Zanussi Zdts 401 Albanian Version Manual
Have a look at the manual Zanussi Zdts 401 Albanian Version Manual online for free. It’s possible to download the document as PDF or print. UserManuals.tech offer 276 Zanussi manuals and user’s guides for free. Share the user manual or guide on Facebook, Twitter or Google+.
![](/img/blank.gif)
Përmbajtja Të dhëna për sigurinë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 2 Paneli I kontrollit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 3 Programet e larjes _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 6 Përdorimi i pajisjes _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 8 Vendosja e zbutësit të ujit _ _ _ _ _ _ _ _ 8 Përdorimi I kripës në enëlarëse _ _ _ _ _ 9 Përdorimi I lëndës shpëlarëse _ _ _ _ _ 10 Mbushja e enëlarëses me takëme dhe enë _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 11 Përdorimi I detergjentit _ _ _ _ _ _ _ _ _ 13Funksioni Multitab _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 13 Përzgjedhja dhe startimi I një programi larës _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 14 Kujdesi dhe pastrimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 15 Si të veprojmë nëse… _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 16 Të dhëna teknike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 18 Probleme që lidhen me mjedisin _ _ _ _ 18 Instalimi _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19 Lidhja e ujit _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 19 Lidhja elektrike _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ _ 20 Rezervohet mundësia e ndryshimeve. Të dhëna për sigurinë Lexoni me kujdes këtë manual para instalimit dhe përdorimit të pajisjes. Kjo është në interes të sigurisë suaj dhe për të siguruar funksionimin e duhur. Mbajini këto udhëzime dhe sigurohuni që të jenë me pajisjen kur ajo zhvendoset ose shitet. Të gjithë personat që përdorin pajisjen duhet të dinë plotësisht për funksionimin e saj dhe veçoritë e sigurisë. Përdorimi i saktë • Pajisja është projektuar vetëm për përdorim shtëpiak. • Përdoreni pajisjen vetëm për të larë enët shtëpiake të përshatshme për larjen në enëlarëse. • Mos fusni tretës në enëlarëse. Rrezik shpërthimi. • Vendosini thikat dhe takëmet e tjera me majë të mprehtë në koshin e takëmeve, me majat e drejtuara poshtë. Përndryshe vendosini horizontalisht në koshin e sipërm. • Përdorni vetëm produkte origjinale për enëlarëset (detergjent, kripë, shpëlarës). • Nëse hapni derën ndërsa pajisja është në punë e sipër, që andej mund të dalë avull i nxehtë. Rrezik djegieje për lëkurën. • Mos i nxirrni enët nga enëlarësja përpara përfundimit të programit të larjes. • Kur programi i larjes ka përfunduar, shkëputeni spinën nga priza dhe mbyllni rubinetin e ujit. • Vetëm një inxhinier shërbimi i autorizuar mund të riparojë pajisjen. Përdorni vetëm pjesë këmbimi origjinale. • Mos i bëni vetë riparimet, për të shmangur plagosje apo dëmtim të pajisjes. Kontaktoni gjithmonë Qendrën lokale të Shërbimit. Siguria e përgjithshme • Personat (duke përfshirë edhe fëmijët) me aftësi ndjesore fizike dhe mendore të reduktuara ose mungesë përvoje dhe