE ··········································································19 KËSHILLA SHTESË PËR PËRDORIMIN E DUHUR • Në rast ndërprerjeje të energjisë, telefonojini zyrës vendore të kompanisë suaj elektrike dhe pyesni se sa do të zgjasë. - Shumica e ndërprerjeve të energjisë që rregullohen brenda një ose dy orësh nuk do të ndikojnë në temperaturën e frigoriferit tuaj. Megjithatë, ju duhet të reduktoni në minimum hapjet e derës ndërkohë që nuk ka energji. - Nëse ndërprerja e energjisë zgjat më shumë se 24 orë, hiqni të gjitha ushqimet e ngrira. • Nëse frigoriferi është dhënë me çelësa, çelësat duhet të mbahen larg fëmijëve dhe jo në afërsi të pajisjes. • Pajisja mund të mos funksionojë në mënyrë të njëtrajtshme (mundësi e rritjes së lartë të temperaturës në frigorifer) kur qëndron për një periudhë të gjatë kohore nën skajin e ftohtë të diapazonit të temperaturës për të cilën është dizajnuar pajisja ftohëse. • Mos ruani ushqim që prishet lehtë në temperaturë dhome, si p.sh. banane, pjepër. • Pajisja juaj nuk ka brymë, gjë e cila nënkupton që nuk është nevoja që ta shkrini pajisjen manualisht, sepse kjo do të kryhet automatikisht. • Temperatura që rritet gjatë shkrirjes mund të jetë në përputhje me kërkesën ISO. Por nëse doni që të parandaloni rritjen e padëshiruar të temperaturës së ushqimit të ngrirë ndërkohë që shkrini pajisjen, ju lutemi mbështilleni ushqimin e ngrirë me disa fl etë gazete.• Çdo rritje e temperaturës së ushqimit të ngrirë gjatë shkrirjes mund të shkurtojnë kohëzgjatjen e tij të ruajtjes. Këshilla për kursimin e energjisë - Instalojeni pajisjen në një dhomë të freskët dhe të thatë, me ajrim të përshtatshëm. Sigurohuni që ajo të mos ekspozohet ndaj dritës së drejtpërdrejtë të diellit dhe të mos vendoset kurrë pranë një burimi të drejtpërdrejtë nxehtësie (për shembull pranë një radiatori). - Mos i bllokoni kurrë hapësirat ose grilat e ajrimit të pajisjes. - Lëreni ushqimin e ngrohtë që të ftohet përpara se ta vendosni atë në pajisje. - Vendoseni ushqimin e ngrirë në frigorifer që të shkrijë. Pastaj mund të përdorni temperaturën e ulët të produkteve të ngrira për të ftohur ushqimin në frigorifer. - Mos e mbani hapur për një kohë të gjatë derën e pajisjes kur fusni ushqim ose kur nxirrni ushqim. Sa më e shkurtër të jetë koha që dera është e hapur, aq më pak akull do të formohet në ngrirës. - Pastrojeni rregullisht pjesën e pasme të frigoriferit. Pluhuri rrit konsumin e energjisë. - Mos vendosni temperaturë më të lartë sesa nevojitet.- Siguroni dalje të mjaftueshme të ajrit në bazamentin dhe në pjesën e pasme të frigoriferit. Mos i mbuloni hapësirat e hyrjes së ajrit. - Lejoni hapësirë djathtas, majtas, pas dhe lart kur ta instaloni. Kjo do t'ju ndihmojë që të ulni konsumin e energjisë dhe t'i mbani faturat e energjisë të ulëta. %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
