Home > Electrolux > Dishwasher > Electrolux Esf 46015 Albanian Version Manual

Electrolux Esf 46015 Albanian Version Manual

    Download as PDF Print this page Share this page

    Have a look at the manual Electrolux Esf 46015 Albanian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 208 Electrolux manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.

    							udhëzimet për përdorim
    Enëlarëse
    ESF 46015
     
    						
    							Electrolux. Thinking of you.
    Bëhuni edhe ju pjesë e botëkuptimit tonë në
    www.electrolux.com
    PËRMBAJTJA
    Të dhëna për sigurinë   2
    Përshkrim i produktit   5
    Paneli I kontrollit   6
    Përdorimi i pajisjes   7
    Vendosja e zbutësit të ujit   8
    Përdorimi I kripës në enëlarëse   9
    Përdorimi I detergjentit dhe shpëlarësit
     10
    Funksioni I shumëfishtë   10
    Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë
     11Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës
     11
    Programet e larjes   13
    Kujdesi dhe pastrimi   13
    Si të veprojmë nëse…   14
    Të dhëna teknike   16
    Probleme që lidhen me mjedisin   17
    Instalimi  17
    Rezervohet mundësia e ndryshimeve.
      TË DHËNA PËR SIGURINË
    Përpara instalimit dhe përdorimit, lexojeni
    me kujdes këtë manual:
    • Për sigurinë tuaj dhe për sigurinë e
    pronës suaj.
    • Për të mbrojtur mjedisin.
    • Për funksionimin e saktë të pajisjes.
    Këto udhëzime mbajini gjithnjë së bashku
    me pajisjen edhe kur e lëvizni ose ia jepni
    pajisjen dikujt tjetër.
    Prodhuesi nuk është përgjegjës nëse një
    instalim ose përdorim i pasaktë shkakton
    dëmtim.
    Siguria e fëmijëve dhe personave me
    probleme
    • Mos lejoni persona me ndjeshmëri fizike
    të reduktuar, funksione mendore të
    reduktuara ose mungesë përvoje dhe
    njohurish, përfshi këtu edhe fëmijët, që ta
    përdorin këtë pajisje. Këta njerëz duhet të
    mbikëqyren ose të udhëzohen për
    përdorimin e pajisjes nga personi
    përgjegjës për sigurinë e tyre.
    • Fëmijët duhet të mbikëqyren për tu
    siguruar se nuk luajnë me pajisjen.
    • Mbajini të gjitha materialet e ambalazhimit
    larg fëmijëve. Ekziston rreziku i mbytjes
    ose lëndimit.
    • Mbajini të gjithë detergjentet në një vend
    të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin
    detergjentet.• Mbajini fëmijët dhe kafshët shtëpiake larg
    enëlarëses, gjatë kohës që dera e saj
    është e hapur.
    Siguria e përgjithshme
    • Mos ia ndryshoni specifikimet kësaj
    pajisjeje. Ekziston rreziku i lëndimit të
    personave dhe i dëmtimit të pajisjes.
    • Zbatoni udhëzimet e sigurisë të dhëna
    nga prodhuesi i detergjentit për të
    parandaluar djegiet e syve, gojës dhe
    fytit.
    • Mos e pini ujin nga pajisja. Në pajisje
    mund të ketë mbetje copash detergjenti.
    • Mos e mbani derën të hapur të
    pambikëqyrur. Kjo bëhet për të
    parandaluar lëndimet dhe rrëzimin mbi
    derën e hapur.
    • Mos u ulni ose mos peshoni mbi derën e
    hapur.
    Përdorimi
    • Kjo pajisje është vetëm për përdorim
    shtëpiak. Mos e përdorni pajisjen për
    qëllime të tjera me qëllim që të
    parandaloni lëndimet ndaj njerëzve dhe
    dëmtimet ndaj pajisjes.
    • Përdoreni pajisjen vetëm për të larë
    aksesorët e përshtatshëm për larje në
    enëlarëse.
    • Mos vendosni produkte të ndezshme ose
    sende të lagura me produkte të
    2 electrolux
     