njohurie nuk duhet ta përdorin pajisjen. Ata duhet të kenë mbikëqyrje ose udhëzime për përdorimin e pajisjes nga një person përgjegjës për sigurinë e tyre. • Detergjentet e larëses së enëve mund të shkaktojnë djegie kimike për sytë, gojën dhe fytin. Mund të jetë e rrezikshme për jetën! Ndiqni udhëzimet e sigurisë të prodhuesit të detergjentit për larëset e enëve. • Mos pini ujë nga larësja e enëve. Mbetjet e detergjentit mund të jenë në pajisjen tuaj. • Sigurohuni që dera e pajisjes të jetë gjithmonë e mbyllur kur nuk e përdorni pajisjen. Kjo ju ndihmon të parandaloni dëmtimin dhe pengimin mbi derën e hapur. 2
![](/img/blank.gif)
• Mos u ulni ose qëndroni mbi derën e hapur. Siguria për fëmijët • Vetëm të rriturit mund ta përdorin pajisjen. Fëmijët e vegjël duhet të mbikëqyren për të siguruar që ata nuk luajnë me pajisjen. • Mbani të gjithë paketimin larg nga fëmijët. Ka rrezik mbytjeje. • Mbajini të gjithë detergjentet në një vend të sigurt. Mos i lini fëmijët që të prekin detergjentet. • Mbajini fëmijët larg nga pajisja kur dera është e hapur. Instalimi • Sigurohuni që pajisja të mos dëmtohet nga transporti. Mos lidhni një pajisje të dëmtuar. Kontaktoni furnizuesin nëse është e domosdoshme. • Hiqni të gjithë paketimin para përdorimit të parë. • Një person i kualifikuar dhe i aftë duhet të bëjë instalimin elektrik dhe hidraulik të kësaj pajisje. • Mos provoni në asnjë mënyrë të ndryshoni specifikimet ose modifikoni këtë produkt. Kjo mund të shkaktojë dëmtim. • Mos i ndryshoni specifikimet e mos e modifikoni këtë produkt. Rrezik plagosjeje dhe dëmtimi të pajisjes. • Mos e përdorni pajisjen: – nëse kablli i ushqimit ose tubat e ujit janë të dëmtuara, – nëse paneli i kontrollit, plani i punës ose bazamenti janë dëmtuar në mënyrë të tillë që brendësia e pajisjes është lehtësisht e arritshme. Kontaktoni Qendrën lokale të Shërbimit. • Mos hapni vrima në skajet anësore të pajisjes për të parandaluar dëmtim të pjesëve hidraulike dhe elektrike. Paralajmërim Ndiqni me kujdes udhëzimet e dhëna në paragrafët e s p e c i f i k u a r p ë r l i d h j e t e l e k t r i k e d h e a t o t ë u j i t . Paneli I kontrollit 3
![](/img/blank.gif)
1Butoni Ndiz/Fik 2Ekrani dixhital 3Butoni i zgjedhjes së programit 4Butoni i fillimit me vonesë 5Butoni Multitab 6Butoni Anulo / (Cancel) 7Dritat treguese 8Butonat e funksioneve Dritat treguese 1) Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të mbushet mbajtësi i kripës. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i larëses së enëve'. Drita treguese e kripës mund të rri ndezur për disa orë, por ajo nuk ka një efekt të padëshiruar mbi funksionimin e pajisjes. 1) Drita treguese ndizet kur është e nevojshme të mbushet shpëlarësi. Referojuni kapitullit 'Përdorimi i shpëlarësit'. 