Electrolux Esf 46015 Albanian Version Manual
Have a look at the manual Electrolux Esf 46015 Albanian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 208 Electrolux manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.
Aktivizoni ose çaktivizoni funksionin e shumëfishtë përpara fillimit të një programi larjeje Nuk mund të aktivizoni ose çaktivizoni funksionin e shumëfishtë gjatë procesit të një programi. Për të aktivizuar funksionin e shumëfishtë 1. Aktivizojeni pajisjen. 2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes. 3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa treguesi i funksionit të shumëfishtë të ndizet. 4. Lëshojini butonat e funksioneve (D) dhe (E). Funksioni është aktivizuar. • Kur aktivizoni funksionin e shumëfishtë, ky qëndron i aktivizuar derisa ta çaktivizoni ju. Për të çaktivizuar funksionin e shumëfishtë dhe për të përdorur veçmas detergjent, kripë dhe shpëlarës 1. Aktivizojeni pajisjen.2. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes. 3. Shtypni dhe mbani shtypur njëkohësisht butonat e funksioneve (D) dhe (E) derisa treguesi i funksionit të shumëfishtë të ndizet. 4. Lëshojini butonat e funksioneve (D) dhe (E). Funksioni është çaktivizuar. 5. Mbushni mbajtësin e kripës dhe folenë e shpëlarësit. 6. Vendoseni fortësinë e ujit në nivelin më të lartë. 7. Nisni një program larjeje pa enë brenda. 8. Kur programi i larjes të përfundojë, përshtateni zbutësin e ujit sipas fortësisë së ujit në zonën tuaj. 9. Përshtatni sasinë e shpëlarësit MBUSHJA E ENËLARËSES ME TAKËME DHE ENË Referojuni broshurës Shembuj të ngarkesave RealLife. Udhëzime dhe këshilla • Mos fusni në pajisje artikuj që thithin ujë (sfungjerë, lecka për pastrim). • Hiqni ushqimet e mbetura nga enët. • Zbutini ushqimet e djegura të mbetura mbi artikuj. • Futini enët e thella (filxhanët, gotat dhe tenxheret) me pjesën e hapur të drejtuar për poshtë. • Sigurohuni që uji të mos mblidhet në enë ose në tasa. • Sigurohuni që takëmet dhe enët të mos ngjiten bashkë.• Sigurohuni që gotat të mos prekin njëra- tjetrën. • Vendosni artikujt e vegjël në koshin e takëmeve. • Lugët përziejini me takëme të tjera për të mos lejuar që të ngjiten me njëra-tjetrën. • Kur fusni artikuj në kosh, sigurohuni që uji ti prekë të gjitha sipërfaqet. • Vendosni artikujt e lehtë në koshin e sipërm. Sigurohuni që artikujt të mos lëvizin. • Pikat e ujit mund të grumbullohen mbi artikujt plastikë dhe tiganët që nuk ngjisin. PËRZGJEDHJA DHE STARTIMI I NJË PROGRAMI LARËS Nisja e programit të larjes pa shtyrje të tij Ju mund të zgjidhni programin e larjes me derën e pajisjes hapur apo mbyllur.Nëse dera është e hapur, mund të ndryshoni cilësimin, pajisja fillon të punojë vetëm pasi mbyllet dera. Nëse dera është e mbyllur, pajisja fillon të punojë pas 3 sekondash nga përzgjedhja e programit të larjes. electrolux 11
1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes. 2. Zgjidhni një programi larjeje. • Treguesi përkatës i programit ndizet. • Të gjitha dritat treguese të programeve të tjera fiken. • Koha e programit pulson në ekran. • Treguesi i ecurisë së programit ndizet. 3. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes fillon automatikisht. • Koha e programit nuk pulson më në ekran. • Treguesi i ecurisë së programit qëndron i ndezur. Fillimi i programit të larjes me shtyrjen e programit Ju mund të zgjidhni shtyrjen e programit me derën e pajisjes hapur apo mbyllur. Nëse dera është e hapur, mund të ndryshoni cilësimin sepse pajisja fillon të punojë vetëm pasi mbyllet dera. Nëse dera është e mbyllur, pajisja fillon të punojë pas 3 sekondash nga përzgjedhja e shtyrjes së programit. 1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes. 2. Zgjidhni një programi larjeje. 3. Shtypni butonin e shtyrjes së programit vazhdimisht derisa ekrani të tregojë kohën e shtyrjes së programit. • Koha e fillimit të shtyrjes së programit pulson në ekran. 4. Mbyllni derën e pajisjes, numërimi mbrapsht fillon automatikisht. • Koha e fillimit të shtyrjes së programit nuk do të pulsojë më në ekran. • Treguesi i ecurisë së programit fiket. Kur të përfundojë numërimi mbrapsht, programi i larjes fillon automatikisht. • Treguesi i ecurisë së programit ndizet. Hapja e derës së pajisjes ndalon numërimin mbrapsht. Mbyllni derën, numërimi mbrapsht vazhdon nga pika kur u ndërpre. Anulimi i shtyrjes së programit Numërimi mbrapsht nuk po funksionon 1. Shtypni butonin e shtyrjes së programit vazhdimisht derisa ekrani të tregojë kohën e programit të larjes.2. Mbyllni derën e pajisjes, programi i larjes fillon automatikisht. Numërimi mbrapsht po funksionon 1. Shtypni butonin e shtyrjes së programit vazhdimisht derisa ekrani të tregojë kohën e programit të larjes. • Koha e programit pulson në ekran. Pas pak sekondash, koha ndalon së pulsuari dhe programi i larjes fillon automatikisht. Ndërprerja e programit të larjes • Hapni derën e enëlarëses. – Programi i larjes ndalon. • Mbylleni derën e pajisjes. – Programi i larjes vazhdon nga pika ku u ndërpre. Anulimi i programit të larjes Nëse programi i larjes nuk ka filluar, ju mund ta ndryshoni përzgjedhjen. Për të ndryshuar përzgjedhjen ndërkohë që programi i larjes është në punë, nevojitet të anulohet programi. • Shtypni dhe mbani shtypur butonin (B) dhe butonin e funksionit (C) në të njëjtën kohë derisa të gjithë treguesit e programeve të ndizen. Sigurohuni që të ketë detergjent në folenë e detergjentit përpara se të filloni një program të ri larjeje. Përfundimi i programit të larjes Kur programi i larjes ka përfunduar, ekrani tregon një zero. • Treguesi i ecurisë së programit është i fikur. • Treguesi i mbarimit ndizet. 1. Çaktivizoni pajisjen. 2. Hapni derën e pajisjes. Për rezultate më të mira tharjeje, lëreni derën e pajisjes paksa të hapur për disa minuta. Hiqini artikujt nga koshat. • Lërini enët të ftohen para se t’i hiqni ato nga pajisja. Enët e nxehta mund të dëmtohen lehtë. • Boshatisni koshin e poshtëm në fillim dhe më pas atë të sipërmin. • Mund të ketë ujë anash dhe te dera e pajisjes. Enët prej inoksi ftohen më parë se enët e tjera. 12 electrolux
PROGRAMET E LARJES ProgramiLloji i ndotjesLloji i ngarkesësPërshkrimi i programit Auto1)Të gjithaEnë prej fajance, takëme, tenxhere dhe tiganëParalarje Larje 45 °C ose 70 °C Shpëlarjet Tharje IntensiveNdotje e madheEnë prej fajance, takëme, tenxhere dhe tiganëParalarje Larje 70 °C Shpëlarjet Tharje Quick 2)Ndotje e sapo bërëEnë prej fajance dhe takëmeLarje 60 °C Shpëlarje Eco3)Ndotje normaleEnë prej fajance dhe takëmeParalarje Larje 50 °C Shpëlarjet Tharje One hourNdotje e lehtëEnë prej fajance dhe takëmeLarje 55 °C Shpëlarjet 1) Pajisja e dallon llojin e ndotjes dhe sasinë e artikujve në kosha. Ajo e përshtat automatikisht temperaturën dhe sasinë e uji, konsumin e energjisë dhe kohën e programit. 