    						
    							ndezshme brenda, pranë ose mbi pajisje.
    Rrezik shpërthimi ose zjarri.
    • Vendosini thikat dhe artikujt e tjerë me
    majë të mprehtë në koshin e takëmeve,
    me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe,
    vendosini horizontalisht në koshin e
    sipërm ose në koshin e thikave. (Jo të
    gjitha modelet kanë kosh thikash).
    • Përdorni vetëm produkte të specifikuara
    për enëlarëset (detergjent, kripë,
    shpëlarës).
    • Kripërat që nuk janë të specifikuara për
    enëlarëse mund të dëmtojnë zbutësin e
    ujit.
    • Mbusheni pajisjen me kripë përpara së të
    filloni një program larjeje. Kripa e mbetur
    në pajisje mund të shkaktojë gërryerje
    ose mund të shpojë fundin e pajisjes.
    • Mos e mbushni kurrë shpërndarësin e
    shpëlarësit me produkte të tjera përveç
    shpëlarësit (me agjentë pastrues për
    enëlarësen, me detergjent të lëngshëm).
    Kjo mund të shkaktojë dëmtime në
    pajisje.
    • Sigurohuni që krahët spërkatës të mund
    të lëvizin lirisht përpara se të filloni një
    program larjeje.
    • Pajisja mund të lëshojë avull të nxehtë kur
    hapni derën gjatë kohës që pajisja është
    në punë. Ka rrezik djegieje të lëkurës.
    • Mos i hiqni enët nga pajisja derisa të
    përfundojë programi i larjes.
    Kujdesi dhe pastrimi
    • Përpara se të pastroni pajisjen,
    çaktivizojeni atë dhe hiqeni spinën nga
    priza.
    • Mos përdorni produkte që marrin flakë
    ose produkte që mund të shkaktojnë
    gërryerje.
    • Mos e përdorni pajisjen pa filtrat.
    Sigurohuni që instalimi i filtrave është i
    saktë. Instalimi i pasaktë i tyre shkakton
    rezultate të pakënaqshme të larjes dhe
    dëmtim të pajisjes.
    • Mos përdorni ujë me spërkatje ose avull
    për të pastruar pajisjen. Rrezik goditjeje
    elektrike dhe dëmtimi të pajisjes.
    Instalimi
    • Sigurohuni që pajisja të mos jetë e
    dëmtuar. Mos e instaloni apo lidhnipajisjen në rrjet po të jetë dëmtuar, por
    kontaktoni shitësin.
    • Hiqni të gjithë ambalazhin përpara se ta
    instaloni dhe përdorni enëlarësen.
    • Vetëm një person i kualifikuar mund të
    kryejë instalimet elektrike, instalimet
    hidraulike dhe instalimin e pajisjes. Kjo
    bëhet për të parandaluar rrezikun e
    dëmtimeve në strukturë ose lëndimet.
    • Sigurohuni që spina të mos jetë në prizë
    gjatë instalimit.
    • Mos hapni vrima në skajet anësore të
    pajisjes për të parandaluar dëmtimin në
    pjesët hidraulike dhe pjesët elektrike.
    Parandalim i formimit të brymës
    • Mos e montoni pajisjen në vende me
    temperaturë nën 0°C.
    • Prodhuesi nuk mban përgjegjësi për
    dëmtim për shkak të ngricës.
    Lidhja e ujit
    • Përdorni zorra të reja për të lidhur pajisjen
    te furnizimi me ujë. Mos përdorni zorra të
    përdorura.
    • Mos e lidhni pajisjen me tuba të rinj apo
    tuba të papërdorur për një kohë të gjatë.
    Lëreni ujin të rrjedhë për disa minuta, më
    pas lidhni zorrën e furnizimit me ujë.
    • Bëni kujdes të mos shtypni ose të
    shkaktoni dëmtime të zorrës së ujit kur
    instaloni pajisjen.
    • Sigurohuni që dadot bashkuese të ujit të
    jenë shtrënguar fort për të shmangur
    rrjedhje të ujit.
    • Herën e parë që përdorni pajisjen,
    sigurohuni që zorrët të mos kenë rrjedhje
    uji.
    • Zorra e hyrjes së ujit ka një valvulë sigurie
    dhe një veshje të dyfishtë me një kabllo të
    brendshme. Presion brenda zorrës së ujit
    ka vetëm vetëm kur në të rrjedh ujë.
    Nëse ka një rrjedhje në zorrën e hyrjes së
    ujit, valvula e sigurisë e ndërpret rrjedhën
    e ujit.
    – Bëni kujdes kur lidhni zorrën e hyrjes
    së ujit:
    – Mos e futni në ujë zorrën e hyrjes së
    ujit ose valvulën e sigurisë.
    – Nëse zorra e furnizimit me ujë ose
    valvula e sigurisë janë dëmtuar,
    hiqeni nga priza menjëherë spinën
    kryesore.
    electrolux 3
     