1) Drita treguese është e fikur kur një program larës është në punë. Butoni i fillimit me vonesë Përdorni butonin e fillimit me vonesë për të vonuar fillimin e programit të larjes me një interval midis 1 dhe 19 orësh. Referojuni 'Zgjidhni dhe filloni një program larjeje'. Ekrani dixhital Ekrani shfaq: • Nivelin e përshtatur të zbutësit të ujit. • Aktivizimin/çaktivizimin e folesë së shpëlarësit (vetëm me funksionin multitab të aktivizuar). • Numrin përkatës të programit të zgjedhur të larjes. • Kohën e mbetur deri në fund të programit. • Fundin e programit të larjes. • Numrin e orëve në fillimin me vonesë. • Kodet e defekteve. • Aktivizimin/çaktivizimin e sinjaleve të dëgjueshëm. Butoni Multitab Shtypeni këtë buton për të aktivizuar/ çaktivizuar funksionin multitab. Referojuni kapitullit 'Funksioni Multitab'. Butonat e funksioneve Përdorni butonat e funksioneve për këto veprime: • Për të vendosur zbutësin e ujit. Referojuni kapitullit 'Vendosja e zbutësit të ujit'. • Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e dëgjueshme. Referojuni seksionit 'Sinjalet e dëgjueshme'. • Për të aktivizuar/çaktivizuar folenë e shpëlarësit, kur funksioni multitab është i aktivizuar. Referojuni kapitullit 'Funksioni multitab'. Sinjalet e dëgjueshëm Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm: • Në përfundim të programit të larjes. • Gjatë vendosjes së nivelit të zbutësit të ujit. • Kur pajisja ka një keqfunksionim. 4
![](/img/blank.gif)
Aktivizimi i sinjaleve të dëgjueshme vendoset në fabrikë. Bëni këto hapa për të çaktivizuar sinjalet e dëgjueshme: 1. Ndizni pajisjen. 2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e vendosjes. 3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksioneve B dhe C derisa dritat treguese të butonave të funksioneve A, B dhe C të fillojnë të pulsojnë. 4. Shtypni butonin e funksionit C. – Dritat treguese për butonat e funksioneve A dhe B fiken. – Drita treguese për butonin e funksionit C pulson. – Ekrani dixhital shfaq cilësimin. Sinjalet e dëgjueshme të çaktivizuar Sinjalet e dëgjueshme të aktivizuar Sinjalet e dëgjueshme aktivizohen. 5. Shtypni përsëri butonin e funksionit C. – Ekrani dixhital shfaq cilësimin e ri. Sinjalet e dëgjueshme çaktivizohen. 6. Fikni pajisjen për të ruajtur veprimin. Bëni këto hapa për të aktivizuar sinjalet e dëgjueshme: 1. Bëni procedurën e mësipërme derisa ekrani dixhital të shfaqë cilësimin e duhur. Regjimi i vendosjes Pajisja është në regjimin e vendosjes kur: . • Drita e zgjedhjes së programit është e ndezur. • Ekrani dixhital shfaq dy vija horizontale (- -). Pajisja duhet të jetë në regjimin e vendosjes për këto veprime: – Për të vendosur programin e larjes. – Për të vendosur nivelin e zbutësit të ujit. – Për të aktivizuar/çaktivizuar sinjalet e dëgjueshme. – Për të çaktivizuar/aktivizuar mbajtësen e shpëlarësit. Nëse: • Drita e zgjedhjes së programit është e ndezur. • Ekrani numerik shfaq kohëzgjatjen e programit (në minuta). anuloni programin për t'u kthyer te regjimi i vendosjes. Referojuni kapitullit 'Zgjedhja dhe fillimi i një programi larjeje'. Sinjali optik Mbas fillimit të programit larës, një sinjal optik shfaqet në dysheme poshtë derës së pajisjes. Nëse pajisja është e instaluar më lart me një derë mobilie kuzhine të plotë, sinjali optik nuk do të jetë i dukshëm. Sinjali optik Drita e kuqe është e ndezur.Tregimi i fillimit të programit larës. Drita e kuqe rri ndezur gjatë programit të larjes. Drita e kuqe pulson.Tregim i një keqfunksionimi. Drita e kuqe fiket.Tregim i mbarimit të një programi larës. 5
![](/img/blank.gif)