instalimi _7 01 INSTALIMIPËRGATITJA PËR INSTALIMIN E FRIGORIFERIT Përgëzime për blerjen e këtij frigoriferi Samsung. Shpresojmë që t'i shijoni veçoritë bashkëkohore dhe efi kasitetin që ofron kjo pajisje e re. • Ky frigorifer, përpara se të përdoret, duhet të instalohet dhe të vendoset në përputhje me manualin. • Përdoreni pajisjen vetëm për qëllimin e saj të menduar, siç përshkruhet në këtë manual udhëzues. • Ju rekomandojmë fuqimisht që çdo shërbim të kryhet nga një individ i kualifi kuar. • Ju lutemi, hidheni materialin e paketimit për këtë produkt në një mënyrë të sigurt për mjedisin. Nxirrni spinën nga priza përpara se të ndërroni dritën e brendshme të frigoriferit. - Përndryshe, ka rrezik goditjeje elektrike. Zgjedhja e vendit më të mirë për frigoriferin • Një vend pa ekspozim të drejtpërdrejtë ndaj dritës së diellit. • Një vend me dysheme të rrafshët. • Një vend me hapësirë të mjaftueshme për hapje të lehtë të derës së frigoriferit. • Lini hapësirë të mjaftueshme djathtas, majtas, pas dhe lart për qarkullimin e ajrit. Nëse frigoriferi nuk ka hapësirë të mjaftueshme, sistemi i ftohjes së brendshme mund të mos funksionojë siç duhet. • Ju lutemi sigurohuni që pajisja të mund të lëvizë lirshëm në rast mirëmbajtjeje dhe shërbimi.• Lartësia e produktit mund të jetë e ndryshme në varësi të modeleve. • Lini hapësirë djathtas, majtas, pas dhe lart kur ta instaloni. Kjo do të ndihmojë që të ulni konsumin e energjisë dhe t'i mbani faturat e energjisë të ulëta. • Mos e instaloni frigoriferin në një vend me temperaturë më të ulët se 10°C. Tërhiqeni njësinë plotësisht kur e instaloni, i kryeni shërbim ose e pastroni frigoriferin nga pas dhe shtyjeni përsëri në vend pasi të mbaroni punën. Sigurohuni që dyshemeja të mund të mbajë një frigorifer të ngarkuar plot. PARALAJMËRIM KUJDES ose 960mm 50mm 50mm 1,165mm 600mm 560mmtë paktëntë paktën instalimi i frigoriferit %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
8_ instalimi NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË FRIGORIFERIT Samsung rekomandon që ndryshimi i drejtimit të hapjes së derës të kryhet nga ofruesit e aprovuar të shërbimit të Samsung-ut. Kjo do të kryhet kundrejt pagesës dhe me shpenzimet e klientit. Dëmet e mundshme si pasojë e përpjekjes për ndryshimin e drejtimit të hapjes së derës nuk mbulohen nga garancia e prodhuesit të pajisjes. Riparimet e mundshme të nevojshme si pasojë e rrethanave të mësipërme do të kryhen kundrejt pagesës dhe me shpenzimet e klientit. Veglat e nevojshme Nuk jepen Kaçavidë me kokë Phillips (+)Kaçavidë me kokë petë (-)Çelës me fole 10 (për bulonat) Nuk jepen Pjesë shtesë Çelës 11 mm (për kunjin e menteshës)Çelës 3/16” Allen (për menteshën e mesit)Kapak i menteshës së sipërme majtas (Poshtë kapakut të sipërm) 1. Hiqni 4 vidat në kapakun e sipërm të frigoriferit. Sigurohuni që frigoriferi të jetë hequr nga priza përpara se të merreni me telat elektrikë.2. Hiqni kapakun e sipërm. Sigurohuni që ta shkëputni telin poshtë kapakut të sipërm. Bëni kujdes që të mos i dëmtoni telat elektrikë kur të hiqni kapakun e sipërm. 3. Shkëputni telin dhe pastaj hiqni 3 bulonat në pjesën e sipërme të frigoriferit. Sigurohuni që dera e frigoriferit të jetë mbyllur mirë. 4. Hiqni derën e frigoriferit nga mentesha e mesit duke e ngritur derën me kujdes drejt. Dera e frigoriferit është e rëndë, bëni kujdes që të mos lëndoheni kur ta hiqni derën e frigoriferit. 5. Çmontojeni menteshën e mesit duke hequr 2 bulona dhe një vidë në anën e djathtë. Hiqni derën e ngrirësit nga mentesha e poshtme duke e ngritur derën me kujdes lart. Dera e ngrirësit është e rëndë, bëni kujdes që të mos lëndoheni kur ta hiqni derën e ngrirësit. PARALAJMËRIM PARALAJMËRIM Vida KUJDES KUJDES Mentesha e mesit KUJDES KUJDES Mentesha e mesit Mentesha e poshtme %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