    						
    							– Kontaktoni qendrën e shërbimit që
    të zëvendësojë zorrën e hyrjes së ujit
    me valvul sigurie.
    Paralajmërim Tension i
    rrezikshëm.
    Lidhja elektrike
    • Pajisja duhet tokëzuar.
    • Sigurohuni që të dhënat elektrike në
    pllakën e specifikimeve të përkojnë me
    karakteristikat e rrjetit elektrik.
    • Përdorni gjithmonë një prizë që ofron
    mbrojtje ndaj goditjeve elektrike, të
    instaluar si duhet.
    • Mos përdorni spina me shumë hyrje dhe
    kabllo zgjatuese. Ka rrezik zjarri.
    • Mos e zëvendësoni ose ndërroni kabllon
    elektrike. Lidhuni me qendrën e
    shërbimit.
    • Bëni kujdes të mos shtypni ose të
    shkaktoni dëmtime të spinës dhe kabllos
    kryesore elektrike mbrapa pajisjes.
    • Sigurohuni që spina të jetë e arritshme
    pas montimit të pajisjes.
    • Mos e shkëputni pajisjen nga rrjeti duke e
    tërhequr spinën nga kablloja elektrike.
    Gjithmonë tërhiqeni kabllon duke e kapur
    nga spina.
    Qendra e shërbimit
    • Vetëm një person i kualifikuar mund të
    riparojë ose punojë me pajisjen. Lidhuni
    me qendrën e shërbimit.• Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale.
    Për ta hedhur pajisjen
    • Për të parandaluar rrezikun e lëndimeve
    ose dëmtimeve:
    – Shkëputeni spinën e pajisjes nga priza
    e rrjetit elektrik.
    – Prisni kabllon e lidhjes me rrjetin dhe
    hidheni.
    – Hiqni rrezen e derës. Kjo bëhet për të
    mos lejuar që fëmijët apo kafshët
    shtëpiake të mbyllen brenda pajisjes.
    Ekziston rreziku i asfiksimit.
    – Hidheni pajisjen në qendrën vendore
    për hedhjen e mbeturinave.Paralajmërim Detergjentët e
    enëlarëses janë të rrezikshëm dhe
    mund të shkaktojnë gërryerje!
    • Nëse ndodh ndonjë aksident me
    këto detergjente, kontaktoni
    menjëherë me një mjek.
    • Nëse në gojë futet detergjent,
    kontaktoni menjëherë me një mjek.
    • Nëse detergjenti hyn në sy,
    kontaktoni menjëherë një mjek dhe
    pastrojini sytë me ujë.
    • Mbajini detergjentet e enëlarëses në
    një vend të sigurt ku nuk mund ti
    kapin fëmijët.
    • Mos e mbani derën e pajisjes hapur
    kur ka detergjent në shpërndarësin e
    detergjentit.
    • Mbusheni shpërndarësin e
    detergjentit vetëm përpara se të
    filloni një program larjeje.
    4 electrolux
     
    						
    							PËRSHKRIM I PRODUKTIT
    1
    2
    3
    4
    567 89
    10
    1Koshi i sipërm
    2Rregulluesi i fortësisë së ujit
    3Kutia e kripës
    4Kutia e detergjentit
    5Shpërndarësi i shpëlarësit
    6Etiketa e parametrave
    7Filtrat
    8Krahu spërkatës i poshtëm
    9Krahu spërkatës i sipërm
    10Pjesa e sipërme
    electrolux 5
     