Programet e larjes Programet e larjes ProgramiShkalla e ndotjesLloji i ngarkesësPërshkrimi i programit 1Çdo llojNgarkesë e pjesshme (të përfundojë më vonë gjatë ditës).1 shpëlarje e ftohtë (për të parandaluar mbeturinat e ushqimit që të ngjiten). Detergjenti nuk është i domosdoshëm me këtë program. 2N d o t j e e m a d h ePoçeri, takëme, tenxhere dhe tiganëParalarja Larja kryesore deri në 70°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja 3 1) Çdo llojPoçeri, takëme, tenxhere dhe tiganëParalarja Larja kryesore deri në 45 °C ose 70°C 1 ose 2 shpëlarje të ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja 4Ndotje normalePoçeri dhe takëmeParalarja Larja kryesore deri në 65°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja 5N d o t j e e m a d h ePoçeri, takëme, tenxhere dhe tiganëParalarja Larja kryesore deri në 70°C 2 shpëlarje të ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja 6 2) Ndotje normale ose e lehtëPoçeri dhe takëmeLarja kryesore deri në 65°C Shpëlarja përfundimtare 7 3) Ndotje normalePoçeri dhe takëmeParalarja Larja kryesore deri në 50°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja 6
![](/img/blank.gif)
ProgramiShkalla e ndotjesLloji i ngarkesësPërshkrimi i programit 8Ndotje e lehtëPoçeri dhe takëmeLarja kryesore deri në 50°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare 9Ndotje normale ose e lehtëTakëme dhe qelqurina delikateLarja kryesore deri në 45°C 1 shpëlarje e ndërmjetme Shpëlarja përfundimtare Tharja 1) Gjatë programit Auto, niveli i ndotjes të enëve përcaktohet se sa i turbullt është uji. Kohëzgjatja dhe konsumimet e programit mund të ndryshojnë. Kjo varet nëse pajisja është plotësisht ose jo dhe në nivelin e ndotjes së enëve. Pajisja përshtat automatikisht temperaturën e ujit gjatë larjes kryesore. 2) Ky është programi ditor i përkryer për të pastruar një ngarkesë jo të plotë. Ideale për një familje me 4 persona të cilët duan të lajnë poçeritë dhe takëmet e mëngjesit dhe darkës. 3) Program testimi për institutet e testimit. Ju lutemi referojuni fletëpalosjes së veçantë të furnizuar, për të dhëna prove. Vlerat e konsumit ProgramiKohëzgjatja (në minuta)Konsumi i energjisë (në kWh)Uji (në litra) 1120,13,5 2120-1301,2-1,414-15 390-1250,9-1,310-19 490-1001,1-1,215-16 580-901,5-1,718-20 6300,88 7160-1700,8-0,912-13 7
![](/img/blank.gif)
ProgramiKohëzgjatja (në minuta)Konsumi i energjisë (në kWh)Uji (në litra) 845-550,8-0,910-11 965-750,6-0,711-12 Presioni dhe temperatura e ujit, luhatjetnë furnizimin me energji elektrike dhe sasia e enëve mund t'i ndryshojnë këto vlera. Përdorimi i pajisjes Referojuni udhëzimeve të mëposhtme për çdo hap të procedurës 1. Bëni një kontroll nëse niveli i zbutësit të ujit është i saktë për fortësinë e ujit në zonën tuaj. Nëse është e nevojshme përcaktoni zbutësin e ujit. 2. Mbushni mbajtësin e kripës me kripë të veçantë për larëset e enëve. 3. Mbushni folenë e shpëlarësit me shpëlarës. 4. Futni takëmet dhe enët në larësen e enëve.5. Zgjidhni programin e duhur të larjes për llojin e ngarkesës dhe ndotjes. 6. Vendosni sasinë e duhur të detergjentit në folenë e detergjentit. 