2) Me këtë program mund të lani një ngarkesë enësh me ndotje të sapo bërë. Ai ofron rezultate të mira në larje për një kohë të shkurtër. 3) Ky është një program standard për institutet e testimit. Me këtë program ju keni përdorimin më të efektshëm të konsumimit të ujit dhe energjisë për takëme dhe komplete me ndotje normale. Referojuni broshurës përkatëse për informacionin e testimit. Vlerat e konsumit Programi1)Energjia (kWh)Uji (litra) Auto0.7 - 1.38 - 14 Intensive1.0 - 1.19 - 10 Quick0.87 Eco0.7 - 0.88 - 9 One hour0.8 - 0.98 - 9 1) Në ekran shfaqet koha e programit. Presioni dhe temperatura e ujit, ndryshimet në furnizimin me energji elektrike dhe sasia e enëve tëngarkuara mund ti ndryshojnë vlerat e konsumit. KUJDESI DHE PASTRIMI Heqja dhe pastrimi i filtrave Filtrat e ndotur përkeqësojnë rezultatet e larjes. Megjithëse mirëmbajtja e këtyre filtrave është shumë e ulët, bëni kontrolle të herëpashershme dhe nëse është e nevojshme ti pastroni ato. 1. Rrotullojeni filtrin (A) në drejtimin e kundërt të akrepave të orës dhe hiqeni nga filtri (B). electrolux 13
A B 2. Filtri (A) ka dy pjesë. Për të çmontuar filtrin, tërhiqini nga njëri-tjetri. 3. Pastrojini pjesët plotësisht me ujë. 4. Vendosini dy pjesët e filtrit (A) bashkë dhe shtyjini. Sigurohuni që ato të jenë futur siç duhet me njëra-tjetrën. 5. Hiqeni filtrin (B).6. Pastrojeni filtrin (B) plotësisht me ujë. 7. Vendoseni filtrin (B) në pozicionin e tij fillestar. Sigurohuni që të jetë futur siç duhet te dy udhëzuesit (C). C 8. Vendoseni filtrin (A) në pozicion brenda filtrit (B). Rrotullojeni filtrin (A) në drejtim të akrepave të orës derisa të kyçet. Pastrimi i krahëve spërkatës Mos i çmontoni krahët spërkatës. Nëse vrimat në krahët spërkatës bllokohen, hiqni mbeturinat e mbetura me një objekt të hollë me maj. Pastrimi i sipërfaqeve të jashtme Pastroni sipërfaqet e jashtme të pajisjes dhe panelin e kontrollit me një leckë të butë dhe të njomë. Përdorni vetëm detergjente neutrale. Mos përdorni produkte gërryese, materiale pastruese të ashpra ose tretës (p.sh. aceton). SI TË VEPROJMË NËSE… Ndezja e pajisjes nuk kryhet ose pajisja ndalon gjatë punës. Së pari, përpiquni të gjeni një zgjidhje për problemin (referojuni tabelës). Nëse nuk e gjeni, kontaktoni qendrën e shërbimit. Për disa keqfunksionime, ekrani tregon kodin e alarmit:• - Pajisja nuk mbushet me ujë • - Pajisja nuk e kullon ujin • - Pajisja kundër përmbytjes është e aktivizuar. Paralajmërim Çaktivizojeni pajisjen para se të kryeni kontrollet. KeqfunksionimShkaku i mundshëmZgjidhja e mundshme Pajisja nuk mbushet me ujë.Rubineti i ujit është i bllokuar ose është i veshur me çmërs.Pastroni rubinetin e ujit. Presioni i ujit është shumë i ulët.Lidhuni me autoritetin lokal të ujësjellësit. Rubineti i ujit është i mbyllur.Hapeni rubinetin e ujit. 14 electrolux