    						
    							PANELI I KONTROLLIT
    D
    1
    ABC23
    7E
    456
    1Butoni On/off (ndezje/fikje)
    2Treguesit e programit
    3Ekrani
    4Treguesit
    5Butoni i shtyrjes së programit (Delay)
    6Butonat e programeve
    7Butonat e funksionit
    Treguesit
    Treguesi i ecurisë së programit. Ndizet kur vendosni programin e larjes dhe fiket
    kur përfundon programi i larjes.
    Treguesi i përfundimit. Ndizet kur programi i larjes ka përfunduar.
    Treguesi i funksionit të shumëfishtë. Ndizet kur aktivizoni funksionin.
    Treguesi i kripës. Ndizet kur duhet mbushur mbajtësja e kripës. 1)
    Edhe pasi të keni mbushur mbajtësen, treguesi i kripës mund mbetet e ndezur për
    disa orë. Kjo nuk ndikon negativisht në procesin e punës së pajisjes.
    Treguesi i shpëlarësit. Ndizet kur është nevoja të mbushet shpërndarësi i
    shpëlarësit. 1)
    Ndizet kur vendosni programin e larjes Auto.
    Ndizet kur vendosni programin e larjes Intensive.
    Ndizet kur vendosni programin e larjes Quick.
    Ndizet kur vendosni programin e larjes Eco.
    6 electrolux
     
    						
    							Treguesit
    Ndizet kur vendosni programin e larjes One hour.
    1) Kur mbajtësja e kripës dhe/ose shpëlarësit janë bosh, dritat treguese përkatëse nuk do të ndizen gjatë procesit të
    programit të larjes.
    Butoni On/off (ndezje/fikje)
    Shtypeni këtë buton për të aktivizuar ose
    çaktivizuar funksionin e shumëfishtë.
    Dhjetë minuta pas përfundimit të programit
    të larjes, funksioni Auto Off e çaktivizon
    automatikisht pajisjen. Kjo ndihmon për të
    kursyer energji.
    Ekrani
    Në ekran shfaqet:
    • Përshtatja elektronike e nivelit të zbutësit
    të ujit
    • Aktivizimi dhe çaktivizimi i folesë së
    shpëlarësit (vetëm me funksionin multitab
    të aktivizuar)
    • Koha e programit të larjes
    • Koha e mbetur deri në përfundim të
    programit të larjes
    • Përfundimi i një programi larjeje (në ekran
    do të shfaqet një zero)
    • Shtyrja e kohës së programit
    • Kodet e alarmit.
    Butoni i vonimit të nisjes
    Shtypeni këtë buton vazhdimisht për të
    shtyrë fillimin e programit të larjes nga 1 në
    24 orë.
    Butonat e përzgjedhjes së programeve
    Shtypni një nga këta butona për të
    përzgjedhur një program larjeje. Treguesi
    përkatës ndizet. Referojuni kapitullit
    Programet e larjes.
    Butonat e funksionit
    Me këto butona ju mund të:
    • Rregulloni elektronikisht nivelin e zbutësit
    të ujit. Referojuni kapitullit ‘Vendosja e
    zbutësit të ujit.
    • Aktivizoni/çaktivizoni funksionin e
    shumëfishtë. Referojuni Funksioni i
    shumëfishtë.• Aktivizoni dhe çaktivizoni shpërndarësin e
    shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
    shumëfishtë është i ndezur). Referojuni
    kapitullit Si të veprojmë nëse....
    • Anuloni një program larjeje që po
    ekzekutohet. Referojuni Përzgjedhja dhe
    startimi i një programi larës’.
    Modaliteti i përzgjedhjes
    Pajisja duhet të jetë në modalitetin e
    përzgjedhjes për këto procese:
    • Për të vendosur dhe nisur një program
    larjeje.
    • Për të vendosur dhe nisur shtyrjen e një
    programi.
    • Për të përshtatur në mënyrë elektronike
    nivelin e zbutësit të ujit.
    • Për të aktivizuar ose çaktivizuar
    funksionin e shumëfishtë.
    • Për të aktivizuar ose çaktivizuar folenë e
    shpëlarësit (vetëm kur funksioni i
    shumëfishtë është i aktivizuar).
    Aktivizoni pajisjen. Pajisja është në
    modalitetin e përzgjedhjes, kur:
    • Të gjithë treguesit e programeve ndizen.
    Aktivizoni pajisjen. Pajisja nuk është në
    modalitetin e përzgjedhjes, kur:
    • Vetëm treguesi i një programi ndizet.
    • Ekrani tregon kohën e programit të larjes
    ose kohën e shtyrjes së programit.
    – Është e nevojshme të anuloni
    programin ose shtyrjen e programit për
    t’u kthyer te regjimi i përzgjedhjes.
    Referojuni Përzgjedhja dhe startimi i
    një programi larës’.
    PËRDORIMI I PAJISJES
    1. Sigurohuni që niveli i vendosur i zbutësit
    të ujit të përkojë me fortësinë e ujit në
    zonën tuaj. Nëse jo, përshtatni zbutësin
    e ujit.2. Mbusheni folenë e kripës me kripë për
    enëlarëse.
    electrolux 7
     