7. Nisni programin e larjes. Nëse përdorni tableta detergjente, referojuni kapitullit 'Përdorimi i detergjentit'. Vendosja e zbutësit të ujit Zbutësi i ujit heq mineralet dhe kripërat nga furnizimi i ujit. Mineralet dhe kripërat mund të kenë efekt negativ në funksionimin e pajisjes. Fortësia e ujit matet në shkallët ekuivalente: • Sistemi gjerman (dH°). • Sistemi francez (°TH). • mmol/l (millimol për litër - njësi ndërkombëtare për fortësinë e ujit).•Clarke. Referojuni fortësisë së ujit në zonën tuaj dhe përshtatni zbutësin e ujit. Autoriteti juaj lokal i ujit mund t'ju tregojë për fortësinë e ujit në zonën tuaj. Fortësia e ujitPërzgjedhja e fortësisë së ujit °dH°THmmol/lClarkemanualishtelektronikisht 51 - 7091 - 1259,1 - 12,564 - 88210 43 - 5076 - 907,6 - 9,053 - 6329 37 - 4265 - 756,5 - 7,546 - 5228 8
![](/img/blank.gif)
Fortësia e ujitPërzgjedhja e fortësisë së ujit °dH°THmmol/lClarkemanualishtelektronikisht 29 - 3651 - 645,1 - 6,436 - 4527 23 - 2840 - 504,0 - 5,028 - 3526 19 - 2233 - 393,3 - 3,923 - 2725 15 - 1826 - 322,6 - 3,218 - 2214 11 - 1419 - 251,9 - 2,513 - 1713 4 - 107 - 180,7 - 1,85 - 1212 < 4< 7< 0,7< 511 1) 1) Nuk kërkohet përdorimi i kripës. Duhet të vendosni zbutësin e ujit manualisht dhe elektronikisht. Përshtatja manuale Pajisja vendoset në fabrikë në pozicionin 2. 12 Vendoseni çelësin në pozicionin 1 ose 2. Përshtatja elektronike Larësja e enëve është paravendosur në përzgjedhjen 5. 1. Ndizni pajisjen. 2. Sigurohuni që pajisja të jetë në regjimin e vendosjes. 3. Shtypni dhe mbani shtypur butonat e funksioneve B dhe C derisa dritat treguese të butonave të funksioneve A, B dhe C të fillojnë të pulsojnë. 4. Lëshoni butonat e funksioneve B dhe C. 5. Shtypni butonin e funksionit A. – Dritat treguese për butonat e funksioneve B dhe C fiken. – Drita treguese për butonin e funksionit A vazhdon të pulsojë. – Ekrani numerik tregon nivelin aktual. – Ju mund të dëgjoni një sinjal të dëgjueshëm. Shembull: ekrani dixhital shfaq / 5 sinjale të dëgjueshme të ndërprera = niveli 5. 6. Shtypni butonin e funksionit A një herë për të rritur nivelin e zbutësit të ujit me një hap. 7. Shtypni butonin e ndezjes/fikjes për të ruajtur veprimin. Përdorimi I kripës në enëlarëse Kujdes Përdorni vetëm kripë për larëse enësh. Llojet e kripës që nuk janë të përdorshme për larëset e enëve i bëjnë keq ndaj zbutësit të ujit. 9
![](/img/blank.gif)
12 3 Mbushni mbajtësin e kripës me 1 litër ujë (vetëm veprimin e parë). 4 56 Është normale që uji të derdhet nga mbajtësi i kripës kur e mbushni me kripë. Sigurohuni që nuk ka kokrra kripe jashtë dhomëzës së kripës. Kripa e cila qëndron në serbator për një farë kohe e shpon serbatorin. Rekomandohet që të fillohet një program larjeje menjëherë pasi ju mbushni mbajtësin e kripës. Kjo parandalon gërryerjen nga kripa që derdhet. Kur vendosni elektronikisht zbutësin e ujit në nivelin 1, drita treguese e kripës nuk rri ndezur. Përdorimi I lëndës shpëlarëse Kujdes Përdorni vetëm shpëlarës marke për larëset e enëve. Ndiqni këto hapa për të mbushur folenë e shpëlarësit: 12 34 Kujdes Kurrë mos e mbushni folenë e shpëlarësit me produkte të tjera (p.sh. agjent pastrimi për larëse enësh, detergjent të lëngshëm). Ka rrezik dëmtimi ndaj pajisjes. 10