instalimi _9 01 INSTALIMI NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË FRIGORIFERIT (VAZHDIM) 6. Shkëputni kapakun e këmbës së përparme pasi të hiqni 2 vida. 7. Zhvidhosni 2 bulonat që mbajnë shtrënguar menteshën e poshtme dhe gjithashtu zhvidhosni një bulon në anën e majtë, pranë këmbës së përparme ku do të vendoset mentesha e poshtme që u hoq. Përpara se të hiqni menteshën e poshtme, kthejini pak këmbët e përparme në drejtim të akrepave të orës për montim dhe çmontim më të thjeshtë. 8. Ndërrojeni pozicionin e kunjit të menteshës së poshtme. Hiqni vidën në udhëzuesin automatik dhe hiqni kunjin e menteshës së poshtme me një çelës 11 mm. Vendosni kunjin e menteshës së poshtme majtas dhe vendosni përsëri udhëzuesin automatik, të drejtuar në anën e kundërt. 9. Vendosni menteshën e poshtme në anën e majtë dhe të poshtme të frigoriferit ku në hapin 8 më parë u hoq një bulon. Vidhosni bulonin e mbetur në anën e djathtë dhe të poshtme të frigoriferit për përdorim në të ardhmen.10. Ndërroni anën e kapakut të menteshës së poshtme dhe pastaj vendosni kapakun e këmbës së përparme në pjesën e poshtme të frigoriferit. 11. Ndërroni anën e kapakut të menteshës së mesit, kapakut të vidës dhe një vide nga ana e majtë, në të djathtën. 12. Hiqni vidën në anën e djathtë dhe të poshtme të derës së ngrirësit. Kalojeni ndaluesin e derës dhe guarnicionin e menteshës nga e djathta në të majtë. 13. Kalojeni guarnicionin e menteshës dhe kapakun e guarnicionit në pjesën e sipërme të derës së ngrirësit. VidaKapaku i këmbës së përparme 10 mm 10 mm Kunji i menteshës së poshtme Udhëzuesi automatikVida Kapaku i menteshës së poshtme Kapaku i vidës Kapaku i menteshës së mesit VidaVida Guarnicioni i menteshës Ndaluesi i derës Guarnicioni i menteshës Kapaku i guarnicionit %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..
10_ instalimi NDËRRIMI I ANËS SË DERËS SË FRIGORIFERIT (VAZHDIM) 14. Vendoseni përsëri me kujdes derën e ngrirësit. Montoni menteshën e mesit me 2 bulona në anën e majtë. Një vidë do të mbesë pas ndërrimit të anës së derës së ngrirësit. Kjo nuk ndikon në performancën e frigoriferit. 15. Hiqni vidën në anën e djathtë dhe të poshtme të derës së frigoriferit. Kalojeni ndaluesin e derës dhe guarnicionin e menteshës nga e djathta në të majtë. 16. Hiqni kapakun e telit në pjesën e sipërme të derës së frigoriferit me një kaçavidë petë dhe pastaj hiqni menteshën e sipërme dhe telat nga ana e djathtë e derës së frigoriferit. 17. Shkëputni kapakun e menteshës së sipërme djathtas nga mentesha e sipërme dhe nxirrini telat duke i tërhequr nga kapaku i menteshës djathtas.18. Përdorni një çelës 11 mm për të ndarë kunjin e menteshës së sipërme. Kthejeni menteshën e sipërme në anën tjetër dhe vendoseni kunjin e menteshës së sipërme. 19. Kalojeni anën e kapakut të derës dhe guarnicionin e menteshës në pjesën e sipërme të derës së frigoriferit. 20. Rimontoni menteshën e sipërme duke kryer në rend të kundërt hapin 19. (Sigurohuni që të përdorni kapakun e menteshës së sipërme majtas, i cili mund të gjendet poshtë tavolinës së sipërme.) Vendoseni menteshën e montuar në anën e majtë të derës së frigoriferit. Sigurohuni që shiriti i kuq i telit të pozicionohet në fundin e kapakut të menteshës së sipërme majtas. Guarnicioni i menteshës Ndaluesi i derës Kapaku i derësGuarnicioni i menteshës %1 JOEC4FD%1 JOEC4FD..