    						
    							3. Mbushni folenë shpërndarëse të
    shpëlarësit me ndihmësin për
    shpëlarjen.
    4. Mbusheni enëlarësen me takëme dhe
    enë.
    5. Përzgjidhni programin e duhur të larjes
    sipas llojit të ngarkesës dhe të ndotjes.
    6. Mbusheni folenë shpërndarëse të
    detergjentit me sasinë e duhur të
    detergjentit.7. Niseni programin e larjes.
    Nëse përdorni tableta detergjenti të
    kombinuara (3 në 1, 4 në 1, 5 në
    1), përdorni funksionin e shumëfishtë
    (referojuni kapitullit Funksioni i
    shumëfishtë).
    VENDOSJA E ZBUTËSIT TË UJIT
    Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga
    uji i furnizuar. Këto minerale dhe kripëra
    mund të dëmtojnë pajisjen.
    Përshtateni nivelin e zbutësit të ujit nëse ai
    nuk përkon me fortësinë e ujit në zonën
    tuaj.Kontaktoni me autoritetet lokale të
    ujësjellësit për informacion mbi fortësinë e
    furnizimit tuaj me ujë.
    Fortësia e ujitPërshtatja e
    fortësisë së ujit
    Sistemi gjerman
    (°dH)Sistemi francez
    (TH°)mmol/lGradë
    Clarkemënyrë
    manualemënyr
    ë
    elektro
    nike
    51 - 7091 - 1259,1 - 12,564 - 882 1)10
    43 - 5076 - 907,6 - 9,053 - 632 1)9
    37 - 4265 - 756,5 - 7,546 - 522 1)8
    29 - 3651 - 645,1 - 6,436 - 452 1)7
    23 - 2840 - 504,0 - 5,028 - 352 1)6
    19 - 2233 - 393,3 - 3,923 - 272 1)5 1)
    15 - 1826 - 322,6 - 3,218 - 2214
    11 - 1419 - 251,9 - 2,513 - 1713
    4 - 107 - 180,7 - 1,85 - 1212
    < 4< 7< 0,7< 51 2)1 2)
    1) Pozicioni nga fabrika.
    2) Mos përdorni kripë në këtë nivel.
    Duhet të përshtatni zbutësin e ujit në
    mënyrë manuale dhe elektronike.
    Përshtatja manuale
    Rrotullojeni përshtatësin e fortësisë së ujit
    në pozicionin 1 ose 2 (referojuni tabelës).
    8 electrolux
     
    						
    							Përshtatja elektronike
    1. Aktivizoni pajisjen. Sigurohuni që pajisja
    të jetë në modalitetin e përzgjedhjes.
    2. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e
    funksionit (B) dhe (C) njëkohësisht derisa
    dritat treguese mbi butonat e funksionit
    (A) , (B) dhe (C) të fillojnë të pulsojnë.
    3. Lëshojini butonat e funksionit (B) dhe
    (C).
    4. Shtypni butonin e funksionit (A).
    • Treguesit e programeve mbi butonat
    e funksioneve (B) dhe (C) fiken.
    • Drita treguese e programit mbi
    butonin e funksionit (A) vazhdon të
    pulsojë.• Në ekran shfaqet përzgjedhja e
    zbutësit të ujit (shembull: 
     = niveli
    5).
    5. Shtypni vazhdimisht butonin e funksionit
    (A) për të ndryshuar përzgjedhjen.
    6. Çaktivizoni pajisjen për të konfirmuar.
    Nëse zbutësi i ujit është cilësuar në
    mënyrë elektronike në nivelin 1,
    treguesi i kripës qëndron fikur.
    PËRDORIMI I KRIPËS NË ENËLARËSE
    Si ta mbushim kutinë e kripës:
    1. Rrotulloni kapakun në drejtim të kundërt
    të akrepave të orës dhe hapni kutinë e
    kripës.
    2. Mbusheni kutinë e kripës me 1 litër ujë
    (vetëm herën e parë që e mbushni me
    kripë).
    3. Përdorni hinkën për të mbushur kutinë e
    kripës me kripë.
    4. Hiqni kripën rreth hapjes së mbajtësit të
    kripës.
    5. Rrotullojeni kapakun në drejtim të
    akrepave të orës për të mbyllur kutinë e
    kripës.
    Është normale që uji të derdhet nga
    kutia e kripës kur shtoni në të kripën.
    electrolux 9
     