KeqfunksionimShkaku i mundshëmZgjidhja e mundshme Filtri në zorrën e hyrjes së ujit është i bllokuar.Pastroni filtrin. Zorra e hyrjes së ujit nuk është lidhur mirë.Sigurohuni që zorra të jetë lidhur mirë. Zorra e hyrjes së ujit është dëmtuar.Sigurohuni që zorra e hyrjes së ujit nuk ka dëmtime. Pajisja nuk e zbraz ujin.Rubineti i lavamanit është i bllokuar.Pastroni rubinetin e lavamanit. Zorra e shkarkimit nuk është lidhur mirë.Sigurohuni që zorra të jetë lidhur mirë. Zorra e shkarkimit të ujit është e dëmtuar.Sigurohuni që zorra e shkarkimit të ujit nuk ka dëmtime. Pajisja kundër përmbytjes është e aktivizuar. Mbylleni rubinetin dhe lidhuni me qendrën e shërbimit. Fillimi i programit të larjes nuk kryhet.Dera e pajisjes është e hapur.Mbylleni derën e pajisjes. Spina nuk është e futur në prizë.Futeni spinën në prizë. Është dëmtuar siguresa në kutinë e siguresave.Zëvendësoni siguresën. Është vendosur shtyrja e programit.• Anuloni shtyrjen e programit. • Kur të përfundojë numërimi mbrapsht, programi i larjes fillon automatikisht. Mbas kontrollit, aktivizojeni pajisjen. Programi vazhdon nga pika ku u ndërpre. Nëse keqfunksionimi ndodh përsëri, lidhuni me qendrën e shërbimit. Nëse ekrani shfaq kode të tjera alarmi, lidhuni me qendrën e shërbimit. Informacioni i nevojshëm për qendrën e shërbimit ndodhet në pllakën e specifikimeve.Regjistrojeni këtë informacion: –Modeli (MOD.) .................................................... .... – Numri i produktit (PNC) ........................................ – Numri i serisë (S N.) .............................................. Rezultatet e larjes dhe rezultatet e tharjes nuk janë të kënaqshme ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja e mundshme Enët nuk janë të pastra.Programi i larjes nuk është i duhuri për llojin e ngarkesës dhe ndotjes.Sigurohuni që programi i zgjedhur i larjes është i duhuri për llojin e ngarkesës dhe ndotjes. Nuk i keni vendosur mirë artikujt në kosha, uji nuk i preku të gjitha sipërfaqet.Vendosini artikujt mirë në kosha. Krahët spërkatës nuk arritën të rrotullohen lirisht. Pozicionim i gabuar i artikujve në kosha.Sigurohuni që pozicionimi i gabuar i artikujve të mos shkaktojë bllokimin e krahëve spërkatës. electrolux 15
ProblemiShkaku i mundshëmZgjidhja e mundshme Filtrat janë pis ose nuk janë montuar dhe instaluar si duhet.Sigurohuni që filtrat janë të pastër dhe të montuar e instaluar siç duhet. Është përdorur shumë pak ose aspak detergjent.Sigurohuni që sasia e detergjentit është e mjaftueshme. Ka copa çmërsi mbi enë.Mbajtësi i kripës është bosh.Mbusheni folenë e kripës me kripë për enëlarëse. Niveli i gabuar i përshtatësit të zbutësit të ujitPërshtatni zbutësin e ujit me nivelin e duhur. Kapaku i mbajtëses së kripës nuk është mbyllur mirë.Sigurohuni që kapaku i mbajtëses së kripës të jetë mbyllur mirë. Në gota dhe enë ka rrëke, njolla të bardha ose veshje turbullire.Sasia e shpëlarësit është shumë e lartë.Pakësoni sasinë e shpëlarësit. Njolla pikash uji të thata në gotat dhe enët.Sasia e shpëlarësit është shumë e ulët.Shtoni sasinë e shpëlarësit. Shkak për këtë mund të jetë detergjenti.Përdorni një markë tjetër detergjenti. Enët janë të lagura.Program i larjes ishte pa fazë tharjeje ose me një fazë tharjeje të reduktuar.Për rezultate më të mira tharjeje, lëreni derën gjysmë të hapur për disa minuta. Enët janë të lagura dhe me njolla mat.Foleja e shpëlarësit është bosh.Mbushni folenë shpërndarëse të shpëlarësit me ndihmësin për shpëlarjen. Funksioni i shumëfishtë është i aktivizuar (ky funksion çaktivizon automatikisht shpërndarësin e shpëlarësit).Aktivizoni shpërndarësin e shpëlarësit. Aktivizimi i shpërndarësit të shpëlarësit 1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja të jetë në modalitetin e përzgjedhjes. 2. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksionit (B) dhe (C) njëkohësisht derisa dritat treguese mbi butonat e funksionit (A) , (B) dhe (C) të fillojnë të pulsojnë. 3. Lëshojini butonat e funksionit (B) dhe (C). 4. Shtypni butonin e funksionit (B). • Treguesit e programeve mbi butonat e funksioneve (A) dhe (C) fiken. • Treguesi i programit mbi butonin funksional (B) vazhdon të pulsojë.• Në ekran do të shfaqet përzgjedhja për folenë e shpëlarësit. Shpërndarësi i shpëlarësit është i çaktivizuar. Shpërndarësi i shpëlarësit është i aktivizuar. 5. Shtypni butonin (B) të funksionit për të ndryshuar përzgjedhjen. 6. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar. TË DHËNA TEKNIKE PërmasatGjerësia Lartësia Thellësia446 mm 850 mm 620 mm 16 electrolux
Lidhja elektrikeTensioni Rryma e përgjithshme Siguresa Frekuenca220-240 V 2100 W 10 A 50 Hz Presioni i furnizimit me ujëmin. maks.0,5 bar (0,05 MPa) 8 bar (0,8 MPa) Furnizimi me ujë 1)Ujë i ftohtë ose ujë i ngrohtëmaks. 60 °C KapacitetiNumri i vendeve9 1) Lidheni zorrën e hyrjes së ujit te një rubinet me fileto 3/4. Nëse uji i nxehtë vjen nga burime alternative energjie (p.sh. panele diellore ose fotovoltaike dhe turbinaere), furnizojeni pajisjen me ujë të nxehtë për të ulur konsumin e energjisë. PROBLEME QË LIDHEN ME MJEDISIN Ricikloni materialet me simbolin . Vendoseni ambalazhin te konteinerët e riciklimit nëse ka. INSTALIMI Instalimi nën një sipërfaqe kuzhine Vendoseni pajisjen afër një rubineti uji dhe një tubacioni të shkarkimit. Hiqni pjesën e sipërme të pajisjes dhe instalojeni nën një njësi lavamani apo një dollapi kuzhine. Sigurohuni që dimensionet e prerjes të jenë të njëjta me ato të dhëna në figurë.Si ta hiqni pjesën e sipërme të pajisjes 1. Hiqni vidhat e pasme (1) 2. Tërhiqeni pjesën e sipërme nga pas pajisjes (2). 3. Ngrijeni pjesën e sipërme dhe lëvizeni nga vrimat e përparme (3). 4. Përdorni këmbëzat e rregullueshme për të rregulluar nivelimin e pajisjes. 5. Montojeni pajisjen nën pjesën e sipërme të kuzhinës. Mos e shtypni ose mos e përthyeni zorrën e ujit gjatë instalimit. electrolux 17
Rregullimi i nivelit të pajisjes Nivelimi i saktë i pajisjes bën që dera të mbyllet dhe të puthitet siç duhet. Me nivelim të pasaktë, dera kapet tek anët e dollapit. Lironi ose shtrëngoni këmbët e rregullueshme për të niveluar pajisjen. Lidhja e kullimit të ujit Lidheni zorrën e derdhjes së ujit te: • Rubineti i lavamanit dhe bashkojeni poshtë pjesës së sipërme. Kjo parandalon që uji i ndotur i lavamanit të kthehet në pajisje. • Një tub me një vrimë ventilimi. Diametri i brendshëm duhet të jetë minimumi 40 mm. max 85 cm min 40 cm max 400 cm Hiqni tapën e rubinetit kur pajisja kullon ujin, për të parandaluar që uji të kthehet mbrapsht në pajisje.Gjatësia e zorrës së kullimit nuk duhet të jetë më shumë se 2 m. Diametri i brendshëm nuk duhet të jetë më i vogël se diametri i zorrës. Nëse lidhni tubin e kullimit të ujit te një rubinet mbyllës nën lavapjatës, hiqni membranën plastike (A). Nëse nuk e hiqni membranën, ushqimi i mbetur mund të shkaktojë bllokim në rubinetin e tubit të kullimit Një pajisje sigurie ndalon që uji i pisët të kthehet te pajisja. Nëse rubineti i lavapjatës ka një valvul mos-kthimi, kjo valvul mund të bëjë që pajisja të mos kullojë siç duhet. Hiqni valvulin e mos-kthimit. 18 electrolux