    						
    							PËRDORIMI I DETERGJENTIT DHE SHPËLARËSIT
    20
    30MAX1234+-
    1
    23
    4
    5 6
    7
    Përdorimi i detergjentit
    Për të ndihmuar mjedisin, mos përdorni
    më shumë detergjent sesa sasia e
    caktuar.
    Ndiqni rekomandimet e prodhuesit të
    detergjentit në ambalazhin e
    detergjentit.
    Si ta mbushim kutinë e detergjentit:
    1.
    Shtypni butonin e lirimit 
    2 për të hapur
    kapakun 
    7 e shpërndarësit të
    detergjentit.
    2. Vendoseni detergjentin në shpërndarës
    1 .
    3. Nëse programi i larjes ka një fazë
    paralarjeje, vendosni një sasi të vogël
    detergjenti në pjesën e brendshme të
    derës së pajisjes.
    4. Nëse përdorni tableta detergjenti,
    vendoseni tabletën e detergjentit në
    folenë e detergjentit 
    1 .
    5. Mbylleni shpërndarësin e detergjentit.
    Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
    në pozicion.
    Përdorni programet e gjata të larjes kur
    përdorni tableta detergjentesh. Këto
    nuk mund të shpërbëhen plotësisht me
    programet e shkurtra të larjes dhe
    mund të ulin rezultatet e larjes.
    Përdorimi I lëndës shpëlarëse
    Shpëlarësi mundëson tharjen e enëve
    pa shenja dhe njolla.
    Shpërndarësi i shpëlarësit shton
    automatikisht shpëlarës gjatë fazës së
    shpëlarjes së fundit.
    Ndiqni këto hapa për të mbushur
    shpërndarësin e shpëlarësit:
    1.
    Shtypni butonin e lirimit 
    6 për të hapur
    kapakun 
    5 e shpërndarësit të
    shpëlarësit.
    2.
    Mbushni shpërndarësin e shpëlarësit 
    3
    me shpëlarës. Shenja max tregon
    nivelin maksimal.
    3. Hiqni shpëlarësin e derdhur me një
    leckë thithëse për të parandaluar
    formimin e shkumës gjatë programit të
    larjes.
    4. Mbyllni shpërndarësin e shpëlarësit.
    Shtypeni kapakun derisa të mbërthehet
    në pozicion.
    Përshtatja e dozimit të shpëlarësit
    Përzgjedhja nga fabrika: pozicioni 3.
    Ju mund të zgjidhni dozimin e shpëlarësit
    midis pozicionit 1 (dozimi më i ulët) dhe
    pozicionit 4 (dozimi më i lartë).
    Rrotulloni përzgjedhësin e shpëlarësit 
    4
    për të rritur ose për të ulur dozën.
    FUNKSIONI I SHUMËFISHTË
    Funksioni i shumëfishtë përdoret me
    tabletat e kombinuara të detergjentit.
    Këto tableta përmbajnë agjentë si
    detergjent, shpëlarës dhe kripë
    enëlarësesh. Disa lloje tabletash mund të
    përmbajnë agjentë të tjerë.
    Sigurohuni që këto tableta të jenë të
    përshtatshme për fortësinë e ujit në zonëntuaj (referojuni udhëzimeve për paketimin e
    produkteve).
    Funksioni i shumëfishtë çaktivizon
    shpërndarjen e shpëlarësit dhe të kripës.
    Funksioni i shumëfishtë çaktivizon treguesit
    e kripës dhe shpëlarësit.
    Nëse zgjidhni funksionin e shumëfishtë,
    programet mund të zgjatin më shumë.
    10 electrolux
     
    						
    All Electrolux manuals Comments (0)

    Related Manuals for Electrolux Esf 46015 Albanian Version Manual